Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Është një ndeshje historike sonte”, Berisha: Një urim të përzemërt për ekipin tonë kombëtar të Kosovës

Lajme E martë, 31 Mars 2026 19:13
”Është një ndeshje historike sonte”, Berisha: Një urim të përzemërt për ekipin tonë kombëtar të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sali Berisha i ka uruar fitore Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë që do të zhvillohet sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe do vendoset se cila prej skuadrave do të shkojë në kampionatin botëror të futbollit në SHBA-Kanada-Meksikë. ”Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin tonë kombëtar të Kosovës. Është një ndeshje historike sonte”,-tha Berisha.

PRONONCIMI I PLOTË

Zhvilluam një takim me dy përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ngarkuar dhe të përzgjedhur nga kjo asamble si reporter për Shqipërinë në fazën e post monitorimit. Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit. Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme, e cila, e cila pasi ka vjedhur me të shoqin 10.000 metër katror truall në bregun jonë, duke e paraqitur me dokumente të falsifikuara si pronë e të shoqit, rezulton se ishte pronë publike dhe kryetari i bashkisë futet në burg, kurse Olta e anturazhit të Edi Ramës, dërgohet kryetare e delegacionit të deputetëve shqiptarë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Akt i turpshëm ndërkombëtar. Në këtë takim, miqtë e ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit, unë i informova se Shqipëria ka pësuar pas heqjes së monitorimit kthimin mbrapa më të madh në 32 vite. Dhe aty u ndala gjerësisht në sundimin, në lidhjet e tmerrshme me krimin. I informova për lidhjet direkte të Taulant Ballës me bandat e me kartelet e drogës, me dëshmi në gjykatat e vendit se si ai është akuzuar pse ka porositur vrasje në, dhe janë djegur dokumentet me proces verbale, se si ai ka komunikuar me kartelin Çelaj për të arrestuar bandat paralele dhe sot si shpërblim ai kryeson grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Informova gjerësisht për zgjedhjet, për se si këto zgjedhje, më shumë se në çdo rast tjetër, u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale, se si Edi Rama përdori të gjithë potencialet e administratës shtetërore, monetare, njerëzore, për të dhunuar zgjedhjet logjistike e të tjerë. Për gjobat dhe kamatat dy miliardë euro që u falen, për angazhimin total të karteleve të drogës me 28 deputetë, përfaqësuar, njëri nga Arkand Balla, karteli i Troplini dhe nga Sara Mile, karteli Çelaj, deputetët më të votuar të parlamentit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 9 orësh

I informova dhe i njoha me dokumente, me fakte, se si parlamenti është aneksuar dhe kryetari i parlamentit përbën njeri pa asnjë vlerë që nuk respekton as rregullore dhe asgjë. Shkarja e standardeve në Shqipëri është katastrofale. U ndalëm gjatë tek afera Rama-Balluku. Ju dhashë fakte se Balluku është Rama. Përdora një shprehje. Në rrafshin politik, Balluku nuk është gjë tjetër, vetëm t-shirt i Edi Ramës. Po e theksova kjo në rrafshin politik, mos të ketë keqkuptime. Pra, unë u them të vërteta se unë do të doja që biseda të ishte në praninë tuaj, po ata kanë kodin e tyre dhe nuk mundej. I shpjegova se si Edi Rama kompozoi qeverinë sipas oreksit të plotë të Lubi Ballukut. U ndalëm gjerësisht tek AKSHI, tek dy Lindat famoze, duke treguar se njëra është fake, tjetra është e vërtetë.

Tjetra është e vërtetë dhe e vërtetë është Linda e lidhur me Edi Ramën. Unë mendoj se patëm një nga, një nga, një nga debatet, një nga diskutimet më të hapura me partnerët tanë. Natyrisht, qëndrimi ynë është rikthimi i monitorimit në mënyrë që shqiptarët të mos rrokullisen më në këto, në, në, në honet e narkoshtetit siç po ndodh tani. Pra, jua thashë të gjitha këto, nuk besoj të kem harruar gjë. Të gjitha ato të cilat unë diskutova sot me miqtë tanë, duke patur bindje të thellë se jam në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve që e duan këtë vend, që duan shtetin ligjor, që duan të drejtat e njeriut, që duan të ardhmen evropiane.

Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin tonë kombëtar të Kosovës. Është një ndeshje historike sonte.

Pyetje: Ku do ta shihni zoti Berisha? Në banesë apo?

Sali Berisha: Në banesë. Aty e kam. Në banesë do ta shoh, por do ta shoh, sepse domethënë është një moment i jashtëzakonshëm. Kosova në Uashington, si përfaqësuese e kombit, do të ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar. Faleminderit.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.