Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:03 Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim? Sot, në orën 12:00, Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj para Kryeministrisë, ndërsa në orën 14:00 studentët kanë njoftuar tubimin para Ministrisë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teza për tregimin

Kultura E premte, 1 Tetor 2021 11:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ricardo Piglia
Përktheu me shkurtime (nga “Tesis sobre el cuento”, 2014): Ardian Vehbiu

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në shënimet e veta të shkrimtarit, Çehovi tregon këtë histori: “Një tip, në Montekarlo, shkon në kazino, fiton një milion, kthehet në shtëpi dhe vret veten.” Intriga – e menduar për një tregim që pastaj nuk u shkrua kurrë – merr trajtën e një paradoksi, teksa historia e humbjes në kumar priret të shkëputet nga historia e vetëvrasjes. Kjo shkëputje është kyçi për ta përkufizuar natyrën e dyfishtë të formës së tregimit.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 14 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 19 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Teza e parë: një tregim përmban gjithnjë dy histori.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tregimi klasik (Poe, Quiroga) rrëfen në plan të parë historinë 1 (rrëfimin për lojën me pará) dhe ndërton në sekret historinë 2 (rrëfimin e vetëvrasjes). Arti i tregimtarit ka të bëjë me kodimin e historisë 2 në intersticet e historisë 1. Një rrëfim i dukshëm fsheh një rrëfim sekret, të rrëfyer në mënyrë eliptike dhe fragmentare.

Efekti surprizë përftohet kur fundi i historisë sekrete del në sipërfaqe.

Çdonjëra nga dy historitë rrëfehet veçan. Të punosh me dy histori do të thotë të punosh me dy sisteme të ndryshme të shkakësisë. Të njëjtat ngjarje marrin pjesë, njëkohësisht, në dy logjika narrative antagoniste. Elementet thelbësore të tregimit kanë funksion të dyfishtë dhe përdoren në mënyrë të ndryshme në secilën prej dy historive. Pikat ku kryqëzohen janë edhe themeli i ngrehinës.

Tregimi është një rrëfim që brendashkruan një rrëfim sekret. Nuk është fjala për ndonjë kuptim okult, që varet nga interpretimi: enigma s’është gjë tjetër, veçse një histori që rrëfehet në mënyrë enigmatike. Strategjia e rrëfimit vihet në shërbim të këtij narracioni të koduar. Si ta tregosh një histori, kur je duke treguar një tjetër? Kjo pyetje përmbledh problemet teknike të tregimit.

Teza e dytë: historia sekrete është kyçi i formës së tregimit dhe i varianteve të tij.

Versioni modern i tregimit, që vjen nga Çehovi, Katherine Mansfield, Sherwood Anderson dhe nga Joyce-i i “Dubliners” e braktis finalen e papritur dhe strukturën e mbyllur; duke punuar me tensionin midis dy historive, por pa e zgjidhur kurrë. Historia sekrete tregohet në mënyrë gjithnjë e më eluzive. Tregimi klasik, si ai i Poe-s, rrëfente një histori duke lajmëruar se kish edhe një tjetër; tregimi modern i tregon dy historitë si të ishin një e vetme.

Teoria e ajsbergut, e Hemingway-t, është sinteza e parë e këtij procesi transformues: më e rëndësishmja nuk do të tregohet kurrë. Historia sekrete ndërtohet me të pathënën, me të nënkuptuarën dhe aluzionin.

“Big Two-Hearted River”, një nga tregimet themelore të Hemingway-t, e kodon deri në atë pikë historinë 2 (pasojat e luftës te Nick Adams-i) sa tregimi merr pamjen e një përshkrimi trivial të një ekskursioni peshkimi. Hemingway e shpenzon gjithë mjeshtërinë e vet te narracioni hermetik i historisë sekrete. E përdor me aq zotësi artin e elipsit, sa lexuesi ta vërë re mungesën e rrëfimit tjetër.

Çdo të kish bërë Hemingway me anekdotën e Çehovit? Do të kish rrëfyer me hollësi precize lojën dhe ambientin ku zhvillohet loja dhe teknikën që përdor lojtari për të fituar dhe llojin e pijes që pi. Pa e thënë kurrë se ky tip do të vrasë pastaj veten, por duke shkruar njëlloj sikur lexuesi ta dinte këtë tashmë.

Kafka do ta tregojë me qartësi dhe thjeshtësi historinë sekrete, gjithë duke e lënë në heshtje historinë e dukshme, derisa ta kthejë në diçka enigmatike dhe të errët. Kjo përmbysje qëndron në themel të “kafkianes”.

Historia e vetëvrasjes në anekdotën e Çehovit do të rrëfehej, nga Kafka, në plan të parë dhe me natyrshmëri totale. Tmerri do të fshihej te loja e kumarit, e rrëfyer në mënyrë eliptike dhe kërcënuese.

Për Borges-in, historia 1 është zhanër, ndërsa historia 2 është gjithnjë e barabartë me veten. Për të zbutur ose maskuar monotoninë tipike të kësaj historie sekrete, Borges-i u drejtohet varianteve narrative që ofrojnë zhanret. Të gjitha tregimet e Borges-it ndërtohen sipas kësaj procedure.

Historia e dukshme, loja e kumarit në anekdotën e Çehovit, do të tregohej prej Borges-it sipas klisheve (lehtësisht të parodizuara) të një tradite ose zhanri. Një lojë me letra, në një fermë diku në provincë, e rrëfyer nga një ushtar i vjetër i kalorësisë së Urquiza-s, mik i Hilario Ascasubi-t. Rrëfimi i vetëvrasjes do të ndërtohej duke e kondensuar jetën e një njeriu, me krejt dykuptimësinë e saj, në një skenë ose akt unik, që ia përcakton këtij njeriu fatin.

Borges-i i shtoi historisë së tregimit një variant themelor: ndërtimin e koduar të historisë 2 e bëri temë të tregimit. Borges-i rrëfen manovrat e atij që e ndërton gabim një histori sekrete, me materialet e një historie të dukshme. Te “La muerte y la brújula”, historia 2 është një sajesë e qëllimshme e Scharlach-ut. E njëjta gjë ndodh me Acevedo Bandeira-n te “El muerto”; me Nolan-in te “Tema del traidor y del héroe”; me Emma Zunz-in.

Borges-i (si Poe-ja, si Kafka) ishte në gjendje t’i shndërronte problemet e formës narrative në anekdota.

Tregimi ndërtohet në mënyrë të tillë, që ta nxjerrë në dritë, artificialisht, diçka që kish qenë deri atëherë e fshehtë. Riprodhon kërkimin, gjithnjë të përtërirë, e një eksperience unike, për të na lejuar të shquajmë, nën sipërfaqen opake të jetës, një të vërtetë sekrete. “Atë vegim të pandërmjetëm, që na bën ta zbulojmë të panjohurën jo në një terra incognita të largët, por te vetë thelbi i çastësisë,” thoshte Rimbaud-ja.

Ky iluminim profan është shndërruar në formën e tregimit. /Revista “Peizazhe të fjalës”/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 6 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 15 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 48 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 1 ore

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.