
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ndarë mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha që u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh në orën 17:00. Në mesazh theksohet se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të realizimit të qëllimeve të saj dhe se ka ardhur koha për revoltë. Për të kjo është një ditë vendimtare dhe u bën apel qytetarëve të bashkohen për të treguar vendosmërinë dhe zërin e tyre.