Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si e pasqyronin mediat turke Shqipërinë e viteve ‘20

Shqipëria ishte përballur në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme me pushtime edhe gjatës së Luftës së Parë Botërore, edhe pas mbarimit të saj, pavarësisht se ajo nuk kishte luftuar kundër Shteteve të Antantës, dhe shqiptarëve u ishte dashur të luftonin sërish për të rifituar pavarësinë. Në këtë periudhë Shqipëria detyrohet fillimisht të luftojë kundër Italisë, pastaj kundër Greqisë dhe Serbisë, dhe kjo situatë në Shqipëri ndiqet nga afër edhe nga shtypi turk i kohës. Para se të kalojmë në lajmet lidhur me përpjekjen e Shqipërisë kundër Italisë do të ishte e dobishme t’u hedhim një sy edhe lajmeve të tjera që kanë zënë vend në shtypin turk të kohës në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë.

 Lajmet në lidhje me Kongresin e Lushnjës, i cili zë një vend të rëndësishëm në Përpjekjen e Shqipërisë për Pavarësi, botohen në gazetat “Vakit” dhe “Hakimiyeti Milliye”. Gazeta“Hakimiyeti Milliye” e datës 20 dhjetor 1920 shkruan se në Kongresin e Lushnjës, i mbledhur në datat 28-31 janar 1920, është marrë vendimi për të luftuar nëse do të jetë e nevojshme për sigurimin e pavarësisë dhe lirisë, si dhe përcaktimin e kufijve të Shqipërisë. Sipas lajmit të gazetës për të realizuar këto vendime krijohet edhe një Këshill i Naltë (i Lartë), i përbërë nga 4 vetë dhe pa kaluar ende disa muaj nga marrja e këtyre vendimeve shqiptarët kalojnë në kundërmësymje dhe arrijnë që ti ndalojnë serbët, që kishin sulmuar Shkodrën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kurse gazeta “Vakit” e datës 3 maj 1920 u përcjell lexuesve se Parlamenti Shqiptar i mbledhur në Tiranë kishte hartuar një program kombëtar dhe në vend të qeverisë së Durrësit ishte krijuar një qeveri e re e drejtuar nga Sulejman Fehmi Delvina. Ndërsa gazeta “Vakit” e datës 21 nëntor 1920duke u mbështetur në lajmet e marra nga intelektualët shqiptarë në Stamboll u përcjell lexuesve se në vend të Sulejman Fehmi Delvinës, i emëruar kryeministër nga Kongresi i Lushnjës, ishte caktuar Iljas Bej Vrioni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendin më të gjerë në shtypin turk brenda komiteteve dhe shoqërive të krijuara për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë e zënë lajmet në lidhje me Shoqërinë Ndihmëtare Shqiptare (Arnavut Teavün Cemiyeti) të themeluar në Turqi. Një informacion në lidhje me këtë shoqëri gazeta “Yeni Gün” (Dita e Re) e jep në shkrimin me titull “Fati i Shqipërisë”, botuar në numrin e datës 28 shkurt 1920.Gazeta “Peyamı Sabah” e datës 5 nëntor 1921 në faqen e dytë të saj shkruan se Shoqëria Ndihmëtare Shqiptare në datën 4 nëntor 1921 ka organizuar nën drejtimin e Halil Pashës grumbullimin në Stamboll të më shumë se tre mijë shqiptarëve. Pra në këtë mënyrë shtypi turk u përcjell lexuesve zhvillimet në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë. Pas këtij rikujtimi të shkurtër tani le të shikojmë se si është pasqyruar në shtypin turk të kohës lufta e Shqipërisë me Italinë. Pavarësisht se në traktatet e fshehta që u bënë gjatë Luftës së Parë Botërore një pjesë e tokave të Anadollit dhe Shqipërisë u ishin premtuar Italisë, pas luftës një pjesë e rëndësishme e këtyre vendeve iu dhanë Greqisë. Një disfatë e tillë në politikën e jashtme solli në Itali fuqizimin e opozitës socialiste dhe të opozitarizmit kundër ushtarëve dhe armatimeve që qeveria italiane kishte dërguar në Shqipëri. Kjo kundërvënie jep rezultat dhe me fuqizimin e opozitës në Itali edhe vet Ministri i Mbrojtjes detyrohet të pranojë që kushtet në të cilat ndodhet vendi e pengojnë dërgimin e trupave ushtarake në Shqipëri. Këtë çështje gazeta turke “Alemdar Gazetesi”, në numrin e datës 30 qershor 1920ua përcjell kështu lexuesve të saj: “në përgjigje të kërkesës së socialistëve për interpelancë qeveria italiane deklaroi se Italia ka hequr dorë nga protektorati i saj në Shqipëri, por ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën Roma do të vazhdojë të mbrojë pikëpamjet e saj mbi të ardhmen e Shqipërisë”.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 12 orësh
𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Para 12 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 15 orësh

Gazeta“Vakit Gazetesi” në faqen e parë të numrit të datës 3 maj 1920 boton një shkrim nën titullin “Situata në Shqipëri”, ku thotë se Italia ka vendosur ta njohë Shqipërinë si një qeveri të pavarur dhe në datën 11 mars 1920 fqinji i saj (Shqipëria) bashkë me qytetin e Shkodrës kanë hyrë nën qeverisjen kombëtare[9]. Gazeta “Hakimiyeti Milliye” e datës 9 maj 1920 në lajmin me titull “Në Shqipëri” shkruan se në Tiranë është krijuar qeveria e re e përkrahur edhe nga Serbia, i gjithë Epiri i Veriut i ka mbetur Shqipërisë, forcat e armatosura shqiptare të përbëra nga 500 vetë kanë kapur nga italianët armë, municione dhe mitraloza, forcat e armatosura shqiptare kanë shkruar nëpër fshatra dhe kanë kërkuar njohjen e qeverisë e re të Shqipërisë dhe si rezultat i boshatisjes së atyre krahinave nga italianët, forcat e armatosura shqiptare i janë afruar kufirit grek.

 Ndërkohë që në Tiranë vazhdonin bisedimet e armëpushimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, si rezultat kjo i përpjekjes që populli shqiptar kishte bërë kundër Italisë, gazeta “Peyamı Sabah” në faqen e parë të numrit të datës 3 korrik 1920 shkruan se gjatë diskutimeve në parlament për buxhetin 6-mujor Italia kishte marrë vendim për të mos e braktisur Vlorën deri sa të ishte e sigurt që Vlora nuk do të pushtohej nga ndonjë shtet tjetër]. Pas gjithë këtyre zhvillimeve në 2 gusht të vitit 1920 ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë nënshkruhet një protokoll dhe Italia vendos të tërhiqet nga Shqipëria. Gazeta“Vakit Gazetesi” e datës 20 gusht 1920 i njofton lexuesit mbi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Italia, dhe në Vlorë e në të gjithë kufijtë e tjerë të vendit është vendosur një qetësi e plotë. Gazeta “Yeni Gün Gazetesi” e datës 24 gusht 1920 shkruan se në këtë proces shqiptarët kanë nisur të demonstrojnë një qëndresë të papritur kundër ushtrive italiane që kishin pushtuar vendin e tyre dhe në përpjekjet me këto ushtri shqiptarët kishin kapur rob shumë ushtarë italianë duke i detyruar ata që të tërhiqen. Ndërkaq gazeta “Vakit Gazetesi”, e datës29 nëntor 1920 shkruan se qeveria italiane e ka firmosur Protokollin e Vlorës dhe pranon dhe respekton plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.

Si përfundim për arsye se pas fillimit të Luftës Nacionalçlirimtare Turke Italia me Greqinë kishin qenë pushtues të përbashkët edhe në Anadoll, edhe në Shqipëri shtypi turk fillon dhe i kushton një vëmendje më të madhe Përpjekjes së  Shqipërisë për Pavarësi. Kjo vëmendje rritet edhe më shumë në relacionin Shqipëri-Greqi. Kështu që mund ta lëmë për javën e ardhshme pasqyrimin në shtypin turk të kohës luftën për pavarësi që Shqipëria ka bërë kundër fqinjit të saj, Greqisë.

Në këtë situatë Qeveria e Shqipërisë i propozon kolonelit të shtabit në pesion, që jetonte në Izmir, Selahattin Shuaip Beut (Selaudin Shkozës) postin e Ministrit të Luftës. Edhe Selahattin Shuajip Beu e pranon këtë detyrë me miratimin dhe porositë e Mustafa Qemal Pashait, që ishte Kryetari i Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), dhe në datën 8 janar 1921 mbërrin në Shqipëri. Bie në sy se aktiviteti ushtarak veçanërisht në kufirin e Shqipërisë me Greqinë në vitin 1921 pas organizimit të ushtrisë së rregullt shqiptare nga Ministri i Luftës Selaudin Shkoza ndodh në të njëjtën kohë me intensifikimin e mobilizimit ushtarak në frontin perëndimor të Turqisë. Si rezultat i krijimit të frontit të përbashkët nga Turqia me Shqipërinë kundër pushtimit grek shtypi turk i kohës fillon e ndjek më nga afër përpjekjen Shqipëri-Greqi në vitin 1921, me të njëjtën vëmendje që ndiqte edhe luftën turko-greke të këtij viti.

Gazeta “Hakimiyeti Milliye” e datës 18 shkurt në lajmin me titull“A mos kemi një luftë shqiptaro-greke?” njofton se qeveria shqiptare i ka shpallur luftë Greqisë dhe repartet e ushtrisë shqiptare nën urdhrin e Ministrit të Luftës, Selaudin Shkoza kanë pushtuar Janinën.Gazeta “Vakit” e datës 21 mars 1921shkruan se në zgjedhjet që janë mbajtur në Shqipëri kanë dominuar nacionalistët, ushtria shqiptare është formuar sipas parimeve drejtuese turke dhe Selaudin Beu bashkë me oficerët e zgjedhur po punojnë natë e ditë për ushtrinë shqiptare[3]. Sipas gazetës “Vakit” të datës 27 prill 1921 ushtria shqiptare, oficerët dhe zabitët e të cilës kanë fituar një përvoje të madhe disavjeçare në ushtrinë turke, megjithëse është një ushtri e vogël në numër, e përbërë nga disa mijëra vetë, është një ushtri mjaft e rregullt dhe përbën bërthamën e ushtrisë kombëtare të Shqipërisë.

Kurse shtypi grek mundohet të tërheqë vëmendjen e Anglisë dhe të Perëndimit për këtë mbështetje turke në kufirin e saj me Shqipërinë duke i cilësuar si “Zabitët e Qemalit, zabitët qemalist” ushtarakët dhe “Nëpunësit e Qemalit, nëpunësit qemalist” nëpunësit që kishin shkuar nga Turqia në Shqipëri dhe që luftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Gazeta “Vakit” e datës 30 prill 1921 ndan me lexuesit informacionet që i ishin përcjellë gazetave të Izmirit nga Athina. Sipas të cilave, një grup “Zabitë të Qemalit” kanë kaluar në Shqipëri dhe për një muaj kanë punuar për formimin dhe organizimin e ushtrisë shqiptare dhe kanë përqendruar forcat në kufi[5].

Materiali u përgatit nga Dr. Halil Ozçan Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Hacettepe” në Ankara. Përshtati në shqip; Serdar Huseni. (TRT)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.