Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Mrizi i Zanave” na çon përmes “Shtegut të Poezisë Fishtjane” në sofrën e bekimit “Mirë se ju ka prû Zoti!”

Kultura E martë, 21 Tetor 2025 21:50
“Mrizi i Zanave” na çon përmes “Shtegut të Poezisë Fishtjane” në sofrën e bekimit “Mirë se ju ka prû Zoti!”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Nuk do të kishte një mënyrë më origjinale se kjo për të kremtuar ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, për të risjellë në shpirtin e përtëritjes, jo vetëm poetin, por edhe figurën qendrore të veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe të stuhishme të kapërcyellit historik. Për të rikthyer në kujtesë dhe mirënjohje, një prej figurave monumentale të përkatësisë sonë identitare.
“Mrizi i Zanave”, përmes një postimi të bërë në mediat sociale, ka laçuar zhvillimin e një eventi, sa të veçantë aq dhe domethënës, “Shtegu i Poezisë Fishtjane”, i cili në vetvete është një udhëtim në pafundësinë e magjisë së vargjeve të Poetit Kombëtar, por edhe zbritjen nga qielli në tokë të këtij vullneti përjetësie dhe krenarie, për ta çuar këtë shpirt të poezisë në çdo shtëpi fishtjane dhe në çdo përkatësim të hyjshëm të begatimit dhe bujarisë së amanetit të brezave, që “Shtëpia asht e Zotit e mikut.”

“Shtegu i Poezisë Fishtjane”, do të zgjatojë si një pelegrinazh i shenjtë në datat 23,24,25, dhe do të finalizojë më 26 tetor. Ky udhëtim simbolik është me rastin e 23 tetor 1871, 154-vjetorin të ardhjes në jetë, në këtë truall, të Homerit Shqiptra, me emrin e pagëzimit Zef, i biri Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit nga Kotrri, më i vogli i tre vëllezërve dhe një motre, që u bë ndër më të mëdhenjtë shqiptarë të historisë.
E veçanta e këtij eventi nuk është vetëm shtegtimi poetik i Fishtës, vargjet që do të shoqërojnë në vendlindjen e poetit, por edhe mikpritja që do të shtrohet në çdo sofër të vendlindjes së poetit dhe kritikut. Në Fishtë të Zadrimës, aty ku hodhi hapat e parë Zefi i vogël, banorët në nder të këtij privilegji do të hapin dyert e shtrojnë sofrat. Do të presin me një nga urimet më të jashtëzakonshme, që u del nga zemra dhe shpirti, “Mirë se ju ka prû Zoti!”, dhe do të dëshmojnë se janë të denjë, për ta ofruar përulësinë dhe mirësinë, si një shprehje e mirënjohjes së asaj që ata përfaqësojnë, jo vetëm si fishtjanë por edhe si shqiptarë.
Bashkia Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit Fishtë, hapin dyert në këto data në kremte të Tetorit Fishtjan. Ata ftojnë dashamirësit e Fishtës, shkollat, familjet të jenë vizitorë të kësaj bujarie fishtiane, të këtij begatimi zemrash dhe sajdisje duarsh dhe përkujdesi, që me punë dhe përkushtim kanë shndërruar vendlindjen e poetit të madh, në një nga atraksionet lider të turizmit dhe disa nga piketat më unike të sipërmarrjes së agroturizmit.
Duhet konsideruar sakaq falënderimi që “Mrizi i Zanave” i bën Drejtoreshës së Kulturës së qytetit Lezhë për përkujdesjen, që kjo sipërmarrje të kapi pritshmëritë për të qenë një kremtim dinjitoz për Fishtën e madh në Fishtën e duarve të palodhura dhe sofrave të mikpritjes.
Sot që idetë vlejnë po kaq sa edhe realizmi i këtij nderimi për birin e tyre, ky event me shumë gjasë do të hyjë në manifestimet kulturore dhe kulinarike si një traditë, si një pasurim i vlerave dhe mirënjohje e përkatësisë, si një zgjim përmes ndërmendjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 3 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 3 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 4 orësh

Etiketat e lidhura

“Mirë se ju ka prû Zoti!”“Shtegut të Poezisë Fishtjane”23 tetor 1871albert vatajAt Gjergj FishtaMrizi i Zanave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

4 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.