
Ish-presidenti Bamir Topi është dëshmitari i radhës që do të dëshmojë për dosjen “Partizani”, në gjyqin e themelit në GJKKO.
Më herët, kreu i PD Sali Berisha u pyet nnga mediat nëse Bamir Topi do të dëshmojë pro tij, po ai u përgjigj duke thënë “S’kam nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro meje, sepse është dëshmuar që s’ka asnjë shkelje ligjore, as edhe një shkelje të vogël ligjore. Ka trillime”.