Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe pas 70 vjetësh, pa tapi shtëpie

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Hyqmet Zane

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E ashtuquajtura “Lagja e çamëve” në Elbasan, që ndodhet në periferi të qytetit në buzë të lumit Shkumbin, përgjatë rrugës nacionale që të çon në Cërrik, mund të konsiderohet më e pafata në 70 vjet. Nuk është ndonjë konstatim gazetaresk, por një realitet i hidhur për një komunitet që edhe pse ikur me zjarr e me hekur nga një genocid antinjerëzor nga Çamëria dhe gjetur strehim te vëllezërit e tyre në Shqipëri, pa plaçkë e katandi, pa asnjë mundësi jetese veç ndihmës që iu dha nga popullata vendase dhe qeverisja e pasluftës, ndodhet në një udhëkryq. Shtëpitë që ata kanë ndërtuar me shumë mund duke filluar nga kasolle dhe më pas shtëpi me mure dhe tulla, në tokën ku qeverisja e kohës i çoi për tu vendosur, i kanë pa tapi, pa asnjë shkresë dhe më keq akoma pa as më të voglën mundësi ligjore dhe shoqërore që ato të konsiderohen shtëpitë e tyre private. Veç Zoti dhe ata që erdhën nga Çamëria, një pjesë e mirë e të cilëve nuk jetojnë më, e dinë se si i kanë ndërtuar ato shtëpi, me sa sakrifica dhe mund. Nga një anë të punonin çfarëdo lloj pune për të ushqyer familjen dhe nga ana tjetër të gjenin kohë që me kursimet e të ardhurave që kishin, të blinin materiale që të bënin një shtëpi. Ato që kishin në Çamëri, dy dhe tre katëshe mbetën atje nën mëshirën e grekëve, që i zaptuan ose kanë mbetur nën mëshirën e motit që i ka rrënuar.

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 38 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Vit pas viti, ky komunitet ka kërkuar dhe ka pritur që të kishte një letër në dorë në formën e tapisë, por gjithçka ka rezultuar nul. Nuk mund të akuzohet me pa të drejtë ish qeverisja e kohës së diktaturës, se cilët ishin arsyet që i la këto familje në mëshirën e fatit. Kanë kaluar rreth 25 vjet dhe, me gjithë ndryshimet në sistem dhe legjislacion në lidhje me pasuritë e paluajtshme, për këtë komunitet tashmë shumë më i madh në numër, nuk është gjetur asnjë klauzolë që ti bëjë pronarë të ligjshëm të shtëpive që i ndërtuan vetë, jetuan gjyshërit, baballarët dhe fëmijët dhe që nuk dihet se çdo të duhet të bëjnë pasardhësit. Nuk ka një ligj që ti favorizojë ata, nuk ka një dëshirë pushteti që ti ndihmojë ata, nuk ka një strategji që ti legalizojë shtëpitë e këtij komuniteti, megjithë premtimet në raste zgjedhjesh të përgjithshme ose lokale. Edhe ligji i legalizimeve që mund të konsiderohet si më i mundshmi për pronësimin e ligjshëm të këtyre shtëpive, çuditërisht nuk i favorizon për faktin se “Lagja e çamëve”, siç njihet ajo këtu e 70 vjet në Elbasan, ndodhet buzë rrugës nacionale. Ligji për legalizimet thotë se duhet të jesh 100 metra larg kësaj rruge nacionale që të pranohet legalizimi, në një kohë që ky ligj i gjeti të ndërtuara këto shtëpi 62 vjet më parë. Në fund të fundit specifika e objekteve ndërtime pa leje, e ka të përcaktuar distancën 100 m nga rruga nacionale për të gjithë ato ndërtime që u bënë në këto vitet e ndryshimit të sistemit nga babëzia e ndërtimeve pa kriter dhe pa leje, por kurrsesi nuk mund të penalizojë dhe të privojë nga e drejta e pronësisë së shtëpisë së tyre një lagje që nuk i ndërtoi këto shtëpi për karshëllik ndaj pushtetit, por që i ndërtoi me lejen e pushtetit të dikurshëm i cili e kishte të ndaluar pronën private.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto kushte, në një realitet të ri, në ditët e sotme detyrimisht që ligjet hartohen për ti shërbyer shoqërisë ku bën pjesë edhe komuniteti çam, jo për favorizim, por si e drejtë njerëzore për një popullatë e cila padrejtësisht, në mënyrë antinjerëzore, me gjenocid dhe mohim të të paturit pronësinë e tij, në vendin e tij është shteti shqiptar që duhet tu japë zgjidhje realiteteve të tilla.  Në këtë qytet, në Elbasan, një familje nga Çamëria me mbiemrin Alizoti, gjeti një territor zallishtë të lumit Shkumbin pa pronësi të askujt dhe ndërtoi një kasolle për të futur kokën ngaqë erdhën pa asgjë nga Çamëria. Më pas, kjo familje, me punë dhe mundime të mëdha, kasollen e ktheu në shtëpi dhe territorin përreth saj e ktheu në një bahçe kopshtarie. Puna e njerëzve të kësaj shtëpie habiti vetë elbasanllinjtë që u çuditën me punën dhe sakrificën e një familjeje të tërë, që ka dëshirën për të jetuar si gjithë njerëzit, pa prekur pronën e askujt. Çuditërisht edhe kjo shtëpi është pa tapi, jo se nuk donin të zotët ta bënin të ligjshëm, por sepse vakumi ligjor në raste të tilla i ka lënë në mëshirën e fatit. Veprime të tilla të papërgjegjshmërisë së pushtetit për ti shërbyer shtetasve të vet, është manifestuar herët në Shqipëri, veçanërisht ndaj komunitetit çam. Kam të drejtën të kujtoj se si aty nga viti 66-67, në plazhin e Durrësit ku kishte një komunitet çam me shtëpi gjysëm kasolle e gjysëm ndërtim, ish sekretari i parë i asaj kohe, Rita Marko, krijoi një precedent prishjesh të shtëpive të çamëve ekskluzivisht. Ishte një dramë për këto familje që me plaçka në krahë do të duhej që të pësonin gjithnjë fatin e shpërnguljes dhe të një lloj internimi në Spitallë “Tre çezmat”, Porto Romano e ku të ishte më keq. Urrejtja e këtij bllokmeni të kohës së diktaturës që ishte më së shumti edhe një filogrek, pati një përballje me kryefamiljarët e këtyre shtëpive. Ata i kujtuan Markos se nuk është politikë socialiste që një komuniteti të dhunuar dhe të përzënë, të lënë pa shtëpi e katandi që në çdo kohë ti krijohen drama dhe shpërngulje të tilla. Ishte një veprim i zgjuar vuri në dijeni edhe udhëheqjen e kohës e cila e ndërpreu aksionin vullnetar për prishjen e shtëpive si një gjest i padrejtë.

Ti shpëtosh një genocidi të tmerrshëm grek mbi Çamërinë, të vish në vendin e bashkëkombësve të tu shqiptarë që hapën dyert për ndihmë dhe të mbetesh si njeri pa tokë dhe shtëpi, kjo është çudi e madhe, që edhe pas 70 vjetësh në Elbasan, në një lagje të quajtur “Lagja e çamëve”, banorët e saj kanë shtëpi e katandi, por nuk kanë tapi. Injorimi që i është bërë nga pushtetet halleve të këtij komuniteti sikur të ishin njerëz jashtëtokësor, është një turp përgjegjësinë e të cilit e ka dikush, kushdo qoftë ai ministër apo kryeministër. Shumë breza të familjeve çame nuk jetojnë më. Ata kanë shkuar nga kjo botë me shumë maraze, jo vetëm për vatanin që e lanë “Ërrmi” (Pa zot), por edhe për fatin e keq, për shtëpitë që i ndërtuan dhe që një herë nuk e panë ditën e gëzimit nga presioni i prishjes dhe i shkatërrimit. A thua vallë këtë meritojnë këta njerëz?! Nëse Europa, që pretendonte se po luftonte për të drejtat e popujve e bashkë me të edhe pushteti i vendit tënd na shikonte neve çamëve si të dënuar për vdekje, nuk mund të bëjë asgjë derisa të na mendojë drejt dhe të na dojë, kur të shohë se jemi të zotët të mbrojmë ne vetë jetën tonë, me ligj dhe me drejtësi, megjithëse padrejtësinë na e ka lënë si barrë në kurriz edhe pas 70 vjetësh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.