Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 06:07 Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi masiv kibernetik ndaj frigoriferëve dhe kabineteve ftohëse të supermarketeve, një akt që ministri i saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD akuzon Ramën për bllokim antikushtetues të drejtësisë në çështjen Balluku

Lajme E diel, 21 Dhjetor 2025 14:56
PD akuzon Ramën për bllokim antikushtetues të drejtësisë në çështjen Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë të ashpër pas qëndrimit të shprehur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se mazhoranca do të presë përtej datës 22 janar, kur pritet vendimi i Gjykata Kushtetuese, përpara se të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike e cilëson këtë veprim si “një akt puçist dhe antikushtetues”, duke akuzuar kryeministrin se ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Sipas PD-së, vendimi i Ramës për të shtyrë procesin përbën një bllokim të drejtpërdrejtë të drejtësisë dhe një mbrojtje politike të Ballukut, duke i krijuar, sipas saj, kohë dhe hapësirë për të ndikuar në prova dhe dëshmitarë.

Partia Demokratike thekson se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen që shqyrton Gjykata Kushtetuese, pasi ajo, sipas deklaratës, bazohet në fakte dhe dokumente konkrete që lidhen me hetime për afera të mëdha financiare dhe projekte infrastrukturore.

Në deklaratë argumentohet gjithashtu se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, konkretisht neni 118, e detyrojnë Parlamentin që kërkesat për autorizim të masave të sigurimit ndaj deputetëve dhe ministrave t’i shqyrtojë pa vonesë dhe t’i përfundojë brenda afatit dyjavor, për t’i paraqitur më pas në seancën plenare.

PD akuzon Ramën se, përmes këtij veprimi, jo vetëm po bllokon pushtetin gjyqësor, por po uzurpon edhe kompetencat e Kuvendit, duke e asgjësuar de facto rolin e tij kushtetues. Sipas opozitës, ky qëndrim lidhet me përpjekjen për të mbrojtur veten dhe qeverinë nga hetimet që, sipas saj, prekin mega-afera shtetërore.

Mund t'ju interesojë

“Është totalisht talebaneske”, Berisha shpërthen ndaj AMA-s: Po rikthehet censura në televizione

“Është totalisht talebaneske”, Berisha shpërthen ndaj AMA-s: Po rikthehet censura në te...

Para 9 orësh
VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

Para 10 orësh
163 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama të largohet

163 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama të largohet

Para 12 orësh

Në përfundim, Partia Demokratike dënon ashpër atë që e cilëson si një akt të paprecedent antikushtetues dhe u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, duke paralajmëruar protesta dhe qëndresë civile kundër qeverisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 53 minutash

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 55 minutash

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?
Para 56 minutash

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë
Para 59 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 15 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 12 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 12 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 7 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.