Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

At’ Gjergj Fishta, ma i zashmi za i kushtrimit, ma e themelta vepër shqiptari, sot në ditëlindjen e tij

Kultura E enjte, 23 Tetor 2025 09:19
At’ Gjergj Fishta, ma i zashmi za i kushtrimit, ma e themelta vepër shqiptari, sot në ditëlindjen e tij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në altarin e mendimit e të shpirtit shqiptar, nji emën rrin si dritë që s’shuhet, si za që s’heshët: At’ Gjergj Fishta. Ai nuk asht veç nji figurë e letërsisë, por vetë simboli i vetëdijes sonë kombëtare, nji kryefjalë që përmbledh urtinë, guximin e frymëzimin e nji kombi që deshti me u bâ.
Më 23 tetor 1871 erdh në jetë në Fishtë të Zadrimës, Zefi, ai qi do të pagëzohet me emnin e përgjithmonshëm, që do të ishte dhe do meste kontelacion i vetëdijes dhe krenaris tonë komtare, At Gjergj Fishta.
Ai u shue më 30 dhjetor 1940 në moshën 69-vjeçare. Veprimtaria e tij asht e gjithfarshme. Gjithkund ku ai vuni dorë, mylmeu me zemër, shndriti me mendje, e shkrepëtiu me fjalë, ishte dhe mbeti nji prej testamenteve ma t’çmume të identitetit tonë komtar. Si klerik, ai diti dhe mujti me dhan me mish e me shpirt tançka kishte si detyres e asaj urdhnese t’shenjt, me i’u përkushtu me devocion e adhurim fesë. Si tekstshkrus, poet, prozator, estet, polemist, publicist, kritik, ndoshta mundet me ken i vetmi në historinë e kumtimit shqip, e zagjëmimit e dalzotjes dhe t’themeltave mëtime, qi mesin atëditë e sot sa aktuale aq dhe të epërme. Si gjuhtar, me Fishtën, Mjedën e shumë shqiptar të tjerë, lindi alfabeti, bash njaj qi na mundson me shkru e me këndu me za bylbyli. Ai, guxoi dhe bani nji punë fort t’admirushme, akt qi mujti me ken dhe me mbet si dëshmi e nji talenti dhe dhuntie t’pashoqe edhe si; diplomat, etnograf, arkeolog, hulumtues, muzikan, piktor, arkitekt, përkthyes, etj. Sod në ditëlidnjen e tij, tanaheret e gjithqysh, gjeneratat dhe gjithkush qi lyp me u ndi zot në krenarinë e vet t’kenmtit shqiptar, e ndërmendim, At Gjergj Fishtën, e ledhim me krenarin dhe amëlcin tonë kujtuse. Pjesmarrim në kët solemnitet mirënjohje me përulësi dhe respekt, me përkorje dhe ngulm të epërm, shëlbimi në shpirt dhe vullnesë, e ngucim me ndërmendje madhështinë dhe gjenialitetin e këtij kolosi të fesë dhe shqiptarizmës, poezisë dhe gjuhës, krejt asaj ngrehine të kijametshme përpjekjesh vetmohuese për me lan nji vepër monumentale dhe t’pavdekshme atdhetarie.
At’ Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe. Roli dhe kontributi gjithkund ai behu si nji za i kushtrimshëm, rrokaqiellës. Krejtkjo ishin dhe mbeten nji gurthemel i rand i vetëdijes kombtare. E pamatshme asht vepra qi la. Gjithçka qi rreket t’formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte t’pamujtun ta përfshinte të gjithin kët univers në këtë përqafim t’andshëm e shterues dëshmimi. Ai ishte nji realitet, nji univers, nji dhuratë shpërblyese e vet natyrës. u lind për me ken i jashtëzakonshëm.
Ai, At Gjergj Fishta e ndërtoi kët mit, kët gjenialitet e aftësi gjithfaresh, pikërisht atë që na u dha dje, na qaset sot e ka me i’u propozu t’ardhmes si nevojën gjithnjë e pashterrun për me përvetsu ate; si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen. Pak njerëz kanë pasun fatin e At Gjergj Fishtës, në të mirë dhe të keq. Vdiq dhe u përcoll me nderime t’mëdha duke lan përmbas një akt të pashoq krijimi. U ngjit në qiell për me xan vendin e meritum e u gropos në skutat ma t’terrta t’ferrit komunist. U kuptue dhe shjtnue, u keqinterpretu dhe u keqpërdor.
Çmos bani e çmos provoi në t’gjall e në t’dekund. Hoqi n’mish e n’eshtna. E shvarruen e n’lum i’a kadhën çka kishte mbetun, si një dëshmi e nji urretje dhe hakmarrje t’përbindshme, jo krejt ndaj tij, por ndaj veprës dhe emnit qi bani tan ajo plejad zelltarësh t’pashembullt, t’klerit e atdhetarizmit. Për komunizmin gjithçka qi buronte e bulonte prej njasaj vullnese t’hyjshme, duhej shue, duhej shpërba, duhej kall n’skutat ma t’thella t’anatemës. Thue se ai, At Gjergj Fishta… ata krejt, klerikë dhe intelektualë, dijeshumë e pasionantë, ngulmëtarë e ngadhnjyes, shërbestarë dhe martirë, nuk ishin pikërisht njata të cillët kishin vu themelet e njasaj Shqypnie, kishin nxjerr njikët përkatësie gjeografike dhe atdhetare nga pluhni dhe balta mbytëse e asimilimit dhe asgjesimit osman.
Thue se nuk ishte ai, At Gjergj Fishta, e do burra t’zashëm, zemra flakatere, mendje t’kthejllta, t’cillët na banën me gjuhën tonë, me histori, me muzikë, futboll, lëtërsi, arte, me shkolla, e grupime patriotike e kulturale. Tankjo ishte jo vetëm nji vepër drite, por edhe nji tmerr për bishën e territ, e cilla tue skërmit dhamt e gjakosun e tue u jargit helëm e pezëm, po donte me shue etjen dhe ujën e vet, tue pi gjakun e tue hangër t’gjallt e t’dekun, t’gjithçkaje qi për te asht pengim, asht vetëdije për me sundu e me nënshtrue me hekur e me gjak. Vjen si një gjamë harresa dhe anatema, njaq e themeltë e njaq e gjatë sa edhe sod asht tue ken gjithnji e ma e pamujtun për me i dhan çka i takon, At Gjergj Fishtës, për me na shpërblye me çka na meritojmë prej tij. U bë çmos të shtypej me dhunë e me gjak, me frikë e me mohim çdo gjurmë yjësie që ai la.
Sekush u dasht me u lshu në këtë linçim, sa tue mujt me ken secilli ma i zoti se shoqi, në nënshtrimit e kësaj drite, në shpërbamjen e tançkaje qi ishte e saj e vinte me te. Sado qi edhe sod, ata ma hipokritët qi lypin shfajsim, tue u përpjek me u dlirë nga barra e fajit zelltar, sërish ata s’munden me ken dikush tjetër, sërish Fishta nuk asht ma njaj qi duhej t’ishte, njaj qi meritojmë na si identitet dhe integritet. Edhe pse i i rizgjuem e i riardhun diqysh nga anatema, mohi e harrimi… ende sod mbetet jo krejt i shpalum, jo gjithkund i pranum, jo gjithqysh i këtushëm. E keqja, lëngimi, anatema i kishin ngulun thellë thonjt e ndyt. Dhamt e prishun e kishin kafshue ligsh njaty qi do ta kishte t’pamujtun me u m’kam, me u ruzgju, me riardh njaq i fuqishëm, krejt si një shpërthim shndritës. E megjithatë ai mujti me beh diqysh përmes punës dhe ngulmt të nji shpure idhujtarësh, si një vigan anipse i lënduem, si një za i fuqishëm, aniqysh i çjerrun, si një e vërtetë e pamohueshme, edhe pse fort e mundueme dhe hekakeqe në kët nevojë mbijetese.
Ai, At Gjergj Fishta mujti me e rigjetë vendin e vet n’zemrat që e kishin strukur dhe n’krahnoret qi e majtën t’fshehun n’njato kohë t’shtira e qi rrezikuen e paguen shtrenjt dashnin dhe adhurimin për te. Krejtkush ka mundësi dhe yshtet nga nji nevoj e themelt dhurimi të andjes së vet estetike dhe kombëtare, dhe lexon veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj prej dimensioneve që përmban dhe nji ngulmi për me ken e me mbet nji za i gjëmimshëm dhe një dëshmues i pashoq i gjithë asaj qi lyp koha. Shejtnoju edhe ti me bekimin e ksaj mendje fort t’ditun e t’dritun, të ksaj vepre t’paçmim.

Mund t'ju interesojë

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Para 37 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 56 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajAt Gjergj Fishta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.