Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Bamir Topi komenton arrestimin e kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Lajme E hënë, 28 Shtator 2026 13:57
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Bamir Topi komenton arrestimin e kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te situata e krijuar rreth Shërbimit Informativ të Shtetit dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai e cilësoi çështjen e SHISH si një ngjarje me peshë të veçantë për shtetin shqiptar, duke theksuar se pasojat e saj lidhen edhe me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Sipas ish-presidentit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk është një strukturë që mblidhet në mënyrë të shpeshtë, por thirret nga Presidenti në raste kur zhvillimet kanë një rëndësi të veçantë.

”Këshilli i Sigurisë Kombëtare, në një farë mënyre konsiderohet si këshill në ndihmë të presidentit. Thirret nga presidenti dhe ai nuk mblidhet në mënyrë shumë frekuente, por në ngjarje të rëndësishme”,-tha në ”News 24”. Topi sqaroi se fakti që Këshilli nuk mblidhet për çdo zhvillim nuk do thotë se komunikimi institucional ndërpritet. Sipas tij, mbledhja e tij tregon se një çështje ka marrë një përmasë të rëndësishme publike dhe shtetërore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Topi vuri theksin te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe te rëndësia e besueshmërisë së institucioneve shqiptare, veçanërisht në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s. ”Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ti mban komunikim të vazhdueshëm me partnerët. Edhe në rast se nuk ka gjë konkrete, nuk kam informacion konkret, por tek e fundit, fillon dhe bie rëndësia e kredibilitetit e partnerëve ndaj teje”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për mënyrën sesi zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Bamir Topi theksoi se diskutimet zhvillohen me dyer të mbyllura dhe se mënyra e komunikimit me publikun mbetet në diskrecionin e Presidentit. Ai solli në vëmendje edhe një precedent nga koha kur ishte në krye të Presidencës, duke iu referuar tragjedisë së Gërdecit. ”Unë kam pasur një rast kur ndodhi ngjarja e Gërdecit, ku u mblodh Këshilli rreth një javë pas ngjarjes. Unë zgjodha t’i drejtohem publikut me një apel publik, dhe më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura”. Në fund, Topi nënvizoi rëndësinë e debatit institucional gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë, duke argumentuar se prania e drejtuesve kryesorë të shtetit krijon mundësinë për një analizë të gjerë të situatës.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 33 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 57 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 59 minutash

Etiketat e lidhura

Bamir Topi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.