Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enver Petrovci, iku, iku ndoshta për të na treguar se kush ka qenë ai vërtetë

Kultura E hënë, 22 Shtator 2025 14:20
Enver Petrovci, iku, iku ndoshta për të na treguar se kush ka qenë ai vërtetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Kohë para se t’i jepej ikjes pa kthim, në një pakohë ikjeje, Enver Petrovci, është shprehur “Shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë”. Një përkufizim si një kambanë alarmi, apo një kumtim, si një reflektim i thellë mbi mënyrën se si arti dhe personaliteti i një njeriu shpesh kuptohen plotësisht vetëm pas ndarjes nga jeta. Kujtojmë se Petrovci, i cili sot dorëzoi frymën e fundit në moshën 71-vjeçare, e ka lëshuar këtë ofshamë shpirti, trazueshëm, gjatë një interviste në emisionin “Voilà” në kanalin në Top Channel, ku ka folur me ndershmëri për raportin e tij me publikun dhe mënyrën se si është perceptuar gjatë jetës.
Petrovci shprehet se ka zgjedhur të mos e artikulojë gjithmonë mendimin e tij publikisht, duke besuar se vetë mënyra e jetesës dhe e punës do të fliste për të. Ai mes të tjerash mësohet të jetë shprehur: “Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim, sepse kam menduar që vetë jeta dhe mënyra se si jetoj do të vijë një ditë në shprehje… Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri.”
Kjo nuk është një shprehje e hidhërimit, por një pohim i një realiteti kulturor: vlerësimi i plotë, i thellë dhe i drejtë shpesh vjen pas humbjes. Ai e ka ndjerë se figura e tij, e ndërlikuar, e guximshme dhe e pakompromis, nuk është kuptuar gjithmonë siç duhet në kohë reale. Por ka shpresuar që pas vdekjes, historia, publiku dhe brezat e rinj do ta shohin më qartë se kush ishte në të vërtetë.
Petrovci nuk kërkoi kurrë të jetë i pëlqyer me çdo kusht. Ai zgjodhi të jetë i vërtetë. Në këtë shprehje ka një ndjeshmëri të rrallë, një artist që e di se koha është gjykatësi më i drejtë. Ai nuk e kërkoi vlerësimin si shpërblim, por si pasqyrim të asaj që dha me përkushtim të plotë.
Me ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit, arti shqiptar humbi një nga figurat më të gjithanshme dhe më të respektuara të skenës teatrore dhe kinematografike. Ai nuk ishte thjesht aktor, por një institucion i gjallë i aktrimit, një pedagog, një regjisor, një përkthyes dhe një njeri me një ndjeshmëri të rrallë artistike.
Petrovci është cilësuar si “aktor i kombit shqiptar” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në teatër, film dhe edukim artistik. Ai ka luajtur në dhjetëra role klasike dhe moderne, duke u bërë një figurë referenciale për brezat e rinj.
Ai ishte një ndër themeluesit e Akademisë së Arteve në Prishtinë dhe i teatrit privat “Dodona”. Si dekan dhe profesor, ka formuar me dhjetëra aktorë të rinj, duke ndarë jo vetëm teknikën por edhe filozofinë e aktrimit.
Gjatë studimeve në Beograd, përballoi kushte të vështira ekonomike, shpesh duke fjetur në rrugë apo në fakultet. Kjo periudhë e vështirë nuk e ndali, por e kaliti si artist dhe si njeri.
Gjatë gjithë karrierës së tij, kritika vendase dhe e huaj nuk i ka adresuar asnjë vlerësim negativ. Ai ka qenë gjithmonë i vlerësuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësinë për të mishëruar karaktere të ndërlikuara.
Përveç aktrimit, Petrovci provoi veten si këngëtar në Festivalin e RTSH dhe si konkurrent në “Dancing With The Stars Albania”, ku fitoi kupën pas 12 javësh kërcimi. Kjo dëshmonte shpirtin e tij të lirë dhe të papërkulur ndaj moshës apo konvencioneve.
Në filmin “Daja” të regjisorit Ilir Harxhi, Petrovci luajti një tiranas të vjetër me një dialekt që nuk e kishte të natyrshëm. Megjithatë, me këmbëngulje dhe ndihmën e kolegëve, ai arriti të përcjellë një karakter autentik, duke fituar vlerësime për mjeshtërinë e tij në adaptim dhe nuancë.
Enver Petrovci mbetet një figurë që nuk mund të përmblidhet në një biografi të zakonshme. Ai ishte një artist që jetoi me pasion, që nuk u tremb nga sfidat dhe që e pa artin si një mision shpirtëror. Në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, ai u njoh si një ambasador i kulturës shqiptare, një njeri që nuk heshti kurrë për të bukurën, për të vërtetën dhe për njeriun.
Enver Petrovci ishte një lloj drite që ndriçonte skenën pa pasur nevojë të fliste. Mjaftonte të hynte në hapësirën e rolit, dhe roli vetë e priste si mik të vjetër.
Ai nuk e luante njeriun, ai e kuptonte atë. Me një vështrim që përshkonte kohën, me një zë që nuk kërkonte mikrofon, me një trup që nuk kishte nevojë për koreografi, ai e bënte skenën të dridhej nga e vërteta.
Në Prishtinë, në Tiranë, në Beograd, në Athinë, në zemrat e të gjithë atyre që e panë, e dëgjuan, e ndjenë, ai mbeti një figurë që nuk mund të përmblidhet me fjalë. Ai ishte fjalë vetë. Ishte fjala që nuk kishte nevojë të thuhej, sepse ndodhej në heshtjen mes dy replika.
Ai nuk kërkoi kurrë privilegje. Nuk u mbështet kurrë në madhësinë e emrit të tij. Ai ecte me kokën lart, por me zemrën poshtë, pranë publikut, pranë njeriut të thjeshtë, pranë dhimbjes, pranë bukurisë që nuk bërtet por kumtohet me shpirtin e thellë dhe ndjehmërinë fortë.
Në rolin e Hamletit, ai nuk e pyeti veten “të jesh apo të mos jesh”, ai ishte. Në rolin e Dajës, ai nuk e imitoi dialektin, ai e përvetësoi atë si një gjuhë të re të shpirtit, në serialin televiziv “Oh sa mirë” ai nuk ishte thjeshtë drejtori i një shkolle, por denoncimi i një hallke të ndryshkur të sistemit arsimor. Në rolin e pedagogut dhe mëkuesit të dijes dhe përvojës, ai nuk mësoi teknikën, ai mësoi dashurinë për të vërtetën, duke inspiruar besim dhe shembull frymëzimi, te pasioni i të rinjve që zgjodhën aktrimin si ëndërr të jetës së tyre.
Sot, kur ai nuk është më fizikisht mes nesh, nuk ka nevojë për lot. Ka nevojë për kujtesë. Kujtesa e një njeriu që nuk u lodh kurrë së kërkuari të jepte më të mirën.
Enver Petrovci nuk iku për t’u harruar, por për të mbetur. Në heshtjen që lë pas, zëri i tij bëhet më i qartë; në mungesën e tij, prania e tij bëhet më e thellë. Ai nuk kërkoi duartrokitje të lehta, por mirëkuptim të vonuar. Dhe sot, në këtë çast ndarjeje, ku fjala dridhet mes dhimbjes dhe nderimit, kuptojmë se ai nuk jetoi për të qenë i kuptuar, por për të qenë i vërtetë.
Petrovci na mësoi se arti nuk është thjesht shfaqje, por mënyrë e të jetuarit. Se njeriu nuk është vetëm roli që luan, por heshtja që zgjedh, fjala që nuk thotë, dhe jeta që e jeton si testament. Ai iku, po jo për t’u larguar, iku për të na lënë një pasuri që nuk matet me vite, por me ndikim. Me një jetë që flet më shumë tani që hesht.
Le të mos presim më vdekjen për të kuptuar madhështinë e të gjallit. Le ta kujtojmë Enver Petrovcin jo si një figurë që u mbyll me një datë, por si një zë që vazhdon të na thërrasë për të parë më thellë, për të ndjerë më ndershmërisht, për të jetuar më me kuptim.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 20 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 1 ore
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajEnver Petrovci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 20 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.