Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunën në 97: Nuk ndalonin makinat, isha mbuluar në gjak. Mjeku më tha se…

DEBAT E mërkurë, 13 Maj 2026 21:33
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunën në 97: Nuk ndalonin makinat, isha mbuluar në gjak. Mjeku më tha se…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përballë Nikoll Lesit për 35-vjetorin e gazetës ”Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama rrëfeu episodin e dhunës së ushtruar ndaj tij në atë periudhë, duke treguar momentet dramatike pas sulmit fizik që pësoi natën e 22 janarit 1997, kur punonte për gazetën KOHA JONE. Rama tha se autorët e kishin lënë të plagosur në tokë, duke menduar se kishte humbur jetën, ndërsa ai kujtoi frikën, kaosin dhe atmosferën e terrorit që mbizotëronte. ”Ishte katastrofë totale. Mjeku në spital më tha se plagët ishin tentativë për vrasje, ndërsa në Francë më thanë se më kishte shpëtuar gjatësia dhe sporti”, u shpreh Rama gjatë bisedës.

Pjesë nga biseda

Nikollë Lesi: Gazeta Koha jonë i rrëzoi Saliut referendumin e 94-trës dhe bëri shumë mirë. Por unë po të përgjigjem me Spartak Ngjelën sepse vetë  nuk e them dot. Spartak Ngjela thotë po të mos ishte gazeta Koha jonë e periudhës 92-97  do ishte akoma Saliu mbret sot e kësaj dite, as PS në pushtet dhe asgjë. Do kishte ndryshuar çfarë të donte ai, si mbretëri do ishte kthyer. Koha Jonë i doli përballë. Shumë veta e akuzojnë, por Koha Jonë  ishte e vetmja media e lirë asokohe. Por me pas vjen djegia e gazetës Koha Jonë në 3 mars 1997. Nuk e di si e ke ndjekur djegien e redaksisë, Edi?  A ke qenë në Shqipëri në 3 mars apo jo?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri Edi Rama: S’kam qenë unë se unë u paketova i pari dhe ndejta disa ditë në shtëpi dhe pastaj ika në Francë. Ishin dy momente që kuptova se sa thellë kishte vajtur ideja domethënë, që e para se ajo skena që tregon ti tek spitali, ajo ishte jashtëzakonshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nikollë Lesi: Po kam qenë dëshmitar.

Kryeministri Edi Rama: Po ishte e jashtëzakonshme nga ana ime. Se unë në momentin kur ata më lanë në tokë kur me goditën me leva ata menduan që mbarove më lanë në tokë dhe unë, se harroj i shtrirë shoh gjithë dritaret, se shtëpia ime ishte te një si formë si dy L me një oborr të brendshëm ishin parafabrikatet dhe ishte një bllok dhe shoh gjithë dritaret, dritat me njerëzit në dritare. Ishte kështu si një amfiteatër. Edhe aty mora fuqi, u çova dhe fillova duke iu bërtitur atyre “Rrini nëpër dritare po kështu do t’ju vini juve nëpër shtëpi”. Duke mbajtur fjalim. E kupton? Se isha akoma i nxehtë, nuk isha i vetëdijshëm unë se çfarë ndodh. Ndërkohë hunda bënte kër-kër-kërk edhe pastaj dal në rrugë afër te parafabrikatet poshtë, te ish-Uzina Enver. Dal në rrugë për të marrë makinë, nuk ndalonin makinat, nuk ndalonin dhe unë isha gjak dynjaja dhe më vonë me morën dy çuna ndaluan, më morën….Dhe shkruanin gazetat e Saliut se isha bërë vetë me bojë kuqe. Tmerr! Unë goditur gjithë gjak, kur një gazetë shkruan e nxirrte foton time sikur isha ngjyrosur me bojë të kuqe!!

Mund t'ju interesojë

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 8 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 9 orësh

Nikollë Lesi: Kanë qenë në faqe të parë ato. E di e di mirë!

Kryeministri Edi Rama: Gjithë gjak dhe thashë të shkoj ta bëj një foto përpara, jo para fotos thashë të shkoj njëherë të lajmëroj dikë se unë mund të iki nga kjo dynja dhe s’merr vesh se për çfarë dhe shkova te Sandër Furxhiu që punonte për BBC, që t’i lija ti thosha ja ku më ke dhe pastaj shkova te Kumi. I shkreti edhe ai dridhej. Ai dridhej më thoshte mua mos thuaj që e ke bërë te unë foton. Aty e shihja që ishte një situatë…,frikë e madhe, frikë e madhe. Mos thuaj që e ke bërë te unë të lutem fotografinë i shkreti. Dhe kur shkoj në spital ata çunat më thanë mua tani ne po të lëmë këtu. Nuk më çuan deri te dera. Më lanë, ishin 20-30 m larg dhe te dera unë akoma duke ecur se fillova të ftohesha dhe filloi të dridhej trupi edhe te dera ishte një ushtar. Ai ushtari ishte në qejf të vetë. Unë duke kaluar ai u çua, ku shkon ti tha ndërkohë që isha krejt me gjak në fytyrë e kokë. I thashë diçka që s’duhet ta thosha, po ja thashë. Nuk i bëri përshtypje atij, u ul prap ai. Hyj brenda unë më del një infermiere dhe një doktor. Edhe ajo infermierja po më shihte, i thashë unë, Edi Rama jam unë, i Kohës Jone. Ai doktori tha: “Moo ku më ra ky mua!!”. Të betohem. Ai gjatë kohës që më qepte, më thoshte Skënder se kishte frikë të me përmendte emrin. Më erdhi pastaj mu fut ai tjetri i këtyre që ishin me xhupa të zi, gardistët e Saliut, mu fut brenda ai, u fut në sallë, u fut u shtri te krevati tjetër. Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori e tha se kjo është tentativë për vrasje. Edhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti.

Nikollë Lesi: Me këtë atmosferë erdhi dhe djegia e gazetës Koha Jonë më 3 mars 97.

Kryeministri Edi Rama: Kështu që unë nuk kam qenë këtu kur u dogj. Po ajo ishte kapaku, domethënë.

Nikollë Lesi: Ajo histori ishte shkatërruese për KOHA JONE, ndejtëm 42 ditë s’doli gazeta Koha Jonë. Pastaj iku stafi, u shpërnda, ra pak kështjella. Erdhi dhe PS-ja në pushtet dhe filloi beteja e dytë që nuk do të pëlqejë se je kryetar i Partisë Socialiste, po unë jam i detyruar ta them se është përvjetori i 35 i gazetës Koha Jonë dhe kjo është historia si djathtas si majtas.

Kryeministri Edi Rama: Mos e bëj krahasimin tani se me ato që ke përjetuar ti e familja. Po prit se ti nuk po thua pjesën e familjes.

Nikollë Lesi: Më hodhën shtëpinë në erë.

Kryeministri Edi Rama: Po shtëpia në erë, po bashkëshorten, po fëmijët të vegjël fare. Jo, po ti, çuni i atij, do ta vrasim, do ta bëjmë. Domethënë dhe jo njëherë, jo njëherë. Pesë vjet rresht.

Nikollë Lesi: Edi se më ktheve prapë në kohën kur ishte tmerr liria e medias. Mbaj mend se në një moment (3 mars 1997) gryka e topit e tankut që ishte drejtuar nga ato të Gardës, isha në kat të dytë te shtëpia aty te Petro Nini ku, me ato grilat e vogla që ishin atëherë të kohës ashtu, dhe dëgjoj unë këtë gjuhën pak veriore, se s’dua të fyej njeri, zona të caktuara po besoj e nënkupton që thoshin “bjeri vlla me grykën e topit ta hedhim në erë Nikoll Lesin”. Gryka e topit te tankut ishte te dritarja ime.

Ndërkohë në pallat jetonte edhe shefi i ushtrisë, Adem Çobani ka qenë shefi i ushtrisë atëherë, burrë zotëri, ka ikur në Amerikë tani, ai ishte në kat të gjashtë. I thonin njeri tjetrit gardistët “Mos se kemi shefin e shtabit këtu, se mos hedhim në erë dhe atë”, se më kishin shkatërruar. Pra në fakt nuk bëhet krahasim, por më lejo prapë të vij në vite, se janë 35 vite Edi. Në kohën e PS-së u kërkua imuniteti i botuesit Koha Jonë dhe u përballa edhe me pushtetin e PS me kryeministrin e kohës Fatos Nano. Ballë për ballë dhe e rrëzova me vota në parlament. Ai donte të me burgoste për shkrimet e gazetës KOHA JONE kundër kryeministrit të PS. Më shkatërroi, por edhe unë kontribova për ta rrëzuar nga pushteti….

Etiketat e lidhura

edi ramakoha jonenikoll lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 2 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 3 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.