Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

46 bashki nga 61, PD: Rama në Kuç tregoi se është në panik, shqiptarët dhe socialistët po i thonë ”JO”

Lajme E enjte, 13 Gusht 2026 15:31
46 bashki nga 61, PD: Rama në Kuç tregoi se është në panik, shqiptarët dhe socialistët po i thonë ”JO”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion dhe kërcënime ndaj kryetarëve socialistë të bashkive gjatë takimit në Kuç të Vlorës, në kuadër të konsultimeve për reformën territoriale. Kedhi pretendon se disa kryetarë bashkish janë nxjerrë nga mbledhja dhe e cilëson procesin si një “konsultim” për një vendim të marrë paraprakisht. Ai thotë se kundërshtimi ndaj hartës së re po rritet në disa bashki dhe komunitete. Sipas tij, PD mbështet decentralizimin dhe kundërshton përqendrimin e pushtetit vendor në Tiranë. “Dje në Kuç nuk pamë forcën e Edi Ramës. Pamë panikun”, deklaroi Kedhi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 5 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 6 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 6 orësh

Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh. Disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë. Kështu i koncepton dëgjesat Edi Rama. Kur sillet kështu me të zgjedhurit, imagjinoni çfarë bën me ata që ka emëruar vetë. Për njerëzit e thjeshtë nuk keni nevojë të lodhni imagjinatën, sepse e keni parë me zë dhe figurë si i fyen dhe poshtëron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo skenë, si në mbledhjet e celulave komuniste, ku bashkëpunëtorët përjashtoheshin nga mbledhja dhe partia, dhe pastaj ‘dekoroheshin’ me një plumb, tregon Ramën në panik. Në Poliçan, në Selenicë, në Divjakë, në Dimal dhe në komunitete të tjera, qytetarët po kuptojnë se nuk janë të dënuar të pranojnë çdo vendim që vjen nga Tirana. Po kundërshtojnë. Po protestojnë. Po flasin. Po vrasin frikën. Dhe pikërisht këtë Rama nuk e duron dot. Një dekadë propagandë, trysni, presion, po shkërmoqet. Milionat e hedhura për patronazhim dhe grabitje zgjedhjesh, e kupton se nuk mjaftojnë më.

Qytetarët, përfshirë dhe socialistë, po e refuzojnë autokracinë, arrogancën dhe përbuzjen që ai shfaq për ta. Disa këshilla bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër shkrirjes. Problemi për Ramën nuk është reforma territoriale. Problemi është se, pas vitesh presioni, arrogancë dhe kontrolli absolut, njerëzit kanë filluar t’i thonë jo. Madje po i thonë jo edhe të tijtë. Dje pamë reagimin e tij, harbutërinë ndaj njerëzve që janë të zgjedhur vendorë, jo nëpunës të Kryeministrisë.

Por ka edhe një absurditet tjetër. Pas gjithë kësaj, propaganda qeveritare na thotë se Edi Rama ‘ka nisur konsultimet’. Konsultimet për çfarë? Për një hartë elektorale që e ka bërë pa pyetur kënd? Për bashki që i ka shpallur publikisht se do t’i shkrijë? Për një vendim politik që ua ka urdhëruar komuniteteve dhe tani kërkon prej tyre ta pranojnë? Ky nuk është konsultim. Konsultimi nuk bëhet për të bindur qytetarin për një vendim të marrë më parë. Konsultimi bëhet që mendimi i qytetarit të ndikojë te vendimi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore kërkon konsultimin paraprak të komuniteteve për ndryshimin e kufijve dhe konsultimin e autoriteteve vendore, në kohën e duhur, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt.

Partia Demokratike ka një koncept krejt tjetër për pushtetin vendor. Ne besojmë te decentralizimi i kompetencave dhe financiar, jo te përqendrimi i pushtetit. Te bashkitë dhe shërbimet pranë qytetarit, jo te bashkitë gjigante larg tij. Te komuniteti që vendos për veten dhe ruan identitetin e vet, jo te Kryeministri që vendos për çdo komunitet. Këto parime ndajnë dhe qytetarët kudo në Shqipëri. Ndaj sot vendi është ngritur në protestë. Shqiptarët po humbin frikën dhe kanë kuptuar se zëri i tyre ka vlerë dhe një Shqipëri tjetër është e mundur. Ne jemi ne krah te qytetareve dhe komuniteteve ne betejen e tyre për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen. Dje në Kuç nuk pamë forcën e Edi Ramës. Pamë panikun e dordolecit në krye të arës që nuk tremb më askënd.

Etiketat e lidhura

Nikola KedhiPDrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.