Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:23 Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

At Shtjefën Gjeçovi, martiri dhe shërbestari i amshueshëm i vlerave shpirtërore, ngjizësi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”

Kultura E diel, 12 Korrik 2026 18:36
At Shtjefën Gjeçovi, martiri dhe shërbestari i amshueshëm i vlerave shpirtërore, ngjizësi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Më 12 korrik 1874, në Janjevë të Kosovës (vetëm 11 km larg Prishtinës), leu At Shtjefën Gjeçovi, një ndër gurthemelet më të njëmendta të vetëdijes sonë kombëtare. Ai dha një kontribut të vyer jo vetëm si klerik i devotshëm, por edhe si veprimtar i pasionuar i vlerave shpirtërore të shqiptarëve, duke u bërë dëshmitar dhe afirmues i asaj pasurie që mbart në vetvete tharmin e ekzistencës së këtij populli.

Ndonëse shpesh e lidhim kryesisht me monumentalizimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, i cili doli në dritë si vepër e plotë në vitin 1933, katër vite pas pushkatimit të tij nga pushtuesi serb më 14 tetor 1929 në Zym të Hasit, lëmi i shërbestarisë së Gjeçovit shtrihet shumë më gjerë, duke u kthyer në një vlerë të pamohueshme të kulturës sonë.

Shtjefën Gjeçovi mësimet e para i mori në vendlindje, për t’i vazhduar më pas në Kuvendin Françeskan të Troshanit në Shqipëri, e më tej në Derventë (afër Banja Lukës), Fojnicë e Kreshevë të Bosnjë-Hercegovinës, ku u brumos me disiplinën shkencore dhe fetare. U shugurua prift më 25 korrik 1896 në Zllakuqan të Klinës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Misioni i tij shpirtëror dhe kombëtar e shpërndau pothuajse në të gjitha gjeografitë shqiptare dhe më gjerë:
Në Kosovë: Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan, Gjakovë dhe së fundmi në Zym të Hasit.
Në Shqipëri: La gjurmë të thella në Theth, Gomsiqe, Rubik të Kurbinit, Vlorë dhe Prekal të Shalës.
Jashtë trojeve: Shërbeu gjithashtu në Zarë të Kroacisë dhe në Livno të Bosnjë-Hercegovinës.
Pikërisht për këtë aktivitet të ngjeshur zgjimi kombëtar dhe mbrojtjeje të identitetit, ai u ekzekutua pabesisht nga autoritetet serbe në Zym, më 14 tetor 1929.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në veprimtarinë e tij si shkencëtar, Gjeçovi u nis nga parimi thellësisht iluminist dhe patriotik: “Një popull që nuk ka histori të vetën, konsiderohet si një popull i vdekun”. Ai besonte me ngulm se visari ynë i vërtetë kombëtar gjendej i mbuluar nëndhe ose në kujtesën e popullit.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Studiuesi dhe arkeologu Selim Islami vëren me të drejtë: “Figura e Shtjefën Gjeçovit është e madhe dhe veprimtaria e tij e shumanshme, saqë ne arkeologët mund të krenohemi me të si me të parin arkeolog shqiptar. Me emrin e tij lidhen kërkimet e para arkeologjike të bëra nga një shqiptar deri më atë kohë.”

Gjeçovi zhvilloi një punë titanike duke mbledhur objekte arkeologjike dhe materiale etnografike. Ai kundërshtoi me forcë koncensionet arkeologjike që qeveritë e kohës u jepnin të huajve dhe ngriti i vetëm një muze privat (koleksionin e tij të famshëm), duke mbushur një zbrazëti të madhe kulturore. Në koleksionin e tij ruheshin dëshmi të rralla:
Dy çekanë guri (mbase dëshmia e parë e neolitit shqiptar).
Sopata bronzi të tipit “shkodran” dhe “dalmato-shqiptar”.
Një përkrenare ilire, maja heshtash, enë balte dhe monedha antike të Shkodrës, Gentit, Dyrrahut e Apolonisë.
Në fushën e etnografisë, ai u kthye në një “arkiv të gjallë”. Mblodhi gjithçka që lidhej me ciklin e jetës së malësorit, që nga djepi deri në varr, duke dokumentuar institucionet morale si besa, nderi dhe burrëria.

Akti i krijimit të këtij humanisti përfshin mbi 10 mijë faqe materiale, studime, krijime dhe përkthime. Veprat e tij ndahen në disa fusha kryesore:
Studime Historike, Arkeologjike dhe Etnografike:
Nji argëtim arkeologjik (1902)
Trashëgime pellazge në traditën shqiptare (1914)
Sebaste s’Armeni apo në Arbëri (1921)
Trashëgime trako-iliriane (1924)
Trashëgime ilire në traditën shqiptare (botuar postume)

Vepra Letrare, Dorëshkrime dhe Përkthime:
Dashunia e Atdheut (1901), Jeta e Shën Luçisë (1904), Agimi i Qytetnisë (1910).
Përkthime: Atil Reguli (1912), Vajza e Orleansit (1916), Mark Kuli Kryeqitas.
Në dorëshkrim: Përrallat popullore (1903), Doke e zakone vdekjeje (1907), Mënyra e jetesës në Malci (1908), Doke e zakone dasmash (1910–1911), Vaje (1917–1920).

Mbledhjen e këtij korpusi juridik zakonor e filloi në vitin 1898 dhe e vazhdoi gjer në frymën e fundit. Botimi i vitit 1933 në Shkodër u shoqërua nga një biografi e shkurtër nga At Pashk Bardhi dhe një parathënie monumentale nga At Gjergj Fishta, i cili e mbyllte me fjalët: “Kaq shkrova jo aq për me shtri nji parathanie kësaj vepre, sa për me diftue mallin e pakufishëm qi kam për të paharrueshmin autorin e saj”.
Për këtë punë kolosale, Gjeçovit iu akordua titulli Doktor i Shkencave “Honoris Causa” nga Universiteti i Lajpcigut në Gjermani.

Filozofia Politike dhe Vlerësimi nga Bashkëkohësit
Në veprën e tij “Agimi i Qytetnisë”, Gjeçovi shpalos mendimet e tij përparimtare. Në trajtimin e raporteve mes Besimit dhe Atdheut, ai përdor figurën e një peshoreje, ku feja dhe atdhedashuria duhet të jenë në ekuilibër të plotë. Madje, ai shkonte aq larg sa deklaronte se një “shenjt” i kishës nuk mund të quhej i tillë nëse nuk kishte qenë fillimisht atdhetar.

Për këtë shpirt të madh, Gjeçovi gëzonte respektin e elitës intelektuale të kohës. Mbante letërkëmbime dhe takime të shpeshta me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Nikollë Kaçorrin dhe albanologun e madh Norbert Jokl, ndërsa delegatët e Kongresit të Lushnjes (1920) i dërguan një letër zyrtare falënderimi për kontributin e tij kombëtar.

Kujtimi i Faik Konicës
Në vitin 1930, eruditi Faik Konica botoi në gazetën “Dielli” të Bostonit shkrimin “Kujtime për Sh. Gjeçovin”, ku përshkruan vizitën e tij të vitit 1913 në famullinë e izoluar të Gomsiqes:

“Një gjë për të vënë re dhe që më mbushi me habi dhe trishtim është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtim shtatë a tetë orësh met kalë, s’pamë gjëkundi ndonjë shenjë gjallësie… Po mërzia e udhëtimit na u shpërblye përtej shpresës posa arritëm në Gomsiqe… Famullia, një biná prej guri e ndritur dhe e pastër, gjysmë e zbrazur nga plaçkat, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit të shtëpisë, qëndronte mikpritëse dhe e qetë anës së një lumi. Këtu rronte at Shtjefën Gjeçovi. Këtu e çonte jetën mes lutjes e mësimeve, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria”.”

At Shtjefën Gjeçovi mbetet pikërisht ky: shërbestar i devotshëm, shkencëtar vetëmohues dhe martir i palëkundur i cili shkroi me gjak testamentin e amshimit të identitetit shqiptar.

Etiketat e lidhura

albert vatajAt Shtjefën GjeçoviKanuni i Lekë DukagjinitKlerikuMartiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 1 minute

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 2 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 22 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.