
Nuk do të ketë sot mbledhje të Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e ardhur nga SPAK-u për Belinda Ballukun. Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimit ligjor ndaj zyrtares së lartë, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore për deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë për dhënien ose jo të autorizimit.