Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta flet për Klodian Brahon në krye të SPAK-ut: Nëse krijohet perceptimi…

Intervista E martë, 16 Dhjetor 2025 11:08
Ilir Meta flet për Klodian Brahon në krye të SPAK-ut: Nëse krijohet perceptimi…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komenton zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK.
Në një intervistë për “Syri.net”, Meta ka thënë se nëse krijohet perceptimi se ai i “fotos” është i besuar e të tjerët “të dyshimtë”, por kjo cënon shumë besueshmërinë e SPAK.

Z. Meta, java që u mbyll pati disa zhvillime kryesore sidomos zgjedhja e kreut të SPAK-ut dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pezullimit të Zv. Kryeministres Balluku. Cili është vlerësimi i juaj për këto dy ngjarje?

Mund t'ju interesojë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 8 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 8 orësh
Flet Erion Braçe për protestat

Flet Erion Braçe për protestat

Para 8 orësh

Në fakt për mua ngjarja kryesore e cila u eklipsua qëllimisht nga dy ngjarjet e ditura dhe të pritshme, ishte miratimi i buxhetit të ri dhe amnistimi në mënyrë jotransparente dhe klienteliste i 2 miliardë eurove.

Po kështu, fakti që u refuzuan propozimet e opozitës, përfshirë edhe 12 amendamentet e Partisë së Lirisë, që ishin në mbështetje të qytetarëve më vunerabël nga kosto në rritje e jetesës.

Po kështu, u hoq vëmendja nga thelbi i buxhetit të ri, që është pikërisht thellimi i shpopullimit përmes braktisjes së bujqësisë dhe prodhimit vendas, përmes nënfinancimit skandaloz të arsimit dhe shëndetësisë.

Po për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, cili është mendimi juaj?

Qershia mbi tortë ishte votim i hapur me dy emra, aq sa asnjë nga tre zonjat e KLP nuk guxoi t’i jepte një votë të vetme zonjës kandidate, qoftë edhe për guximin që pati për të kandiduar.

Ndërkohë që prania e tepruar e diplomatëve të huaj në atë sallë, më shumë shton pyetje për legjitimitetin dhe integritetin e KLP dhe procesit, se sa legjitimon produktin.

Nga kush po e mbronin procesin ata?

Nga opozita, e cila u vetpërjashtua nga roli i saj nga procesi i vetingut e detyrimisht nuk mund të kishte rol në përzgjedhjen e asnjë prokurori të SPAK-ut.

Nëse krijohet perceptimi se vetëm njëri nga ata të katërt, pra ai i “fotos” është i besuari se tre të tjerët janë “të dyshimtë”, kjo cënon shumë besueshmërinë e SPAK-ut dhe përbërjen e tij, kur ligjërisht çdo prokuror është i barabartë me tjetrin dhe roli i drejtuesit është shumë i kufizuar (sipas frymës së ndryshimeve kushtetuese).

Por, meqënëse këtu, si në asnjë vend tjetër të Këshillit të Europës, SPAK është identifikuar me gjithë sistemin e drejtësisë (e sidomos gjykatat) ky lloj shoë është i kuptueshëm.

Ndërkohë harrohet që 200 mijë dosje janë stivosur këto 10 vite dhe standardet e marrjes së drejtësisë në kohë dhe cilësi, janë përkeqësuar në mënyrë të pakrahasueshme jo vetëm me 10 vite më parë, por edhe me Vietnamin njëpartiak.

Ndoshta ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte për të shmangur një nga të preferuarit e Ramës?

Duhet t’ja kursejmë publikut shaka të tilla. Ne e dimë historinë e krijimit të kësaj KLP-je, e cila është e prejardhur nga një proces antikushtetues që bëri Edi Rama me ndihmën e dy ambasadorëve duke zgjedhur Znj. Arta Marku me 69 vota Kryeprokurore (nga 84 që kërkonte Kushtetuta).

Pra nuk mund të besojmë se Z. Rama nuk ka asnjë votë në KLP, se ka vetëm një votë apo se ka vetëm 3 vota.

Por ai është mjeshtër për të bërë inskenime të tilla, të cilat gjithmonë çojnë ujë në mullirin (mullarin) e tij të korrupsionit gjigandesk.

A keni pritshmëri se Z. Braho do të bëjë më shumë se Dumani kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Në bindjen time, suksesi i SPAK-ut varet nga puna e secilit prej 20 prokurorëve të tij.

Po kështu edhe nga bilanci i tyre personal.
Kur të vijnë përgjigjet nga Gjykata e Strasburgut do kujtojmë edhe nivelin e tij të vërtetë dhe prokurorëve apo gjykatësve të veçantë.
Për fat të keq, realisht edhe SPAK-u edhe sistemi gjyqësor në Shqipëri, është kthyer te variant i parë i propozuar nga grupi i ekspertëve të Reformës, i cili u rrëzua nga Komisioni i Venecias pas oponencës të bërë nga grupi parlamentar i PD dhe grupi parlamentar i LSI.
Dhe kjo ka ndodhur hap pas hapi në kundërshtim me Kushtetutën.
Sot më shumë kemi një shtet policësh se sa një shtet të së drejtës europiane.

Si nuk pyeti një anëtar i KLP për aplikimin arbitrar të paraburgimit nga SPAK-u?

Kjo nuk mund të fshihet me statistikën e Dumanit se vetëm 9.7% e të paraburgosurve i takojnë SPAK-ut, pasi SPAK mbulon vetëm 1.38% të çështjeve penale dhe jo 9.7% të tyre.

A e ka llogaritur ndonjë anëtar i KLP se sa do të ishte numri i të paraburgosurve në Shqipëri, nëse i gjithë sistemi i prokurorisë do kishte këtë nivel arbitrariteti?

Me dhjetëra herë më shumë do ishte numri i të paraburgosurve se sa në çdo vend tjetër fqinj apo të BE.

Paradoksi më i madh është se sa më shumë rritet numri i arrestimeve të zyrtarëve të lartë, aq më shumë rritet edhe niveli i korrupsionit.
Një tregues i punës së SPAK-ut, mendoj se tregohet edhe te kursi i euros, i cili ka marrë tatëpjetën prej kohësh.

Si mund të forcohet leku në një vend ku nuk rritet prodhimi dhe bien eksportet?

Pra edhe pse shtohen arrestimet, nuk preket sistemi as i korrupsionit dhe as i narkoekonomisë, sepse këtë e garanton vetë krijuesi i këtij sistemi, Rama (Soros).

Është e sigurt se kur të hyjë në zyrë drejtuesi i ri i SPAK-ut, do gjejë 250 fletë-arresti të paekzekutuara.

Nëse nuk e nis punën me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, është e sigurt se do t’i lerë pasuesit të tij mbi 500 fletë-arresti trashëgimi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 8 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 8 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 13 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 8 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.