Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Vizita në Romë, deputeti Mazniku në Parlamentin italian për integrimin dhe reformat

Lajme E martë, 21 Prill 2026 21:34
FOTO/ Vizita në Romë, deputeti Mazniku në Parlamentin italian për integrimin dhe reformat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vizita zyrtare e deputetit të PS, Arbjan Mazniku në Romë ka vijuar me një axhendë intensive takimesh në nivelet më të larta të Parlamentit italian, duke vënë në fokus marrëdhëniet strategjike Shqipëri-Itali, integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Mazniku ka zhvilluar një sërë takimesh në Senatin Italian dhe në Dhomën e Deputetëve, ku theksoi rolin kyç që marrëdhëniet mes dy vendeve luajnë në planin kulturor, ekonomik dhe gjeopolitik.

Mesazhi nga pala italiane ishte i qartë, mbështetje e pakushtëzuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësim për reformat e ndërmarra nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama. Takimet përfshinë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Itali–Shqipëri, si dhe figura të rëndësishme të politikës italiane, mes tyre Sen. Barbara Floridia, Senatori Maurizio Gasparri, Sen. Giuliomaria Terzi di Sant’Agata dhe Sen. Stefania Pucciarelli, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritja e kontakteve institucionale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër moment i rëndësishëm për deputetin Arbjan Mazniku ishte takimi me Senatorin Francesco Silvestro, ku u diskutua reforma territoriale në Shqipëri dhe mundësitë për të përfituar nga modeli italian i rajoneve. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të rajoneve në zhvillimin ekonomik dhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përfaqësues nga e djathta, qendra dhe e majta shprehën gatishmërinë për të vizituar vendin tonë dhe për të mbështetur hapur procesin e integrimit. Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, me lidhje të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, si dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. Vizita vjen në një moment kyç, ndërsa Shqipëria ndodhet në fazën më konkrete të negociatave për anëtarësim. Mbështetja italiane shihet si një faktor me peshë në këtë proces. Takimet pritet të vijojnë dhe ditën e nesërme me vizita të tjera institucionale në Parlamentin Italian. Vizita e delegacionit shqiptar ku janë pjesë dhe deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi vijon nesër me vizita të tjer institucionale në Parlamentin Italian.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 10 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

arbjan mazniku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 12 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 13 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.