Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Hoxha shpirti i një pasioni vizionar që realizoi një ëndërr të madhe, realitetin mediatik Top Media

Kultura E enjte, 16 Tetor 2025 12:35
Dritan Hoxha shpirti i një pasioni vizionar që realizoi një ëndërr të madhe, realitetin mediatik Top Media
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Me të filloi era e re e medias shqiptare. Me pasionin dhe shpirtin e tij të bukur, vetbesimin dhe ngulmimin e paepur për t’i shtytur tej limitet, ai bëri realitet një fytyrë të transformuar të televizinit, duke futur këtë pushtet në një epikë pretednimesh të kurajshme. Gjithçka profesionale nisi me të, me pasionin dhe guximin që jo vetëm ndërtoi një perandori mediatike, por ristrukturoi sistemin në tërësi, duke lejuar që në bërjen e punës të kishin gjithçka në dorë profesionistët, dhe jo pronarët, ata që në pretendimet e të qenit të gjithëdijshëm, jo pak herë në këtë histori të pështjellimtë të progresit, nuk bënë gjë tjetër veçe nuk lejuan që krijesa e tyre të dilte nga vetja e tyre, por të mbetej e burgosur e përgjithmonshme e një meskiniteti, megallomanie dhe arrogance, që përmbushte jo vetëm interesat por edhe tekat.
Më 16 tetor 1968, në Kukës, u lind Dritan Hoxha, njeriu që do të sillte një frymë të re në mënyrën se si Shqipëria komunikon me vetveten dhe me botën. Në një vend që sapo dilte nga izolimi, ai e pa median jo thjesht si mjet informimi, por si mision emancipimi. Me të, nisi epoka e re e medias shqiptare, ajo që do të formësonte shijen, mendimin dhe ritmin e një shoqërie që kërkonte dritë.
Dritan Hoxha ishte më shumë se një sipërmarrës i guximshëm; ai ishte një shpirt vizionar, që besonte në fuqinë e idesë dhe në magjinë e punës. Me Top Media-n, ai krijoi një realitet të ri, një univers komunikimi që përfshinte Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, një perandori që i dha frymë profesionalizmit, konkurrencës së ndershme dhe cilësisë në çdo formë të shprehjes mediatike.
Dritan Hoxha e kuptoi herët se media moderne nuk mund të mbijetojë me logjikën e pronarit që sundon, por me energjinë e profesionistëve që krijojnë. Ai vendosi që në themel të çdo nisme të tij të ishte njeriu i aftë, gazetari, redaktori, tekniku, regjisori, ata që dinë të ndërtojnë përmbajtje dhe të flasin me zërin e publikut.
Në një kohë kur shumë media shqiptare ishin ende të mbyllura në qarkun e vetvetes, të drejtuara nga logjika e kontrollit dhe e autoritetit, Hoxha solli modelin e bashkëpunimit, meritokracisë dhe vizionit profesional. Ai hapi dritaret e medias drejt botës, solli teknologjinë më të re, modelin editorial të pavarësisë dhe një standard që do të ndryshonte përgjithmonë peizazhin informativ shqiptar.
Ai ristrukturoi sistemin, duke e çliruar median nga arroganca e pronës dhe nga kufijtë e meskinitetit që e pengonin të zhvillohej. Me Dritan Hoxhën, media shqiptare mori fytyrën e saj moderne, zërin e lirisë, guximin e kritikës dhe dimensionin e kulturës publike.
Dritan Hoxha e ndërtoi Top Media-n jo vetëm si një kompani, por si një ide të gjallë, një laborator të mendimit të lirë dhe të komunikimit njerëzor. Ai krijoi hapësirën ku breza të tërë gazetarësh, moderatorësh, aktorësh e producentësh u formësuan profesionalisht, duke u bërë pjesë e një kulture që besonte te drita, e jo te zhurma; te etika, e jo te skandali; te përmbajtja, e jo te shfaqja boshe.
Tragjikisht, më 23 maj 2008, një aksident automobilistik ndërpreu jetën e tij në kulmin e krijimtarisë dhe ndikimit. Por ajo që ndërtoi Dritan Hoxha nuk u shua me jetën e tij, ajo vazhdon të frymojë në çdo ekran, në çdo zë, në çdo ide që Top Media vijon të përçojë.
Ai la pas jo vetëm një imperium mediatik, por një frymë që e nderon punën si akt dashurie ndaj publikut. Një frymë që dëshmon se pasioni dhe vizioni janë përbërësit më të pastër të suksesit që nuk i përket vetëm individit, por të gjithëve.
Dritan Hoxha nuk ndërtoi vetëm një sukses; ai la një detyrim moral e profesional për të gjithë ata që sot mbajnë në duar pushtetin e fjalës dhe të ekranit. Ai na mësoi se liria e medias është e shenjtë, se ajo duhet të mbrohet nga deformimi, nga përdorimi, nga nënshtrimi ndaj interesit.
Në kujtesën kolektive, “Tani i Top-it” mbetet simbol i guximit që shndërron ëndrrën në realitet, shembull i njeriut që pa përtej së mundshmes dhe e bëri të mundur.
Në emrin e tij jeton ideja se çdo brez duhet të ketë një Dritan Hoxhë, një shpirt që e ndez pasionin e së nesërmes, që i jep kuptim punës, që i rikujton kombit se asgjë e madhe nuk lind nga frika, por nga dashuria për të krijuar.
Ai nuk donte thjesht të kishte një televizion, por të krijonte një univers komunikimi që bashkon shqiptarët kudo. Dhe ia doli.
Sot, Top Media është më shumë se një rrjet, është një kujtesë e gjallë e vizionit të tij, një pasqyrë e ëndrrës që ai e ktheu në realitet.
E kujtojmë me respekt, mirënjohje dhe dritë, si një frymë që nuk shuhet, si një dëshmi se kur pasioni bëhet mision, njeriu arrin të preki përjetësinë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 8 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajDritan HoxhaTop Media
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.