Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

Lajme E martë, 13 Janar 2026 18:00
BIRN: Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Më 30 dhjetor 2025, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë një shoqëri aksionare në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të marrë stafetën e ofrimit të shërbimeve të sterilizimit nga kompania koncesionare SaniService, e cila ndodhet nën sekuestro prej janarit të vitit 2024.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas vendimit, kompania aksionare “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”, OSHIS sh.a me kapital 100% shtetëror do të ofrojë kundrejt pagesës të njëjtat shërbime që ofronte kompania koncesionare SaniService kundrejt spitaleve universitare, rajonale dhe bashkiake. OSHIS sh.a do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, i cili do të përballohet nga fondi i shpenzimeve kapitale në programin “Shërbime të kujdesit dytësor” të Ministrisë së Shëndetësisë. Më pas, kompania OSHIS sh.a parashikohet të financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve të sterilizimit.

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 7 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 7 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 7 orësh

Kontrata e partneritetit publik privat të sterilizimit është një ndër katër kontratat e kushtueshme të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë, për të cilën hetimi i Prokurorisë së Posaçme për korrupsion ka avancuar deri në konkluzionet përfundimtare në gjykatë. Hetimet e kryera nga SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit me qëllimin e vetëm të shpalljes fituese të kompanisë së Ilir Rrapajt, e cila zotëronte 40% të aksioneve në konsorciumin e kompanive fituese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimin e kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të paracaktuara si dhe mosveprimin për zgjidhjen e konfliktit të interesit. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Për shkeljet e mësipërme, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë anëtarët e tjerë të komisionit të dhënies së koncesionit; Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi. Ish-ministri Beqaj po gjykohet ndarazi nga të pandehurit e tjerë, pasi nuk pranoi gjykimin e shkurtuar. /BIRN/

Etiketat e lidhura

Sterilizimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.