Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediu: Prioritet e qeverisjes së pas 25 prillit duhet të jenë zgjidhja e çështjes së pronës dhe politika e jashtme

Lajme E mërkurë, 17 Shkurt 2021 12:34
Mediu: Prioritet e qeverisjes së pas 25 prillit duhet të jenë zgjidhja e çështjes së pronës dhe politika e jashtme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Republikane kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu bëri disa sugjerime që duhet të përfshihen në programin e përbashkët të qeverisjes së opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto propozime të Mediut përfshijnë zgjidhjen e çështjes së pronës private në mbështetje të pronarit të ligjshëm, të përndjekurit politikë, reforma rregullatore në ekonomi, si dhe politika e jashtme dhe interesi kombëtar”, u shpreh kryerepublikani Mediu.

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 3 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 3 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 4 orësh

“Programi që ka paraqitur Partia Demokratike është një program jashtëzakonisht pozitiv, i cili ka ndërtuar tashmë një alternativë, në raport me mashtrimet dhe me korrupsionin dhe me këtë që ka ndërtuar antishtetin e Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që është e rëndësishme, e kam thënë edhe më parë, është e domosdoshme që ky program të kthehet në një program i opozitës, ku të gërshetohen dhe të përfshihen dhe idetë e partive të tjera politike opozitare, në mënyrë që të jetë program i qeverisjes i opozitës.

Padyshim, edhe ne kemi ecur në platformën në programin tonë politik dhe elektoral, dhe unë do të doja që të ngre këtu disa çështje të cilat mendoj që duhen përfshirë patjetër në programin e qeverisjes së nesërme.

Në qoftë se ka një krim të kryer mbi shoqërinë shqiptare, por edhe mbi ekonominë shqiptare është çështja e pronës private. Janë mbi 8 mijë viktima nga mosrespektimi i të drejtës së pronës private në Shqipëri dhe çështja e pronës private është sa një çështje e së drejtës, është një çështje sociale, është një çështje ekonomike, është dhe një çështje politike.

Unë vlerësoj qëndrimin  e Partisë Demokratike për ta riparë pozicionin e vet në raport me pronat dhe meqenëse Partia Republikane ka qenë partia e vetme në mbështetje të lirisë dhe të drejtës së pronës të përcaktuar në Kushtetutë, mendoj që duhet të koordinojmë qëndrimin tonë, në mënyrë që t’i shërbejmë më në fund kthimit të pronës tek i zoti dhe kompensimit me vlerën e tregut.

Kjo është një domosdoshmëri përballë jo thjesht pronarëve, por përballë shoqërisë shqiptare.

Unë vlerësoj maksimalisht që Partia Demokratike ka angazhuar dhe në drejtim të fushatës elektorale figura nga të përndjekurit politikë që vijnë nga familje tërësisht të përndjekura dhe ky është një hap jashtëzakonisht pozitiv, por nuk është e mjaftueshme që ne të përqendrohemi vetëm në disa figura, por ta shohim çështjen e të përndjekurve politikë si një detyrim të së djathtës karshi asaj shtrese e cila është persekutuar nga regjimi komunist dhe patjetër duhet vendosur një standard marrëdhëniesh të tjera në vlerësimin e kontributeve, të angazhimeve të tyre, të mundësive ekonomike, të mundësive të punësimit, në angazhime të drejtpërdrejta  të cilat kërkojnë një plan shumë të qartë, por mbi të gjitha mendoj që e gjithë kjo shtresë e të përndjekurve politikë kërkon vlerësimin e drejtë historik  të asaj që ka ndodhur në Shqipëri, gjë që nuk u bë asnjëherë.

Besoj që një pikë e vlefshme që duhet të trajtojë programi i opozitës është dhe një politikë e jashtme sa më e qartë, sepse Edi Rama ka deformuar apo devijuar boshtin euro-atlantik të integrimit që ka qenë busulla orientuese e shqiptarëve.

Është shumë e rëndësishme reforma rregullatore, e cila duhet të synojë në 3 pika:

E para: Rritja e besueshmërisë së publikut tek stabiliteti makrofiskal. Rritja e borxhit publik dhe detyrimet e shumta të ndërmarra në kontrata pothuajse tërësisht korruptive të PPP-ve, shifrat kontradiktore që raportohen në lidhje me treguesit kryesorë buxhetorë nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, kërkojnë masa të jashtëzakonshme, shumë të forta nga ana e qeverisë sonë nesër, për të kthyer besimin e publikut tek financat, dhe liria ekonomike në treg kërkon padyshim të tjera standarde që kanë të bëjnë me reformën rregullatore dhe vendosjen e detyrimeve ligjore përballë gjithë institucioneve për të respektuar lirinë e tregut dhe për të respektuar raportet e drejta me biznesin, pra jo një mbivendosje të shtetit mbi biznesin por një partneritet të shtetit me biznesin për të krijuar hapësira, vende pune, që krahas politikave fiskale, taksave të ulëta, të kemi një raport të drejtë të shtetit me biznesin.

Një pikë tjetër do të ishte dhe për sa i përket pasurive publike, të cilat krijojnë përfitime për shoqërinë. Pra përgjithësisht pasuritë publike këtu konsiderohen si pronë e shtetit që shteti mund t`i japë dhe mund të ndërtojë marrëdhënie në mënyrë preferenciale duke bërë politika klienteliste, të cilat asnjëherë nuk i kanë shërbyer zhvillimit të ekonomisë kombëtare, interesit kombëtar, por interesave specifike të disa individëve dhe politikave korruptive të qeverisë”, u shpreh në fjalën e tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu.


Etiketat e lidhura

Fatmir Mediu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.