
Kamerat kurth kanë fiksuar imazhe të jetës së botës së egër në parqet kombëtare të vendit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, një video nga “bota e faunës së egër në parqet tona kombëtare, të zbuluar falë kamerave kurth dhe kujdesit të specialistëve të zonave të mbrojtura”.
Në videokolazhin e botës së egër, identifikohen kafshë si macja e egër, ujku, dhelpra, kormorani i madh (shpend shtegtar), baldosa (vjedulla), pata e egër, sorkadhja, një tufë çakejsh si dhe lejleku.