Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Ditët e Naimit” e shndërrojnë Tetovën në Olimpin e perëndishëm të poezisë, që shenjtëron shpirtin krijues

Kultura E diel, 19 Tetor 2025 18:09
“Ditët e Naimit” e shndërrojnë Tetovën në Olimpin e perëndishëm të poezisë, që shenjtëron shpirtin krijues
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Nga data 17 deri më 19 tetor 2025, qyteti i Tetovës u shndërrua në një qendër të gjallë të fjalës poetike. Nën moton e përhershme të frymëzimit dhe bashkimit shpirtëror, u mbajt edicioni i XXIX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, një nga ngjarjet letrare më të rëndësishme në hapësirën shqiptare e më gjerë.
Prej gati tri dekadash, ky festival mban gjallë kujtimin e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, duke u bërë një urë lidhëse midis poetëve, kulturave dhe gjuhëve të botës – një vendtakim ku arti i fjalës kapërcen kufijtë, gjuhët dhe përkatësitë.

Poezia ndez dritën në qytetin e Tetovës
Në këtë edicion morën pjesë poetë të njohur nga shumë vende të botës: Tomás Modern Galán (Republika Domenikane/SHBA), Claudia Piccinno (Itali), Nihad Mesic (Bosnjë e Hercegovinë), Tanja Stanojeviç (Mali i Zi), Manfred Chobot (Austri), Jeton Kelmendi (Kosovë), Krzysztof Galas (Poloni), Kadrie Cesur (Bullgari), Yrene Santos (Republika Domenikane/SHBA), Petros Golitsis (Greqi), Mesut Shenol (Turqi), Albi Lushi (Shqipëri), Ana-Marija Brangjolllica (Maqedoni e Veriut), Valerio Orliç (Kroaci), Emi Krosi (Shqipëri), Alme Omeragiç (Bosnjë e Hercegovinë), Bardhyl Zaimi (Maqedoni e Veriut) dhe Majde Zukiç (Bosnjë e Hercegovinë).
Ceremonia e hapjes u zhvillua para Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku fishekzjarret ndriçuan qiellin dhe të rinj me veshje kombëtare shqiptare bartnin flakadanë si simbol nderimi për Naim Frashërin. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, së bashku me laureatin Manfred Chobot, vendosën buqeta lulesh para shtatores së Naimit, duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të tij.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Emërllahu theksoi se “‘Ditët e Naimit’ ndezën flakën e poezisë në Tetovë, duke e kthyer qytetin në një urë mes kulturave dhe zemrave. Poezia – tha ai – është drita që kapërcen errësirat e botës, që lidh njerëzit dhe afirmon diversitetin si pasuri të përbashkët të njerëzimit.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nderimi më i lartë poetit austriak Manfred Chobot
Juria e Festivalit, e përbërë nga poeti Aminur Rrahman (Bangladesh, kryetar), dhe poetët e njohur Olimbi Velaj e Ndue Ukaj (anëtarë), i akordoi Çmimin e Madh Letrar “Naim Frashëri” poetit austriak Manfred Chobot, i cili u shpall njëherësh edhe Anëtar Nderi i Festivalit.
Në fjalën e tij, Chobot falënderoi për nderimin, duke e cilësuar këtë çmim “një urë shpirtërore midis Vjenës dhe Tetovës, midis dy brigjeve që flet një gjuhë – gjuhën e poezisë.”

Libra, përkthime dhe zëra poetësh
Gjatë ditëve të festivalit u zhvilluan aktivitete të shumta letrare e kulturore, ku veçohet përurimi i dy vëllimeve poetike të përkthyera në shqip.
Për librin “Zbrazëti” të poetit hungarez Istvan Turczi foli përkthyesi dhe poeti Jeton Kelmendi, ndërsa për librin “E dashur, mos më dëno me fatin tim” të poetes italiane Alda Merini foli përkthyesi Arjan Kallço.
Një nga momentet më frymëzuese ishte ora letrare “Poetë dhe vargje” në Teqenë e Tetovës, ku poetët pjesëmarrës lexuan krijimet e tyre në një atmosferë përkushtimi, përuleje dhe fryme universale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Meridiane poetike dhe dritë muzike
Në mbrëmje, Qendra për Kulturë dhe Art “Shift Center” priti orën e madhe letrare “Meridiane Poetike”, një natë solemniteti dhe frymëzimi ku poetët ndërkombëtarë e shqiptarë interpretuan poezitë e tyre përballë një publiku të gjerë.
Poezitë në gjuhën shqipe u lexuan me mjeshtëri nga aktori Arsim Kaleci, ndërsa mbrëmjen e moderoi Narta Emërllahu.
Programi u shoqërua nga ndërhyrje muzikore të rafinuara: në piano Rona Amati, në violinë Benjamin Menga dhe Zulehan Sahiti, si dhe në flaut Markela Menga – duke i dhënë poezisë një dimension të përndritur artistik.

Mund t'ju interesojë

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Para 37 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 56 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 1 ore

Çmime, vlerësime dhe kujtesë poetike
Përveç çmimit të madh “Naim Frashëri”, u ndanë edhe disa çmime të tjera letrare:
Çmimi “Menada” iu dha poetit Krzysztof Galas nga Polonia;
Çmimi “Silke/Liria” poetit Mesut Shenol nga Turqia;
Çmimi “Oeneumi” poetit Petros Golitsis nga Greqia;
Çmimi “Qiriu i Naimit” poetit Albi Lushi nga Shqipëria;
Ndërsa Çmimi për karrierë letrare “Ditët e Naimit” iu dha poetes Yrene Santos nga Republika Domenikane/SHBA.
Si çdo vit, Drejtoria e Festivalit botoi Antologjinë e Festivalit, këtë herë me titull “Fluturim i bukur”, përgatitur dhe redaktuar nga Shaip Emërllahu, me parathënie nga poetja maqedonase Dragana Evtimova.

Një traditë që ndriçon kulturën shqiptare
Edicioni i XXIX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga sponsorët tradicionalë “Kurtishi” dhe “Parajsa e Sharrit”.
Ky festival, i lindur nga idealizmi kulturor i njerëzve të fjalës, mbetet një ndër ngjarjet më fisnike të jetës shpirtërore shqiptare.
Tetova, për disa ditë, u bë kryeqyteti i poezisë dhe i frymës universale, aty ku fjala nuk është thjesht art, por urë midis njerëzve, kujtesë dhe dritë që ndriçon përtej kufijve.

Etiketat e lidhura

“Ditët e Naimit”albert vatajFestivali i PoezisePoezitetove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.