Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura

Lajme E martë, 21 Tetor 2025 21:17
60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shënon 60-vjetorin e tij. I themeluar në vitin 1965 si Instituti i Monumenteve të Kulturës, institucioni qendror për mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, ai vijon të zerë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. Në një aktivitet të veçantë u përkujtuan emrat që kontribuan në këtë institucion dhe përcaktuan bazat e metodologjisë shkencore për ndërhyrjet në trashëgimi, siç ishte prof. Gani Strazimiri.

“Në fillesat e veta, Prof. Gani Strazimiri e konceptoi këtë Institut si një pikë takimi mes dijes shkencore dhe veprimit të matur në terren: “Të studiojmë përpara se të prekim, të dokumentojmë me saktësi dhe të vendosim mbi bazën e provës”. Ky ishte parimi që u kthye në kulturë institucionale, dhe që ka siguruar besueshmëri dhe qëndrueshmëri për 60 vite. Në këtë përvjetor, nuk mund të mos nderojmë figurat e shquara që e kanë formuar mendimin profesional shqiptar në fushën e trashëgimisë. Një falënderim i posaçëm shkon për Prof. Emin Rizën, i cili i dha formë metodës së studimit të banesës vernakulare dhe e ktheu dokumentimin e detajit në akt kulturor”,- tha ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ceremonia u zhvillua në prani të profesionistëve të fushës, partnerëve vendas e ndërkombëtarë, si dhe studiuesve e akademikëve të njohur. Në fokus të veçantë ishte kontributi i figurave të shquara të fushës, ndër të cilët Prof. Emin Riza, studiuesi që hodhi themelet e metodës shkencore për dokumentimin dhe ruajtjen e banesës vernakulare shqiptare. Në këtë 60-vjetor, u prezantuan rezultatet e dy viteve të fundit, ku sipas ministrit Gonxhja vihet re një rritje historike e ndërhyrjeve dhe investimeve: 309% më shumë projekte restaurimi dhe konservimi, 363% më shumë investime direkte në monumente, si dhe rritje me 36% të vizitorëve në sitet kulturore në krahasim me 2023, me mbi 1.3 milionë turistë deri në shtator 2025.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gonxhja vërejti se ka zgjerim të hartës së zonave të mbrojtura, duke përfshirë qendrat historike dhe ansamblet arkitektonike urbane në Rabdisht, Peshkopi, Konispol, si dhe zonën arkeologjike të Linit, ndërsa së shpejti do t’i shtohet edhe Delvina, ndërsa foli edhe për nisjen e projekteve madhore, si: ndërtimi i qendrës moderne të vizitorëve në Butrint nga arkitekti i njohur Kengo Kuma dhe plane për qendra të ngjashme edhe në Apoloni dhe Bylis.

“Pak ditë më parë, prezentuam projektin e qendrës së vizitorëve në Butrint, të hartuar nga arkitekti i mirënjohur ndërkombëtarisht, Kengo Kuma — një hap i rëndësishëm drejt krijimit të porte moderne interpretimi dhe përjetimi të qytetërimeve antike. Në Apoloni dhe Bylis do të ngrihen gjithashtu qendra vizitorësh bashkëkohore, ndërsa për TID dhe Amfiteatrin e Durrësit së shpejti do të hapet një kapitull i ri”,-tha Gonxhja. Ai bëri me dije se po nis programi i rijetëzimit të 100 kullave historike në 14 bashki dhe po zbatohen projekte të shumta në zona me potencial turistik dhe muzealizime të reja. Nga ana tjetër është ngritur edhe Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim, që do të ofrojë trajnim profesional për restauratorët dhe ekspertët e rinj.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 5 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 5 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

Gonxhja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 10 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 6 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.