Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:31 Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj Ukraina njoftoi kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës, një burrë 49-vjeçar i rekrutuar nga Rusia. Sipas projektit "Dua të jetoj", rreth…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besim Levonja, mjeshtri që qeshi dhe qau në një jetë e shkurtër, për të dritur i pashuar në altarin e artit shqiptar

Kultura E diel, 21 Qershor 2026 08:31
Besim Levonja, mjeshtri që qeshi dhe qau në një jetë e shkurtër, për të dritur i pashuar në altarin e artit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Sot, më 21 qershor, kujtojmë me obligimin e respektit dhe të konsideratës përvjetorin e ndarjes nga jeta të Besim Levonjës (1922–1968)  aktorit, dramaturgut dhe shpirtit të humorit të zgjuar shqiptar, që i dha zë një kohe të trazuar, por edhe gëzimin e përkorë një populli që e donte skenën si shpëtim dhe si pasqyrë.

Ai u lind në Elbasanin e varfër më 16 mars 1922, në një shtëpi ku buka nuk mjaftonte dhe fati i hidhur e la jetim në moshë të njomë. Pa vëlla, pa motër, pa shkollë, por me një dritë të fortë brenda vetes, ai kishte dëshirën për të mësuar dhe për të mbijetuar jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. E nisi jetën mes punëve të rënda dhe skamjes, por kurrë nuk iu nda librit, penës, buzëqeshjes dhe atij zjarri që më vonë do ta bënte të pazëvendësueshëm në historinë e artit tonë.

Në vitet e Luftës Antifashiste, ai nuk u mjaftua me armën, por mori me vete edhe fjalën e humorin. I burgosur më 1942, nuk u thye; përkundrazi, aty nisi të shkruante pjesë të vogla dramatike, të cilat i luante me shokët në qelitë e ftohta, si për të thënë se arti nuk mund të burgoset. E më pas, në mal me partizanët, midis betejave dhe lodhjes, hartonte këngë, skeçe e komedi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me themelimin e Teatrit Popullor në vitin 1945, Besim Levonja ishte aty, ndër të parët që e ngritën dhe e frymëzuan këtë institucion. Shfaqja “Cani, Ishja, Roma” ishte ndër të parat që i dha skenës shqiptare atë shijen popullore dhe afrimin e humorit me publikun. Personazhet e Canit dhe Ishas u bënë pjesë e dashur e çdo shtëpie shqiptare falë emisionit të famshëm radiofonik “Ora gazmore”, të cilin Levonja e krijoi dhe e drejtoi me një mjeshtëri të rrallë, së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Behije Çela.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Levonja nuk ndalej. Ai shkruante, interpretonte, drejtonte; ai ishte i tëri një teatër në lëvizje. Në një kohë kur fjala ishte e peshuar dhe arti i ngarkuar me barrën e propagandës, ai dinte të shkruante me zgjuarsi dhe ndjenjë njerëzore. Veprat e tij si “Prefekti”, “Janë plagët që flasin”, “Dasma e madhe”, “Flamur në stuhi” dhe “Ditari ynë” përpiqeshin të shtonin në skenë dramën dhe dinjitetin e njeriut të thjeshtë.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Por, më shumë se gjithçka, ai ishte aktor. Një aktor që e shndërronte rolin në përjetim. Me një zë të ngrohtë, me një diksion të kulluar dhe me një aftësi të rrallë për të luajtur në dialekte të ndryshme, ai krijonte figura që nguliteshin në kujtesë: Gjeloshi te “Votra e huaj”, Teterevi te “Mikroborgjezët”, varrmihësi te “Hamleti”, Dobçinski te “Revizori” dhe Sokoli te “Halili dhe Hajria”, figura që nuk harrohen jo vetëm për mjeshtërinë aktoriale, por për humanitetin me të cilin i vishte.

Edhe në kinematografi, ndonëse me pak role, la gjurmë. Në filmin “Debatik” ai solli një nga portretet më njerëzore, ndërsa në filmin “Toka jonë” ishte pjesë e një brezi aktorësh që e bënë filmin shqiptar të denjë për kohën.

Por jeta nuk i fali kohë. Ai u nda nga kjo botë më 21 qershor 1968, pa mbushur ende 47 vjeç. Një ndarje që i dhembi jo vetëm skenës, por gjithë publikut që e kishte ndier si të familjes, si zërin e mbrëmjes në radio, si njeriun që qeshte dhe qante me ta.

Sot, vepra e Besim Levonjës ndoshta shikohet edhe me sy kritik për rrëshqitjet e kohës apo për vizatime të karikaturizuara (si në rastin e komedisë “Prefekti”, që denigronte një figurë reale si Qazim Mulleti). Por kjo nuk ia zbeh kontributin dhe sinqeritetin krijues me të cilin u përpoq t’i jepte skenës shqiptare një zë, një kolorit, një gjuhë dhe një karakter. Ai e solli jetën në teatër, me të gjitha dritëhijet e saj.

Në këtë ditë përkujtimore, kujtojmë jo vetëm aktorin dhe shkrimtarin, por një njeri që e deshi artin deri në frymën e fundit. Ai që nuk pati as fëmijëri e as strehë, e bëri skenën shtëpi, publikun familje dhe fjalën art. Dhe kjo është trashëgimia më e vyer që la pas.

Besim Levonja nuk është më mes nesh, por zëri i tij ende tingëllon nëpër sallat e teatrove, në radioskenat e kujtimeve tona dhe në buzëqeshjet që mbajnë gjallë një kohë, një emër, një shpirt.

Kujtesën, respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin ua detyrojmë të gjithëve, edhe atyre që ideologjia dhe regjimi, duke u vënë këmbën në fyt, bëri që arti i tyre të ishte një sforcim (zoritje), por që gjithsesi mbeti art; themel i ngrehinës së shpirtit, të cilin e kthyen me pasion në altar.

Etiketat e lidhura

albert vatajBesim Levonja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 13 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 22 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 24 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 43 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.