Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë? Dëshmi e re për prejardhjen e tij

Lajme E premte, 28 Nëntor 2025 09:20
Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë? Dëshmi e re për prejardhjen e tij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy datat e rëndësishme të historisë moderne për shqiptarët, 28 dhe 29 nëntori.

Në rastin e 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tri janë diskutimet që zhvillohen, pavarësisht se nuk kemi në zotërim privat apo publik subjektet e tyre: çështja e flamurit të pavarësisë, kush e solli apo kush e qëndisi; çështja e dokumentit të pavarësisë, kush e ruajti dhe si humbi; çështja e akteve të plota origjinale të kuvendit të Vlorës, për të cilat s’kemi më gjurmë, që kur i botoi Lef Nosi në vitet pas pavarësisë. Të tria këto elemente, artefakte dhe dokumente, sot nuk i zotëron asnjë institucion i Shqipërisë dhe nuk dihet nëse ndodhen diku, apo duhet t’i konsiderojmë të humbura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke marrë shkas nga një dokument që nuk ka qarkulluar gjerësisht më herët në duart e historianëve apo në sytë e publikut, sjellim këtu një kronikë të origjinës së flamurit të pavarësisë. Por, më parë, pakëz histori.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Studimet e derisotshme na japin katër prejardhje të flamurit që u ngrit pasditen e 28 nëntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës. Sipas variantit të parë, flamurin e qëndisi apo e stampoi Marigo Pozio dhe, më pas, sipas po atij modeli, prodhoi edhe të tjerë flamuj që u ngritën në ndërtesat e tjera qeveritare.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 8 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 8 orësh

Sipas variantit të dytë, flamurin e pavarësisë e kishte mbajtur tek koka e shtratit Eqrem bej Vlora që prej vitit 1909, kur ia kishte dhuruar Aladro Kastrioti, aventurier që pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut dhe pretendues i fronit të Shqipërisë më 1914. Këtë flamur e hoqi nga korniza mbi shtrat Amalie von Godin, mikeshë e Eqrem Vlorës në atë kohë. Sipas variantit të tretë flamurin e pavarësisë e solli në Vlorë, prej Amerike dhe përmes Bukureshti, patrioti Spiridon Ilo, një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. [Për këto, shih: Ledia Dushku, “Lef Nosi dhe historia e flamurit të pavarësisë”, në: Studime Historike, nr. 1-2, 2013, fq. 239-246.] Variantin e katërt na e sjell Prof. Frederik Stamati në një artikull botuar më 29 prill 2018 në Shqiptarja.com. Në këtë artikull citohet një reagim i Leonidha Naçit, botuar në gazetën “Vatra” më 2 dhjetor, 1934, i ngjashëm në përmbajtje me atë që sjellim këtu, por krejt telegrafik.

Varianti i historisë së flamurit sipas patriotit Leonidha Naçi, të cilin prezantojmë, gjendet në një dorëshkrim që përmban kujtime të vetë atij. Këto kujtime Naçi i ka shkruar gjatë ose pas vitit 1939, siç e thotë në fletën e parë të tyre, dhe synon të përshkruajë veprimtarinë e tij patriotike prej vitit 1895 deri më 1939. Këtë, siç thotë po ai, e bën që t’ia lërë kujtim të birit, jo për t’u botuar.

Kujtimet ruhen në dorëshkrim, në fletë të thjeshta fletoreje, të shkëputura nga njëra-tjetra, shkruar me bojë të zezë. Pasi përshkruan kohën e studimeve, vitet kur jepte mësim në shkolla të ndryshme, burgosjen dhe endjet nëpër Ballkan si mësues e gazetar, përpjekjet për hapjen e një kursi të gjuhës shqipe në Athinë dhe hapjen për pak kohë të një kursi të shqipes në Korfuz, Naçi na informon për çështjen e flamurit (sjellim transkriptimin diplomatik, pa ndërhyrë në tekst):

“Disa prej patriotëve tanë formuan një çetë kryengritëse për në Shqipëri, që vuante aqë shumë nga ndjekjet e Xhon Turqve dhe Shqipëtarit Xhavid Pashajt. Këjo çetë e përbërë prej 11 vetash me të shumëtit Korçarë ishte vënë nënë kryesinë të Kol Rodhes dhe sillte me vete dhe një flamur të mëndafshtë të dhuruar prej shqipëtarëve të Amerikës. Në Brindis muarnë lajme e hidhur të vrasjes në Korçë të 6 dëshmorëve dhe burgosjen e Themistokliut. Koli me 8 shokë ardhi në Korfus, dhe dy nga shokët i kishte lënë me plaçkat dhe flamurin në Brindis. Më takoj dhe u fjalosmë gjer e gjatë dhe më tha që ay dolli nga Amerika që të hynte me doemos si kryengritës në Shqipëri, dhe nukë do të ndalet para pengimeve që i paraqiteshin.

I thashë të ju shkruante shokëve të tij në Brindis të vinin në Korfus të sillnin dhe flamurin, dhe u mora vesh me autoritetet e vëndit të mos hapeshin teshat e tyre në doganën e Korfuzit, që të mos bëneshe buje prej Himarjotëve të atjeshmë.

Kështu u bë, ardhë, ju dolla përpara, mora prej tyre në dorëzim arkën me flamurin, po me qënë që familja time ishte dhe banonte jashtë Korfuzit, në Pontikonisi, dhe me qënë se rinja në Korfus bashkë me kunetërit e mij, i këshillova të ja japin arkën me flamurin Marigosë Pozhjos (Papakosta Poçi) që ndodheshe në Korfus për vilegjaturë [pushime, S. Ç.].

Për këtë flamur që u gjent ditën 28 Nëntor 1912 dhe u ngrit atë ditë dhe u përdor për hyrnek që qëndisnë dhe të tjera flamur, u bë fjalë shumë më von se Marigoja kishte ambicion të thoshte se flamuri që u ngrit për të parën herë atë ditë e qëndisi ajo vetë me duart të saja!! Marigoja ishte patriote, po deshte ta monopolizojë patriotizmin shqipëtar, dhe po të ishte e mundur të futëte hundët kudo qoftë dhe në politikë!!” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 46.]

Siç duket nga rrëfimi i Naçit, ngjarja ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së 6 dëshmorëve të Orman Çifligut më 17 korrik 1911 në Korçë. Pavarësisht rrethanave të rrezikshme, çeta e atdhetarëve të Amerikës, me në krye Kol Rodhen, kishte udhëtuar me dy grupe prej Brindisit në Korfuz, me synim kalimin prej andej në brigjet e Shqipërisë. Pasja e flamurit në bagazhet e çetarëve nisur për luftë është krejt e natyrshme: ky ishte simboli rreth të cilit bashkoheshin në përpjekjen e tyre për fitimin e lirisë së Shqipërisë.

Pra, flamurin nuk e kishin marrë me vete për ta çuar në Vlorë, ky ishte flamuri që do t’u printe në betejat, drejt të cilave ishin nisur. Flamuri shkoi në Vlorë krejt rastësisht, në rrugën më të sigurt, përmes duarve të patriotes së besuar, Marigo Pozios. A ndenji flamuri në sepetet e znj. Pozio deri pothuaj pas një viti e gjysmë, më 28 nëntor 1912? Sigurisht që nuk e themi dot, teksa i vetmi person që do ta saktësonte këtë ishte Marigo Pozioja vetë. Mirëpo, znj. Pozio mbeti mbështetëse e variantit që mbizotëron edhe sot, se e qëndisi ajo flamurin. Në dobi të saj këtë e pohon, ca vite më vonë, edhe Kristo Floqi [“Gazeta e Re”, 9 dhjetor 1928].

Pikërisht këtë variant të M. Pozios dhe të K. Floqit kërkon të kundërshtojë Leonidha Naçi me variantin e tij të historisë, siç na thotë në parathënien e kujtimeve: “Në vazhdimin e shënimeve që vendosa të përmbledh në këtë broshurë do të paraqiten […] për çashtjen e flamurit të Shqipëtarëve Amerikës, mbi të cilën ka shkrojtur Floqi dhe Koli Rodhja […].” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 3.]. Nga variantet e mësipërme që rrëfejnë historinë e prejardhjes së flamurit të 28 nëntorit, vetëm dy prej tyre nuk marrin autorësinë apo pronësinë mbi atë flamur. Këta janë Kristo Floqi dhe Leonidha Naçi. Por janë variante të kundërta e nuk na ndihmojnë për të përcaktuar nëmos të drejtin, atë mbizotëruesin dhe më pranë së vërtetës. E sigurt mbetet një gjë: se flamuri i 28 nëntorit ka kaluar nga duart e Marigo Pozios, para se të varej në shtizë dhe të valëvitej prej duarve të Ismail Qemalit.

Kështu, sërish nuk e themi dot si qëndron e vërteta, nëse Marigo Pozioja është bartësja e flamurit dhe prodhuesja e kopjeve të tij, apo edhe autorja e flamurit të parë të ditës së pavarësisë.

Mbetet të këndellemi me këtë prodhimtari të begatë variantesh për autorësinë e flamurit, si dhe të urojmë që shqiponja dykrenore të valëvitet ngaherë krenare në trojet e shqiptarëve./BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.