Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

3500 qytetarë u dëgjuan, Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Lajme E mërkurë, 23 Shtator 2026 13:45
3500 qytetarë u dëgjuan, Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reforma administrativo-territoriale dhe ndikimi i saj në ofrimin e shërbimeve për qytetarët ishin në fokus të prezantimit të bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, në Komisionin për Çështjet Ligjore. Mazniku e cilësoi reformën një çështje që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, duke nisur nga pastrimi, ndriçimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, deri te shërbimet në shkolla dhe furnizimi me ujë. Gjatë prezantimit, ai solli në vëmendje punën e zhvilluar për rreth nëntë muaj nga Komisioni i Posaçëm, i cili u ngrit me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, por me përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të penguar dhe bllokuar punën e komisionit. Sipas Maznikut, Komisioni zhvilloi 23 mbledhje dhe seanca dëgjimore, ndërsa në konsultimet publike në 11 qarqe morën pjesë mbi 3,500 qytetarë. Në proces u administruan gjithashtu 88 kërkesa, peticione dhe propozime.

“Për sa i përket procesit, siç jeni në dijeni, është krijuar Komisioni i Posaçëm nga Parlamenti. Ai është krijuar me dakordësinë e mazhorancës, me paritet midis mazhorancës dhe opozitës, me tetë anëtarë secili dhe me dy bashkëkryetarë. Pati një mandat prej nëntë muajsh ose dyqind e shtatëdhjetë e tre ditësh. Zhvilloi njëzet e tre mbledhje dhe seanca dëgjimore. Në këto u dëgjuan tre mijë e pesëqind plus qytetarë, të cilët morën pjesë në seanca në njëmbëdhjetë qarqe. U zhvilluan njëmbëdhjetë dëgjesa publike nga periudha 22 prill deri më 25 qershor. Pesëdhjetë e gjashtë bashki u referuan në dëgjesat e qarqeve, pesë seanca dëgjimore në Kuvend me kryetarët e bashkive dhe gjithashtu janë administruar tetëdhjetë e tetë kërkesa, peticione, propozime nga Komisioni, përfshirë këtu katërmbëdhjetë kërkesa, peticione për rend së pari të Kuvendit dhe opinione në platformë elektronike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është një përmbledhje e përgjithshme. Do të flas pak për mbledhjet e Komisionit, sepse ka disa elementë të rëndësishëm që na çojnë të kuptojmë pak më shumë mbi procesin. Kuvendi e krijoi Komisionin me një vendim të datës 27 tetor të vitit 2005, vendimi shtatëdhjetë e pesë. Më datën 30 tetor, vetëm tre ditë më pas, mazhoranca emëroi tetë anëtarët e saj. Opozita i emëroi anëtarët e saj më 6 nëntor, pra pesëmbëdhjetë ditë pas krijimit të Komisionit solli emrat e anëtarëve. Më datën 11 nëntor, vetëm katër ditë pas saj, u thirr mbledhja e parë e konstituimit të Komisionit, në të cilën opozita nuk erdhi. Gjashtë anëtarë të Partisë Demokratike nuk morën pjesë. Më pas, vetëm më 27 nëntor u realizua takimi i parë, ku u diskutua për kalendarin e punës, numrin e ekspertëve dhe sekretariatin. Nga ai moment opozita nuk mori pjesë në mënyrë sistematike për pothuajse tre muaj në Komision.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 22 janar mbledhja nuk u zhvillua sepse mungoi kuorumi. Më datën 2 shkurt mbledhja nuk u zhvillua sepse mungoi kuorumi dhe vetëm më 11 shkurt, pasi u propozua nga ana e anëtarëve të Partisë Socialiste në seancë plenare kërkesa për ndryshimin e përbërjes së strukturës së Komisionit, opozita vendosi të marrë pjesë. Është e rëndësishme të theksoj këtu që nëntëdhjetë e shtatë ditë kaluan nga mbledhja e parë deri te mbledhja ku u miratua kalendari, ose njëqind e dymbëdhjetë ditë, për të qenë saktë, nga dita që u themelua me vendim të Kuvendit. Deri në mbledhjen e kalendarit kaluan njëqind e dymbëdhjetë ditë, ose dyzet e një për qind e kohës që iu hëngër Komisionit nga mungesa sistematike e opozitës. Më 11 shkurt u vendosën sekretari dhe emrat e ekspertëve. Më datën 16 shkurt u miratua kalendari dhe më pas kalendari i detajuar i takimeve vendore u miratua më 1 mars.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh

Më 25 mars filloi faza e parë e konsultimeve dhe më 15 korrik u bë mbledhja e prezantimit të raportit, në të cilën nuk ia dolëm dot që të prezantonim raportin, as nga njëra palë, as nga pala tjetër, sepse opozita nuk ra dakord të miratojë rendin e ditës dhe, për rrjedhojë, mbledhja nuk u bë dot. Ndërkohë, gjithashtu janë bërë një seri dëgjesash si Komision: më datën 7 prill me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, zotin Demo; më datën 13 maj është dëgjesa me Elbasan-Kukës-Durrës; më 20 maj me Gjirokastër-Lezhë-Korçë; më 28 maj Berat-Fier-Shkodër dhe më 3 qershor Dibër-Vlorë dhe Tiranë, e cila nuk u zhvillua për mungesë të anëtarëve. Pjesa e dytë për të cilën është e rëndësishme të flasim janë dëgjimet publike. Janë zhvilluar dëgjimet publike në njëmbëdhjetë bashki, ku kanë qenë anëtarë të Komisionit nga ana e mazhorancës dhe opozitës, në njëmbëdhjetë qarqe, dhe tre mijë e pesëqind qytetarë. Është e rëndësishme të thuhet që në këtë moment ishim përpara një vendimi kyç: ose Komisioni të mbyllte funksionin e tij pa asnjë produkt, çka në fakt ishte puna për sa kohë që e kishim dakordësuar një Komision me paritet dhe me bashkëkryesi. Për fat të keq, ai ishte produkti i Komisionit. Pra, Komisioni është mbyllur pa produkt.

Por ne, një grup deputetësh socialistë, anëtarë të Komisionit, në respekt të punës që u bë, në respekt të punës së ekspertëve dhe rëndësisë që kjo çështje ka, ishim përpara dy zgjedhjesh. Njëra ishte që kjo punë të mos shkonte e gjitha dëm dhe tjetra ishte që të bënim në këtë moment një propozim specifikisht për pjesën e reformës territoriale, ndarjes së hartës, e cila lidhej ngushtësisht edhe me elementet e ciklit elektoral. Pjesa e dytë, për tre elementët e tjerë që kanë të bëjnë me funksionet dhe shërbimet, me financat vendore dhe rajonet, ishte që të merrnim një vit tjetër kohë për të punuar si Parlament, bashkë me qeverinë, për të detajuar në mënyrë specifike funksionet bashkiake, financat vendore dhe rajonet”, tha ai.

Një pjesë e rëndësishme e prezantimit iu kushtua gjetjeve të raportit të ekspertëve dhe rezultateve të reformës së vitit 2014. Mazniku theksoi se Shqipëria kaloi nga 373 njësi vendore në 61 bashki, duke e cilësuar këtë një konsolidim prej 84 për qind. Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, të ardhurat vendore për banorë janë rritur nga 2,684 në 13,292 lekë, ndërsa detyrimet e prapambetura janë ulur me 76 për qind. Shpenzimet vendore janë rritur nga 34 miliardë në 92 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore janë rritur nga 11 në 40 miliardë lekë.

“Një pjesë e madhe, ose pjesa më e madhe e elementëve që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, në fakt lidhen me pushtetin vendor”, tha Mazniku, duke nënvizuar se çdo ndryshim në mënyrën e organizimit të pushtetit vendor duhet të lidhet me objektivin për shërbime më të mira për qytetarët. Në vijim të prezantimit, Mazniku shpjegoi edhe rrugëtimin e propozuar për reformën. Sipas tij, puna e Komisionit dhe e ekspertëve ka evidentuar nevojën për të trajtuar në mënyrë të veçantë hartën territoriale, ndërsa për funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe rajonet propozohet vijimi i punës për një periudhë tjetër, me qëllim detajimin e tyre.

Mazniku argumentoi se reforma duhet të shihet edhe në funksion të procesit të integrimit europian dhe të mundësisë që Shqipëria të përfitojë më shumë nga instrumentet dhe fondet që lidhen me këtë proces. “Jo e nisur nga politika, jo e nisur nga qëllimet politike, por te tentativa për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe për të përfituar maksimumin e mundshëm si Shqipëri nga hapat e integrimit europian”, u shpreh ai.




Etiketat e lidhura

arbjan mazniku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.