Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:23 Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëgjohet si thirrje kombëtare zëri i Gjergj Lucës, nga modelet e punës në Fish City, te momenti historik, mbledhja e parë e dy qeverive, Shqipëri–Itali, në Romë

Lajme
E enjte, 13 Nëntor 2025 20:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Gjergj Luca është një prej atyre sipërmarrësve që arrin të ndërthurë praktikën e përditshme të punës me vizionin e gjerë të zhvillimit kombëtar. Nga ambientet dhe fabrikat e “Rozafës”, ku promovon me përkushtim kulturën e punës dhe dinjitetin e punëtorit, deri te reflektimet për ngjarje të rëndësishme politike e ekonomike, si mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri–Itali, në Romë, ai shfaqet si një zë i qëndrueshëm që kërkon t’i japë frymë përgjegjësisë qytetare dhe dashurisë për vendin.
Nëse në Fish City ai ndërton modele reale të suksesit përmes punës së ndershme, në hapësirën publike ai e zgjeron këtë filozofi, duke e parë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si një urë të gjallë miqësie, respekti dhe bashkëveprimi. Për Lucën, puna dhe bashkëpunimi nuk janë dy gjëra të ndara, ato janë shtyllat mbi të cilat ngrihet e ardhmja e një kombi që beson në vlerat, në njerëzit dhe në dashurinë për atdheun.

Në një kohë kur shumë të rinj e matin suksesin me largësinë nga vendlindja dhe punën e ndershme me sakrificë, Gjergj Luca përpiqet të rikthejë në qendër të vlerave shqiptare një të vërtetë të harruar, dashuria për vendin fillon me dashurinë për punën. Ai është një nga ata njerëz që e ka provuar me veprën e vet se zhvillimi nuk është vetëm çështje kapitali, por edhe përkushtimi, këmbënguljeje dhe besimi se njeriu, duke punuar, ngre jo vetëm veten, por edhe atdheun.
Në një realitet ku kultura e punës shpesh zbehet përballë tundimeve të lehtësisë, Luca vijon të besojë se ajo mund të rikthehet. Ai e di se rruga është e gjatë dhe se brezi i ri ka nevojë për modele të gjalla, për shembuj që frymëzojnë, për njerëz që nuk flasin thjesht për sukses, por që e ndërtojnë atë çdo ditë, me duar, me mund dhe me zemër.
Vetëm pak ditë më parë, në Fish City, ai priti nxënësit e Shkollës së Mesme Hoteleri-Turizëm. Nuk ishte një leksion i zakonshëm, por një mësim jete: për rëndësinë që ka puna si themel i dinjitetit dhe garanci për të ardhmen. Ai u foli me zërin e një njeriu që nuk ka harruar asnjë nga pengesat e rrugës së vet, por që i ka kthyer ato në motivim për të ecur më tej.
Sot, Luca ka ndarë dy shembuj të tjerë që flasin më shumë se çdo fjalë, një çift bashkëshortësh që punojnë në vjeljen e ullinjve dhe dy mekanikë që instalojnë impiantin e fabrikës së re. Katër njerëz të zakonshëm që mishërojnë filozofinë e tij, se dashuria për punën është dashuri për jetën. Këta janë fytyrat e përkushtimit, që mbajnë gjallë industrinë, ekonominë dhe shpresën.
Në videot që ai ka ndarë në rrjetet sociale, nuk ka skenar të përgatitur. Ka realitet, djersë, zëra që flasin për krenari dhe përkushtim. “Dëgjoni tre burra me thinja në kokë e me mendjet plot, këshillat tona për punë u mbushin xhepat plot lekë… ju ndihmoni familjet dhe shijoni jetën në atdheun tuaj!”, shkruan ai, duke renditur veten ndër ata burra që janë kalitur në rrugën e ndershme të punës, që e kanë gjetur kuptimin e jetës te puna dhe jo te fjalët.
Në një tjetër video ai shkon edhe më thellë, duke thënë: “Ne e shajmë vendin pa e llogaritur që e lëndojmë. Dhe kur e lëndojmë, as lulet nuk i çel, as ullinjtë nuk prodhojnë, as njerëzit nuk punojnë…”, një metaforë e fuqishme që shpalos lidhjen shpirtërore midis njeriut dhe tokës së tij. Një vend që e do, e mbron dhe e nderon, lulëzon; një vend që e përçmon, thahet.
Për Gjergj Lucën, ta duash Shqipërinë nuk është deklaratë patriotike, por akt konkret, i përditshëm. Dashuria për vendin nuk matet me fjalë të mëdha, por me vepra të vogla e të vazhdueshme: me mbjelljen e një ulliri, me hapjen e një fabrike, me krijimin e një vendi pune. “Ta duash vendin është detyrim, dhe dashuria fillon nga puna”, ky nuk është thjesht një slogan, por një filozofi jete që ai e mishëron çdo ditë në çdo nismë, në çdo fabrikë, në çdo punëtor që nderon me duart e veta.

Në një shoqëri që shpesh harron t’i falë respekt punës dhe atyre që e bëjnë atë me ndershmëri, zëri i Gjergj Lucës është një thirrje për kthjellim moral e qytetar: të ndalojmë së kërkuari jashtë atë që mund ta ndërtojmë brenda. Sepse dashuria për punën është rrënja nga lind dashuria për vendin. Dhe aty, në këtë rrënjë të fortë, fillon rilindja e vërtetë e Shqipërisë.
Pjesë e këtij komunikimi të ngrohtë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale, Gjergj Luca e bëri edhe reflektimin e tij për ngjarjen historike të mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive, Shqipëri–Itali, që u zhvillua në Romë. Me një ndjeshmëri që tejkalon kufijtë e ekonomisë e të diplomacisë, ai e lexoi këtë takim si një simbol të miqësisë së thellë dhe të lidhjeve shpirtërore që bashkojnë dy popujt tanë prej shekujsh. Duke komentuar marrëveshjet e nënshkruara, Luca nuk u ndal te aspektet teknike apo protokollet shtetërore, por te dimensioni njerëzor e kulturor i këtij bashkëpunimi.

Në postimin e tij ai shkroi me ton përzemërie: “Dy qeveri janë të vogla përballë detit të dashurisë dhe miqësisë së dy popujve… Grazie Italia!”, një shprehje që përmbledh frymën e mirënjohjes dhe respektit që ai mbart për Italinë – vendin që ka qenë jo vetëm partner ekonomik, por edhe mik i hershëm, frymëzim kulturor dhe urë për shumë shqiptarë drejt botës. Për Lucën, kjo mbledhje nuk ishte thjesht një ngjarje politike, por një akt simbolik që dëshmon se bashkëpunimi dhe dashuria ndërmjet popujve janë forca që tejkalojnë çdo kufi dhe çdo ndryshim politik.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajFish CityGjergj Lucarozafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Tani

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 2 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 21 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.