Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një kartolinë për Papa Françeskun

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Irfan Rama

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 38 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Papa Françesku, ky njeri i madh i botës së djeshme dhe të sotme njerëzore, ky njeri i thjeshtë i njëjtë me thjeshtësinë natyrale të të thjeshtëve me pakompromisinë ndaj të padrejtësive, e korrupsionit të strukturave kombëtare e mbarë rajonale, njeriu që të gjithë jetën e tij ja ka kushtuar shtresave të varfërve, ndihmës të pakursyer ndaj tyre, njeriu i kulturuar dhe poliglot që komunikon me të gjitha “Format” e Homo Sapiensis nga më të pambrojturit e deri tek personalitetet botërore të politikës, shtetit, bizneseve, shkencëtarëve, artistët, sportistët, meshtarë të vegjël e kardinalë, gazetarë zevzek e jo shumë profesionistë-me “emër”- e shumë profesionistë që e duan botën e vendet e tyre me dashurinë përjetësore që të jep religjioni e Zoti e meriton shumë tejësisht një kartolinë nga të gjithë shqiptarët kudoqofshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo kundruall gjithë tokës sonë. Tokës së shenjtë, të bukur, shumë bujare e që i nxë të gjithë. Por politikat shpesh jo njerëzore, primitive, indiferente e në shumë vende diktatoriale ndaj të varfërve e të pamundshmëve bëjnë që shumë njerëz të vuajnë në botë nga uria e sëmundjet e ndryshme. Një kartolinë nga Shqipëria për Papën e gjithë njerëzimit që selektoi peligrinazhin e parë të tij në vendet europiane në Shqipëri për ta njohur nga afër këtë vend aq të afërt gjeografikisht e shpirtërisht me Vatikanin, këtë vend të panjohur për të më parë ose me njohuri të pakta për të por që ka fabrikuar prej shekujsh bashkëjetesën e shkëlqyer mes tre feve të krishterëve katolik, myslimanë dhe ortodoks kur Europa e prejardhjes së tij, jo më shumë se dy, tre shekuj më parë bënte shfarosjen e dy të tretave të qyteteve nga lufta vëllavrasëse katoliko-protestane, apo vështirësitë e bujtimit të katolikëve e ortodoksëve, “shtrigimit” të osmanëve të hershëm për zhdukjen e krishterimit në shekullin e 15 e deri në konfliktet e sotme midis feve në botë. Dhe Papa Françeskun e pritën të gjithë shqiptarët me 21 shtatorin e paharrueshëm të 2014, në Tiranë. U bashkuan edhe politikanët e majtë dhe të djathtë dhe në atë miting dhe meshë të paharruar ai i vlerësoi shqiptarët me përkorjen më të madhe dhe dha mesazhe kritike ndaj pushteteve shqiptare, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe frymëzoi rininë shqiptare për të bërë përpara në rrugët e pashkelura për progresin e Shqipërisë. Ky njeri i cili për mua dhe shqiptarët e ka fituar qysh në vitin e parë të udhëheqjes së Vatikanit çmimin Nobel të Paqes me mesazhet e mëdha ndaj frymës përbashkuese të tre feve kryesore e feve të tjera, në shërbim të njerëzimit, uljes së tensioneve përnxitëse të luftërave kudo në Botë por sidomos ato në vendet arabe, Lindjen e mesme etj, takimet në Stamboll me Ordoganin, presidentin e Turqisë, të Parin e Ortodoksisë njerëzore me një thjeshtësi e respekt hyjnor pa marrë për bazë se kush është i parë apo i dytë në botën e mbidheshme. Këtij Pape të paparë e të padëgjuar më parë që lufton për revolucionarizimin e Selisë së Shenjtë nga burokratizimi, për thjeshtëzimin e jetës së njerëzve të Zotit nëpërmjet shembullit personal të jetesës së tij që e kishte gjenike që nga Argjentina e tij e dashur. Një kartolinë nga Shqipëria për ATË që u kujtoi Eurodeputetëve të Parlamentit Europian me 22 Nëntor të këtij viti nga 28 vende “se ata nuk ulen atje pra në Parlamentin Europian vetëm për dietat e tyre apo drejtime të tjera, por për njerëzit dhe për një Europë të guximshme dhe të përgjegjshme”. Ky njeri i ZOTIT u bëri thirrje të parëve të Europës për rikthimin e frymën e bashkësisë, dhe qenies gati për njeri-tjetrin, nga e cila u krijua Europa e bashkuar. Kujtesa ime më shkon tek fryma vëllazërore që evidentoi Papa midis feve në Shqipëri që askush tjetër më parë nuk e kish evidentuar por që gjithmonë gjuhësohej si tolerancë ndërmjet feve në truallin e shqiptarëve. Dhe vërtet kjo më sjell nëpërmend, vitet 30 të shekullit të kaluar kur në rrugët kryesore të Shkodrës dilnin krah për krah At Gjergj Fishta me klerikun mysliman shumë të kulturuar Hafiz Alitari. Apo kjo më kujton babain tim farmacist Hamza Rama, që falej pesë herë në ditë-i cili kishte një miqësi të madhe me Padër Luigj Bumçin,( kryetarin e delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Konferencën e Paqes në Paris në vitet 1916-1919 për të mbrojtur tokat e Shqipërinë dhe që atëherë ishte famulltar në Kishën e Kallmetit me emër në Vatikan), bisedat e tyre shumë orëshe në ndihmë të të varfërve dhe shpëtimin e jetës të njerëzve nga sëmundjet e shumta që kishin kapluar rrethin e Lezhës, Shkodrës e tej – tej. Papa Françesku erdhi në tokën shqiptare për të nderuar jo vetëm 40 martirët që ishin kryqëzuar nga diktatura më e egër në Europë, por edhe për përvuajtësit e shumtë të tre feve për rreth pesë dekada. Një kartolinë për Papën në këtë Vit të Ri edhe për atë që vlerësoi rolin e mirditorëve në ruajtjen e religjionit kristian në 500 vjetët e Perandorisë Osmane. Është një Kartolinë për NJERIUN e Paqes Botërore.  

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.