Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Statuja e Virgjëreshës Mari si “magjistare” dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Kultura E enjte, 23 Shtator 2021 16:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekziston një fenomen i quajtur “sindromi i vibrimit fantazëm”, dhe në një studim të kryer nga studiuesit, 68 për qind e njerëzve e kanë përjetuar atë. Është një halluçinacion ndijor, ku ju mendoni gabimisht se telefoni juaj është duke vibruar.

Teorema Infinit e Majmunit, thotë se majmunët me një makinë shkrimi dhe kohë të pafundme, do të mundnin riprodhonin të gjitha veprat e Shekspirit. Kjo teoremë u provua në jetën reale, por vetëm për një muaj. Të gjashtë majmunët shkruajtën pesë faqe me gërmën S, goditën me një gur tastierën, dhe në fund jashtëqitën mbi të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Një sëmundje gjenetike e quajtur “Fibrodysplasia ossificans progressiva”, bën që indi njerëzor të shndërrohet në kockë. Të prekurit nga kjo sëmundje, “burgosen” gradualisht brenda skeletëve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht se është ende sot ndër vendet më të varfra në Afrikë dhe botë, Zambia kishte një program hapësinor në vitet 1960. Ai përbëhej nga një mësues fizike, një vajzë adoleshente dhe macja e saj, dhe një misionar fetar.

Puna e parë e këngetares amerikane, Miley Cyrus, ishte të mblidhte mbathjet që hidhnin në skenë fanset e babait të saj, këngëtarit Billy Ray. Ajo paguhej 10 dollarë për këtë.

Shkalla e vrasjeve në Honduras, është aq e lartë sa disa qytete kanë filluar të ofrojnë një program për funerale më të lira. Në Honduras, ndodh një vrasje çdo 74 minuta.

Kur Titaniku u mbyt “dikush vendosi të lirojë qentë nga kolibet e tyre nën kuvertë, duke çuar në imazhin surreal të një tufe të ngazëllyer qensh, që po ngjiteshin nga poshtë lart kuvertës së pjerrët”.

Në SHBA, ekziston një skenar filmi i titulluar “Atuk”, që nuk është arritur asnjëherë të bëhet film, për shkak se të gjithë ata që kanë treguar interes për të luajtur rolin e protagonistit, kanë vdekur papritur, përfshirë aktorët Xhon Kendi, Kris Farlej, Xhon Belushi dhe Sam Kinison.

Këshilltari kryesor i udhëheqësit të madh mongol, Xhengiz Khan, ishte një studiues me emrin Jelu Çukai. Kontributi i tij ndaj Perandorisë Mongole, ishte sugjerimi që mongolët të mos i vrisnin të gjithë banorët e vendeve që pushtonin, por t’i taksonin ata.

Më 1 prill 2007, kompania Google i dërgoi një e-mail të gjithë punonjësve të saj, duke i paralajmëruar se një gjarpër piton ishte i lirë në zyrat e saj në Nju Jork. Dhe nuk ishte një shaka.

Në kundërshtim me komplotet e filmave, Programi i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në SHBA, nuk ka pasur asnjëherë shkelje të sigurisë, në të cilën, një person i mbrojtur, apo anëtar i familjes të jetë dëmtuar.

Layne Staley (ish-këngëtare e grupit ‘Alice in Chains’), u gjet pas një jave pasi kishte vdekur, jo sepse miqtë apo familja e tij njoftuan policinë, por sepse kontabilisti i tij e kuptoi se në një javë këngëtari nuk kishte tërhequr paratë nga llogaria e tij në bankë.

Në Armeni, të gjithë fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, mësojnë lojën e shahut në shkollë, pasi ajo është pjesë e detyrueshme e kurrikulës shkollore.

Në vitin 1955, një djalë 6-vjeçar u përlesh në mënyrë të pabesueshme me një puma të uritur, ndërsa shoku i tij vrapoi për ndihmë, duke iu dashur plot 45 minuta, para se të gjente një të rritur që e besoi atë që po i thoshte.

Arsyeja pse të gjitha videot në Netflix janë të titruara, është sepse Shoqata Kombëtare e të Shurdhërve në SHBA, e paditi kompaninë në gjykatë në vitin 2010.

Vetëm dy specie në tokë, kanë zbutur lloje të tjera speciesh. Ato janë njerëzit dhe milingonat.

Rëra nga Shkretëtira e Saharasë, transportohet nga era deri në pyllin e Amazonës në Amerikën e Jugut, duke e furnizuar atë me mineralet e saj.

Në vitin 1524, një statujë e Virgjëreshës Mari u akuzua se ishte magjistare. Ajo u nxorr në gjyq, dhe më pas iu nënshtrua testit të ujit. Meqë kur u hodh në ujë, statuja pluskoi mbi ujë dhe nuk u fundos, gjykata e denoncoi atë si magjistare, dhe e dogji në turrën e druve.

Në Ditën e Gënjeshtrave, më 1 Prill 1976, BBC bindi shumë dëgjues se një rreshtim i veçantë i planeteve, do të zvogëlonte përkohësisht gravitetin në Tokë. Linjat telefonike të televizionit, u përmbytën ng qindra telefonues që pohonin se po i ndjenin efektet.

Ushtari i parë dhe i fundit britanik, që vdiqën në Luftën e Parë Botërore, u varrosën rastësisht vetëm 15 metra larg njëri-tjetrit. Në periudhën 4 vjeçare midis vdekjeve të tyre, vdiqën gati 1 milion ushtarë të tjerë britanikë.

Në 585 Para Erës Sonë, një eklips diellor ndodhi në mesin e një beteje mes Lidianëve dhe

Medëve. Ata menjëherë pushuan së luftuari, dhe nënshkruan një traktat paqeje. / bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 17 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 29 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 48 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.