Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:26 Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas rreth 40 minutash qëndrimi, ku ishte thirrur për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Presidenti Begaj në Kiev, takohet me Zelenskyn: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Lajme E mërkurë, 15 Korrik 2026 20:51
FOTO/ Presidenti Begaj në Kiev, takohet me Zelenskyn: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës. Kreu i shtetit riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, integritetin territorial, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian të Ukrainës. ”Shqipëria ka qenë e qartë dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Ne qëndrojmë në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial brenda kufijve tuaj të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, mbështesim arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, që respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat legjitime të popullit ukrainas”,-deklaroi Kreu i Shtetit.

Mesazhet që Presidenti përcolli në samit u fokusuan në forcimin e bashkëpunimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë kërcënimeve të përbashkëta; në mbështetjen për rimëkëmbjen dhe rindërtimin transparent e të qëndrueshëm të Ukrainës si edhe në avancimin e perspektivës evropiane të Ukrainës dhe të rajonit tonë, duke e parë zgjerimin si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët evropiane. Në prani të liderëve të Evropës Juglindore pjesëmarrës në Samitin e Kievit dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti Begaj kërkoi që mbështetja ndaj Ukrainës të shoqërohet me hapa konkretë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mbështetja jonë, theksoi Presidenti Begaj, duhet të shkojë përtej deklaratave. Ajo duhet të përkthehet në bashkëpunim praktik. Kjo është arsyeja pse Samiti i sotëm ka rëndësi. Ai na lejon të forcojmë koordinimin politik, të thellojmë solidaritetin rajonal dhe të identifikojmë fusha konkrete për veprim të përbashkët”. Samiti u mbyll me një deklaratë të përbashkët ku liderët riafirmuan unitetin e vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën dhe vlerësuan sigurinë e saj si pjesë të sigurisë së gjithë Evropës. Gjatë ceremonive për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës, Presidenti Begaj nderoi qëndresën e popullit ukrainas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në këtë ditë solemne, le të nderojmë gjithashtu guximin e popullit ukrainas, ushtarëve, civilëve, familjeve, mjekëve, mësuesve, ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë një forcë të jashtëzakonshme përballë vuajtjeve. Qëndrueshmëria e tyre është frymëzim për të gjithë ata që besojnë te liria dhe drejtësia”,-u shpreh Presidenti. Begaj gjatë qëndrimit të tij në Kiev zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 23 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 25 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 1 ore

Dy liderët diskutuan forcimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen për Ukrainën në rimëkëmbje, siguri dhe zhvillim ekonomik, si edhe mundësitë për marrëveshjeve të reja. Presidenti Begaj rikonfirmoi solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Ukrainën dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.











Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Tani

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 4 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 5 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 8 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.