Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet. Dialogu nuk është nënshtrim

Lajme E premte, 25 Shtator 2026 11:15
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet. Dialogu nuk është nënshtrim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka folur lidhur me tryezën e thirrur nga Rama për pagat e magjistratëve.

Në fjalën e tij, Sadushi tha se Kushtetuta nuk negociohet, por vendimet e saj zbatohen.

Fjala e plotë e Sadushit: 

Mbledhja e sotme ka një rëndësi të veçantë për qeverisjen e gjyqësorit. Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një nga përgjegjësitë kryesore të vetëqeverisjes sonë. Sot nuk plotësojmë thjesht tre vende në Këshill. Me votën tonë ndikojmë në mënyrën se si do të qeveriset gjyqësori në vitet që vijnë.

Në kuadër të ripërtëritjes së Këshillit, tre anëtarëve që do të zgjedhim do t’u bashkohen edhe dy anëtarë jogjyqtarë që zgjidhen nga Kuvendi. Pesë nga njëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit do të zëvendësohen me anëtarë të rinj. Pothuajse gjysma e tij. Kjo i jep procesit të sotëm një peshë të veçantë institucionale dhe na vendos përpara një përgjegjësie që shkon përtej vetë aktit të votimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përpara se të votojmë, besoj se është e dobishme të reflektojmë mbi disa pyetje: Çfarë kemi pritur nga Këshilli? Çfarë kemi marrë prej tij? Çfarë nuk ka funksionuar mirë? E mbi të gjitha, çfarë Këshilli na duhet për të ardhmen?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto vite kam folur shpesh për Këshillin e Lartë Gjyqësor. E kam mbështetur kur kam menduar se duhej. E kam vlerësuar për atë që është bërë mirë, por kam qenë edhe kritik kur kam gjykuar se ritmi, vendimmarrja apo rezultatet nuk u përgjigjeshin nevojave të sistemit.

Mund t'ju interesojë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sigurinë e Shqipërisë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sig...

Para 5 orësh
Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Para 5 orësh
Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë Tiranën

Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë T...

Para 5 orësh

Unë besoj se institucionet nuk mbrohen duke heshtur për dobësitë e tyre. Ato mbrohen kur kanë, si kurajën t’i njohin dobësitë, ashtu edhe aftësinë për t’i korrigjuar ato.

KLGJ-ja e ka ushtruar mandatin në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Pasojat e procesit të rivlerësimit, mungesa e gjyqtarëve dhe riorganizimi i hartës gjyqësore i kanë shtuar vështirësitë e emërimeve, ngritjeve në detyrë, transferimeve dhe vlerësimeve. Në periudha të caktuara, gjykatat janë detyruar të përballojnë ngarkesën me kapacitete shumë më të kufizuara se sa u nevojiteshin. Përpjekjet e Këshillit për ta mbajtur sistemin në funksionim në këto kushte meritojnë vlerësim. Po aq e nevojshme është të shohim ku vendimmarrja e tij duhet të jetë më e shpejtë dhe më pranë nevojave të gjykatave.

Tetë vjet pas ngritjes së organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, kemi tashmë përvojën e nevojshme që suksesin të mos e masim vetëm me ngritjen e institucioneve, por me mënyrën se si ato funksionojnë dhe me rezultatet që prodhojnë.

Kushtetuta i ka besuar KLGJ-së përgjegjësinë për mirëfunksionimin dhe qeverisjen e pushtetit gjyqësor. Prandaj, çështja nuk është sa akte janë miratuar apo sa procedura janë hapur. Çështja më e rëndësishme është: çfarë ka ndryshuar realisht në aftësinë e gjykatave për t’i dhënë qytetarit drejtësi cilësore dhe në kohë? Këtu fillon bilanci i vërtetë.

Një gjykatë nuk funksionon vetëm me ligje dhe rregullore. Ajo ka nevojë për gjyqtarë të mjaftueshëm, administratë profesionale, drejtues dhe kancelarë të zgjedhur në kohë, këshilltarë dhe staf mbështetës, teknologji bashkëkohore, siguri, ambiente dinjitoze dhe burime financiare që i përgjigjen funksionit të saj.

Një gjyqtar e ka të vështirë të ndërtojë karrierën normalisht, kur vlerësimi etik dhe profesional vonohet përtej çdo kohe të arsyeshme. Administrimi i një gjykate dobësohet, kur pozicionet drejtuese mbeten për vite të paplotësuara. Shpejtësia dhe cilësia e gjykimit cenohen, kur ngarkesat e mëdha përballohen me më pak gjyqtarë dhe më pak personel nga sa kërkon funksionimi normal i sistemit.

Një drejtësi e shekullit XXI kërkon teknologji moderne. Dinjiteti i drejtësisë kërkon godina, salla gjykimi dhe kushte pune, që i përgjigjen funksionit që ushtrohet aty. Mbi të gjitha, pavarësia e gjyqësorit kërkon që gjyqtari ta ushtrojë detyrën i lirë nga frika dhe kërcënimi.

Pas pak ditësh, më 6 tetor, mbushet një vit nga vrasja, në sallën e gjykimit, gjatë ushtrimit të detyrës, e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja. Humbja e tij na kërkon të shohim me seriozitet sigurinë në çdo gjykatë: çfarë masash janë marrë, ku ka mangësi dhe kush mban përgjegjësi për t’i kapërcyer ato? Kur siguria e një gjyqtari cenohet për shkak të detyrës, vihet nën presion vetë ushtrimi i drejtësisë.

Prandaj, siguria, ashtu si burimet njerëzore, infrastruktura, teknologjia dhe financimi, nuk përbën një kërkesë për komoditetin e gjyqtarëve. Ajo është pjesë e kushteve që shteti duhet të garantojë që drejtësia të funksionojë.

Për këto arsye, vazhdimisht është kërkuar më shumë nga Këshilli, jo sepse ai mund t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme, por sepse një organ qeverisës duhet t’i identifikojë në kohë, t’i bëjë të qarta, të kërkojë burimet e nevojshme, të propozojë zgjidhje dhe të bashkëpunojë me institucionet e tjera derisa të arrihen rezultate konkrete.

Detyra e Këshillit nuk është vetëm të trajtojë nevojat e sotme të gjykatave. Ajo kërkon edhe aftësinë për t’i dalluar problemet përpara se ato të shndërrohen në kriza.

Mandati i anëtarëve të Këshillit që zëvendësohen po përfundon. Kjo na jep mundësinë të vlerësojmë me drejtësi punën që ata kanë bërë dhe të nxjerrim mësim nga ajo që nuk ka funksionuar siç duhej. Ata kanë dhënë kontributin e tyre në ushtrimin e përgjegjësive të Këshillit gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha për sistemin. Megjithatë, gjykatat kanë pasur nevojë për vendimmarrje më të shpejtë, për më shumë vëmendje ndaj vështirësive të tyre dhe për një Këshill që t’u paraprijë problemeve. Prandaj, zgjedhja e sotme nuk është thjesht plotësimi i tri vendeve. Ajo lidhet me mënyrën se si Këshilli do ta ushtrojë përgjegjësinë e tij në vitet që vijnë.

Në këtë zgjedhje, përgjegjësia na takon drejtpërdrejt edhe ne. Tre anëtarët gjyqtarë do t’i zgjedhim vetë. Përmes kësaj zgjedhjeje ushtrojmë vetëqeverisjen e gjyqësorit dhe marrim përgjegjësi për mënyrën se si do të funksionojë Këshilli.

Kolegët që kanë vendosur të kandidojnë meritojnë respekt për gatishmërinë për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Në vlerësimin tonë kanë rëndësi aftësia profesionale dhe integriteti, si edhe aftësia për të punuar në një organ kolegjial, për të dëgjuar mendime të ndryshme, për të argumentuar dhe për të marrë vendime të përbashkëta.

Që vendimet e Këshillit t’u përgjigjen gjykatave, anëtarët e tij duhet ta njohin nga afër punën e tyre, të dëgjojnë gjyqtarët, drejtuesit dhe administratën, si dhe të kuptojnë kushtet në të cilat ushtrohet çdo ditë funksioni gjyqësor. Pas statistikave janë njerëzit që punojnë në gjykata. Çdo vend vakant shton ngarkesën e gjyqtarëve të tjerë. Çdo vonesë në emërim, ngritje në detyrë apo vlerësim profesional prek edhe funksionimin e gjykatës. Këshilli duhet t’i njohë këto pasoja dhe të veprojë në kohë. Këtë aftësi duhet të kemi parasysh kur të votojmë. Zgjedhja i takon bindjes së lirë të gjithsecilit, ndërsa përgjegjësia për Këshillin që formojmë është e përbashkët.

Të nderuar kolegë,

Kjo mbledhje zhvillohet në një moment kur debati publik ka sjellë përsëri në vëmendje marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë që lidhen me statusin e gjyqtarit. Ky nuk është objekti i mbledhjes së sotme, por nga çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të dimë të nxjerrim mësime.

Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja. Atëherë shihet nëse institucionet dinë të argumentojnë, të mbrojnë kompetencat e tyre, të përdorin mjetet kushtetuese dhe të dialogojnë pa hequr dorë nga parimet.

Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendosë përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të qartë edhe për objektin e tryezës së konsultimit, në të cilën Kryeministri ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të gjykatave dhe të prokurorive të Republikës. Objekti i saj është politika e pagave në sistemin e drejtësisë dhe mekanizmi për përcaktimin e tyre.

Pikërisht për këtë çështje, qëndrimi ynë duhet të jetë i qartë. Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër. Nuk mund të negociohet kuptimi i Kushtetutës, fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe as të paraprihet ajo që mund të vendoset prej saj.

Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut. Ato që mendojmë, ato që diskutojmë ndërmjet nesh dhe ato që kemi bërë publike duhet të kemi gatishmërinë t’i themi drejtpërdrejt në çdo tryezë. Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim. Ai është mënyra institucionale për të mbrojtur qëndrimin me argumente, për të dëgjuar mendimin ndryshe dhe për të kërkuar hapësirën e bashkëpunimit që Kushtetuta lejon.

Ne duhet të jemi po aq të qartë edhe për kufijtë e këtij dialogu. Ai nuk mund të nisë dhe të përfundojë te paga. Çështja e pagave është e rëndësishme, sepse prek drejtpërdrejt një nga garancitë e pavarësisë së gjyqësorit, por ajo nuk përmbledh problemet e drejtësisë shqiptare. Një dialog serioz ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej mosmarrëveshjes së momentit dhe të përballet me çështjet që përcaktojnë në mënyrë reale aftësinë e sistemit për të dhënë drejtësi.

Sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, i duhet një proces institucional me vështrim afatgjatë, ku secili pushtet të marrë përgjegjësi për çështjet që i përkasin dhe ku bashkëpunimi të çojë në zgjidhje konkrete.

Prandaj, dialogu nuk duhet të mbetet vetëm te paga. Është koha t’u japim përgjigje çështjeve që përcaktojnë funksionimin e drejtësisë: sa gjyqtarë dhe prokurorë i duhen Shqipërisë, si do të plotësohen vendet vakante, si do të ulet stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve? Duhet të përcaktojmë çfarë administrate, teknologjie, infrastrukture dhe sigurie u duhen gjykatave dhe si do të financohen këto nevoja në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë duhen një rend pune konkret, përgjegjësi të qarta dhe vendime të zbatueshme.

Asnjë institucion nuk mund t’u përgjigjet i vetëm këtyre nevojave. KLGJ-ja duhet t’i njohë vështirësitë e gjykatave, t’i paraqesë qartë dhe të propozojë zgjidhje. Institucionet e tjera duhet të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë. Bashkëpunimi mes tyre është i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

Pushtetet janë të ndara, por shteti është një. Edhe qytetari është i njëjti. Për të, ndarja e kompetencave dhe e përgjegjësive buxhetore ndërmjet institucioneve nuk mund të shërbejë si shpjegim për vonesën e drejtësisë. Ai pret që çështja e tij të gjykohet në kohë, me cilësi dhe me dinjitet. Për këtë duhet të shërbejë dialogu, që çdo pushtet të përmbushë detyrën e vet dhe që pushtetet, së bashku, të krijojnë kushtet që drejtësia të funksionojë.

Të nderuar kolegë,

Përgjegjësia ndaj qytetarit kërkon që edhe ne ta qeverisim mirë gjyqësorin. Sot kemi mundësinë të ndikojmë drejtpërdrejt në këtë drejtim, duke zgjedhur tre anëtarët gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas pak do të dëgjojmë kandidatët. Secili meriton të vlerësohet për përvojën, gjykimin dhe idetë që sjell. Vota e secilit është personale dhe e fshehtë. Le ta japim lirisht, duke vlerësuar cilët kandidatë mund t’i njohin nga afër nevojat e gjykatave dhe të marrin vendime që u përgjigjen atyre.

Vendimet e Këshillit do të ndikojnë në punën e gjykatave dhe, përmes saj, në mundësinë e qytetarëve për të marrë drejtësi. Për këtë arsye, zgjedhja e sotme nuk përfundon me shpalljen e rezultatit. Të zgjedhurit duhet ta përligjin besimin e marrë me punën e tyre. Ne duhet ta ndjekim atë punë me të njëjtën ndershmëri me të cilën bëjmë sot zgjedhjen. T’i mbështesim vendimet e mira dhe të kërkojmë përmirësim aty ku Këshilli nuk u përgjigjet nevojave të gjykatave.

Sot vota është e secilit prej nesh. Përgjegjësia për mënyrën se si do të qeveriset gjyqësori është e të gjithëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 3 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 3 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 4 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 4 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 7 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 4 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 7 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 3 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.