Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:27 Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj: Produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave e grave dhe i luftës heroike

Lajme E premte, 12 Qershor 2026 20:41
27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj: Produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave e grave dhe i luftës heroike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Kreu i Shtetit tha se 12 qershori është një datë e gdhendur përgjithmonë në memorien historike të kombit tonë, pasi për të është dita kur liria triumfoi mbi aparteidin e gjenocidin. Begaj theksoi se liria e Kosovës erdhi si produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i vendosmërisë së SHBA e NATO-s, të cilët sipas Presidentit u rreshtuan në anën e duhur të historisë.

Fjala e plotë

Është një nder i veçantë dhe një emocion i thellë për mua sot të jem mes jush në këtë tokë të lirisë për të kremtuar së bashku 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. 12 Qershori është një datë e gdhendur përgjithmonë në memorien historike të kombit tonë. Kjo është dita kur triumfoi liria mbi aparteidin, shpresa mbi frikën dhe e drejta mbi padrejtësinë gjenocide.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Liria e Kosovës erdhi si produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, aleatëve dhe partnerëve tanë, të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë. Sot, ne përulemi me mirënjohje të pakufishme përpara dëshmorëve të lirisë, përpara prindërve dhe familjeve që mbajtën peshën më të rëndë të luftës. Njëkohësisht, nderojmë kujtimin dhe trashëgiminë e arkitektëve të shtetësisë së Kosovës, në krye me Presidentin historik, Ibrahim Rugova, vizioni dhe urtësia e të cilit ndërtuan themelet demokratike dhe orientimin e palëkundur perëndimor të këtij shteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nderojmë sot kryetrimin dhe kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe familjen e tij, dhe të gjithë luftëtarët e lirisë. Nderojmë sot rezistencën e Adem Demaçit. Në këtë ditë feste dhe reflektimi, mendja dhe zemra është edhe në Hagë, aty ku krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me një tjetër betejë, në një proces që rëndon si një padrejtësi e madhe historike. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po paguajnë një çmim të lartë për të mbrojtur dinjitetin e një lufte që ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Nga ky podium sot, ne u dërgojmë mesazhin e mbështetjes dhe vëllazërisë, se asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe: UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej. Besojmë fort se drejtësia do të triumfojë dhe ata do të kthehen fitimtarë në Kosovën e tyre të lirë!

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 3 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 28 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 30 minutash

Për Shqipërinë, liria dhe shtetësia e Kosovës mbetet një ndër arritjet më të mëdha të historisë sonë moderne kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të të njëjtit komb, të lidhura pazgjidhshmërisht nga një vëllazëri e pandarë. Sot, marrëdhëniet mes dy shteteve tona janë më të forta se kurrë, duke shërbyer si një spirancë stabiliteti, paqeje dhe sigurie në të gjithë rajonin tonë.

Në një kohë kur konteksti gjeopolitik global po bëhet gjithnjë e më kompleks, Kosova nuk përballet thjesht me sfida të konsolidimit ndërkombëtar, por me nevojën jetike për të mbrojtur sigurinë, pacenueshmërinë territoriale dhe sovranitetin e saj shtetëror. Përballë çdo kërcënimi apo tentative për të destabilizuar atë që është arritur me gjak e sakrificë, gjuha dhe përgjigja jonë duhet të jetë e prerë dhe e qartë: sa më shpejt ndërtimi i institucioneve të reja, më shumë punë për forcimin e shtetit ligjor dhe institucione demokratike, më shumë njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në NATO.

Dua ta ritheksoj dhe ripërsëris sot nga Prishtina se Shqipëria dhe Kosova janë gjysma të të njëjtit trup. Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme. Shqipëria është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në çdo tryezë diplomatike dhe arenë ndërkombëtare, duke mbrojtur me çdo çmim paprekshmërinë e kufijve të saj dhe duke kërkuar integrimin e plotë të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kosova e sotme është dëshmi e gjallë se liria nuk falet. Ajo fitohet me qëndresë dhe mbrohet me dinjitet, unitet të brendshëm dhe punë të përditshme dhe mbështetet te miqtë dhe partnerët strategjikë. Këtë trashëgimi të vyer kemi detyrim t’ua përcjellim brezave të rinj, që ata ta ndërtojnë të ardhmen mbi themelet e forta të kësaj historie të lavdishme. Të dashur vëllezër dhe motra të Kosovës, në këtë ditë të madhe të krenarisë sonë kombëtare, ju përcjell urimet më të ngrohta të mbarë popullit shqiptar! Qoftë i përjetshëm dhe i pacenuar kujtimi i dëshmorëve! Lavdi përjetë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, FSK-në dhe institucionet e saj! Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe miqtë e tij! Urime 27-vjetori i Çlirimit!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 3 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 4 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 9 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 9 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.