Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:21 Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogacheku-n për ambasador të SHBA-së në Kosovë. “Mikhail Bogachek, nga Florida, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në ditëlindjen e Zhani Cikos, një jete dhe vullnese që u bë tempull, një emri dhe vepre që u shndërrua në epokë

Kultura E hënë, 8 Dhjetor 2025 15:45
Në ditëlindjen e Zhani Cikos, një jete dhe vullnese që u bë tempull, një emri dhe vepre që u shndërrua në epokë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka figura që nuk maten me vitet, por me peshën e dritës që kanë hedhur mbi kulturën e një kombi. Ka njerëz që nuk njihen thjesht nga titujt, por nga trashëgimia e thellë që ngulitet në ndërgjegjen kolektive. Ka emra që nuk përmenden, por përulen para tyre. Njëri prej tyre është Maestro Zhani Ciko, një nga shtyllat më të rëndësishme të artit shqiptar, një gjigant i muzikës, një përmasë prej së cilës gjenerata të tëra marrin frymëzim, formim dhe identitet.
Sot, kur ai kremton 80-vjetorin e lindjes, ne nuk shënojmë thjesht një jubile. Ne nderojmë një tempull. Një jetë të ngritur gur e dritë, me një përkushtim që kapërcen kufijtë e profesionit dhe hyn në sferën e misionit.

I lindur më 8 dhjetor 1945, në gjirin e një familjeje të përkushtuar ndaj artit, me babain e tij, Artistin e Merituar Mihal Ciko, diplomant në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos, dhe nënën pedagoge universitarе, ai mori që në lindje atë bekim fisnik që u ruajt dhe u shndërrua në lavdi kulturore.
Në moshën pesëvjeçare, daja i tij, kompozitori i shquar Nikolla Zoraqi, i vendosi në duar violinën. Aty filloi gjithçka. Aty u ndez edhe ai zjarr i brendshëm që as regjimi, as padrejtësia, as distancimi i dhunshëm nga skena nuk arritën kurrë ta shuajnë.
Me diplomimin në 1967, ai u bë një ndër violinistët më të spikatur të vendit, koncert-maestër dhe solist i Orkestrës së TKOB-it dhe Filarmonisë Shqiptare. Por shpërthimi i tij i madh erdhi shpejt: në moshën vetëm 25-vjeçare, emërohet Drejtor Artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, një mrekulli profesionale e parakohshme, dëshmi e gjenisë së tij.
Dhe megjithatë, ishte po aq i jashtëzakonshëm edhe në periudhën e errët kur regjimi e largoi nga skena dhe e dërgoi në Patos. Atje, në vend të dorëzimit, ai ringriti kulturën e një qyteti të vogël. Nga dhimbja, krijoi dritë. Kjo është shenja e njerëzve të mëdhenj.

Rikthimi i tij pas viteve ‘70 shënon një periudhë të artë; pedagog i shkëlqyer dhe drejtues i Liceut “Jordan Misja”, ku krijoi bazat e pedagogjisë moderne të muzikës në Shqipëri. Themelues i orkestrave të para të harqeve, ndër të cilat “Virtuozët e Rinj të Tiranës”, me të cilët fitoi çmime ndërkombëtare nga Austria, Belgjika, Hungaria, Franca, Gjermania. Dirigjent i dhjetëra produksioneve kombëtare dhe botërore, mjeshtër i repertoreve që shkonin nga Verdi e Puccini, te Mozart, Haydn, Bizet, Ëagner.
Reformator i Orkestrës Simfonike të RTSH-së për 14 vjet, duke transformuar imazhin e Shqipërisë në skenën kulturore europiane.
Drejtues i TKOBAP për një dekadë të tërë, ku solli 20 produksione të reja dhe 55 premiera, duke ringritur standardin e artit shqiptar në nivel europian.
Nën drejtimin e tij u ngjallën opera dhe balete kombëtare që sot janë pjesë e historisë sonë artistike:
“Dhoma”, “Një jetë në stuhi”, “Borana”, “Skënderbeu”, “Lumi i Vdekur”, “Migjeniana”, “Caravaggio”, “Zorba”, “Arrëthyesi”, e shumë të tjera.
Ai nuk ndërtoi thjesht një repertor, ai ngriti një traditë, një themel që e ka lartësuar artin tonë në skenën ndërkombëtare.
Nderimet – vetëm një pasqyrim i vogël i madhështisë, që kulmojnë me Mjeshtër i Madh (Shqipëri), Kryqi i Nderit për Shkencën dhe Artin (Austri), Kalorës i Artit dhe Letrave (Francë), Ylli i Artë Akademik (Itali), Nderi i Durrësit, Nderi i Patosit, Urdhëri “Naim Frashëri”. Vlerësim mbetet edhe si President i Bordit të TKOBAP-së, drejtues shoqatash elitare europiane.
Por Zhani Ciko është më shumë se kaq. Ai është një sistem vlerash, një metodë e të menduarit, një moral artistik, një pasion që nuk plaket.
Çka e bën të paharrueshëm nuk janë çmimet, nuk janë turnetë, as sukseset ndërkombëtare.
Është diçka më e thellë, ai ndërtoi një tempull të kulturës shqiptare, gur pas guri, me punë, mendje, sakrificë dhe vepër të vërtetë. Breza artistësh mbajnë sot mbi supet e tyre dritën që ai ndezi. Gjithashtu orkestra shqiptare mban tingullin që ai modeloi.

Teatri i Operas mban standardin që ai vendosi. Kultura jonë mban firmën e tij, të gdhendur thellë, si një vulë përjetësie.
Sot, në ditëlindjen e tij, ne nuk e urojmë. Ne e nderojmë.
Urime 80-vjetorin, Maestro Zhani Ciko!
Shëndet, jetë të gjatë dhe dritë të pashuar në rrugëtimin e artit që ende vazhdon.
Faleminderit për tempullin që ngrite, për brezat që formove, për vizionin që mbolli, për Shqipërinë kulturore që i dhe botës.
Ti je një thesar kombëtar.
Një kapitull që nuk mbyllet.
Një emër që do të përmendet sa herë flitet për madhështinë e artit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 2 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

“Arrëthyesi”“Caravaggio”“Lumi i Vdekur”“Migjeniana”“Zorba”albert vatajBoranaSkenderbeuZhani Ciko
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 1 minute

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 21 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.