
Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi ka komentuar çështjen e nxehtë të Zvërnecit, ku vë në dukje kontrastin mes Zvërnecit dhe peshës së konflikteve të mëdha politike që kanë shënuar historinë e Europës. ”Zvërneci është shumë i bukur, por shumë i vogël që aty të zihet Evropa me Trumpin, siç ndodhi me Pompein dhe Cezarin në Durrës para 2074 vitesh”, shkruan Blushi.