Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 14:11 Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale! Vetëm një javë pas fitores së opozitës së mbështetur nga studentët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, autoritetet kanë arrestuar Marko Kriçakun, drejtuesin e Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbyllen kurset elitare “Komando” dhe “Operator i Zbulimit”, ministri Nufi: Hap i ri për modernizimin e Forcave Speciale

Lajme E mërkurë, 29 Korrik 2026 17:49
Mbyllen kurset elitare “Komando” dhe “Operator i Zbulimit”, ministri Nufi: Hap i ri për modernizimin e Forcave Speciale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Regjimentin e Operacioneve Speciale (ROS), në Zall Herr u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit “Komando” dhe kursit të “Operatorit të Zbulimit”, në praninë e Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtuesve të lartë ushtarakë, efektivëve dhe familjarëve të kursantëve. Aktiviteti nisi me demonstrime operacionale të realizuara nga kursantët dhe efektivët e Regjimentit të Operacioneve Speciale, të cilat pasqyruan aftësitë e fituara gjatë stërvitjes intensive. Të pranishmit ndoqën skenarë të mbijetesës, ndërtimit të pikës së vrojtimit, operacioneve të zbulimit dhe mbikëqyrjes së objektivave me vlerë të lartë, ndërhyrjes në godinë, përdorimit të sistemeve pa pilot, tërheqjes në fushën e luftimit, njohurive të armatimit dhe luftimit trup më trup.

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi përgëzoi kursantët për përfundimin me sukses të dy prej kurseve më kërkuese të Forcave të Armatosura, duke e cilësuar këtë moment si kurorëzim të një prove karakteri, profesionalizmi dhe përkushtimi. “Për muaj me radhë jeni përballur me sfida fizike, psikologjike dhe profesionale, duke dëshmuar se Forcat Speciale ndërtohen mbi disiplinën, vendosmërinë dhe besimin te skuadra. Sot fitoni jo vetëm një kualifikim të merituar, por mbi të gjitha besimin për të qenë pjesë e elitës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ministri Nufi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur te zhvillimet e mjedisit të sigurisë, Ministri Nufi theksoi se teknologjia, inteligjenca artificiale, sistemet pa pilot dhe kërcënimet hibride po transformojnë mënyrën e zhvillimit të konflikteve, ndërsa suksesi i një force moderne matet me gatishmërinë, profesionalizmin dhe aftësinë për t’u përshtatur. “ROS mishëron pikërisht këto cilësi dhe përfaqëson majën e aftësive operacionale të Forcave të Armatosura. Shqipëria është pjesë aktive e transformimit të NATO 3.0 dhe po investon seriozisht për të ndërtuar Forca të Armatosura moderne, të afta të kontribuojnë me dinjitet në mbrojtjen kolektive të Aleancës”, deklaroi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri Nufi nënvizoi se rritja e buxhetit të mbrojtjes në 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë Shqiptare për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ndërsa theksoi se në qendër të këtij transformimi mbeten njerëzit. “Ne duam të ndërtojmë Forca të Armatosura më moderne, më të afta dhe plotësisht të ndërveprueshme me aleatët tanë. Forca të pajisura me teknologjinë më bashkëkohore, me infrastrukturë moderne dhe, mbi të gjitha, me personel të trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s. Dhe në qendër të këtij transformimi janë njerëzit!”, u shpreh Ministri Nufi.

Mund t'ju interesojë

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes intelig...

Para 12 minutash
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta:...

Para 2 orësh
Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Para 3 orësh

Gjatë ceremonisë u zhvillua betimi i kursantëve “Komando”, ceremonia simbolike e vendosjes së Beretave Blu dhe shpërndarja e certifikatave për kursantët e dalluar nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale. Pas ceremonisë, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm zhvilluan një vizitë në shtabin e Regjimentit të Operacioneve Speciale, ku u njohën nga afër me ecurinë e njësisë, misionet, kapacitetet dhe prioritetet e zhvillimit të saj.

Etiketat e lidhura

Ermal Nufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!
Para 6 minutash

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale
Para 12 minutash

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 1 ore

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 2 orësh

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 16 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 7 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 16 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.