Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD kërkon masa për uljen e kostos së jetesës, Kedhi: Emergjencë reale për familjet shqiptare

Lajme E mërkurë, 12 Gusht 2026 14:38
PD kërkon masa për uljen e kostos së jetesës, Kedhi: Emergjencë reale për familjet shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për Partinë Demokratike, kostoja e jetesës është kthyer në një emergjencë për familjet shqiptare, duke e lidhur këtë me rritjen e inflacionit dhe çmimeve të ushqimeve, strehimit e transportit. Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, tha në një deklaratë për shtyp se për PD ulja e kostos së jetesës është një përparësi absolute, ndërsa solli në kujtesë propozimet e demokratëve për minimumin jetik, taksën e sheshtë 10%, uljen e TVSH-së dhe lehtësimin e barrës fiskale.

Deklarata e plotë

Kosto e jetesës sot është kthyer në një emergjencë reale për familjet shqiptare. Inflacioni në korrik arriti nivelin më të lartë në mbi dy vite. Rritja vjen pikërisht nga ato gjëra pa të cilat një familje nuk mund të bëjë: ushqimi, shtëpia dhe transporti. Sot ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Të ardhurat tona janë vetëm 43% e mesatares së BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për mirëqenien. Pasojën e shohim te buxheti i familjes.  Familja shqiptare shpenzon rreth 40% të gjithë buxhetit vetëm për t’u ushqyer. Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13%. Pastaj vjen strehimi. Një apartament 1+1 në Tiranë kushton mesatarisht rreth 590 euro në muaj, ndërsa një 2+1 rreth 954 euro. Kostoja e qirasë sot arrin në 80-90% të të ardhurave dhe në disa raste i kalon ato.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, paga minimale shqiptare ka fuqinë blerëse më të ulët në kontinent, ndërsa 55% e shqiptarëve thonë se nuk arrijnë të mbyllin muajin, ndërkohë që është 8% mesatarja në BE. Për Shqipërinë është më shumë se gjysma e vendit. Ndërkohë Banka Botërore e vlerësonte varfërinë në Shqipëri në rreth 23.4% të popullsisë në 2025. Pra, afërsisht një në katër shqiptarë vazhdon të jetojë nën pragun e varfërisë.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 5 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 5 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 7 orësh

Këto janë pasoja të të njëjtit model ekonomik. Çmimet janë të larta dhe pagat të ulëta sepse ekonomia jonë prodhon pak, konkurrenca është deformuar dhe tregjet janë përqendruar në pak duar. Prodhimi vendas është dobësuar, varësia nga importi është rritur dhe taksat e kostot artificiale kalojnë zinxhir në zinxhir deri te konsumatori. Ndërkohë miliarda orientohen drejt ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku kanalizohen edhe para të pista, në vend të industrisë, teknologjisë, bujqësisë dhe eksporteve.

Departamenti Amerikan i Shtetit raporton vazhdimisht se fluksi i të ardhurave nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në ekonominë shqiptare. Në fund, të gjithë faturën e paguan qytetari: te çmimi i apartamentit, te qiraja, te ushqimet, te karburanti dhe te paga që nuk rritet dot sa duhet. Ndaj sot Shqipëria është në këmbë, prej 74 ditësh në Tiranë, dhe tashmë në shumë qytete të vendit. Për Partinë Demokratike, ulja e kostos së jetesës është një përparësi absolute ekonomike dhe sociale.

Ne kemi propozuar vazhdimisht në Parlament, me iniciativa konkrete përcaktimin me ligj të minimumit jetik dhe indeksimin e tij sipas kostos reale të jetesës. Kemi propozuar një sistem fiskal më të thjeshtë dhe më të ulët: taksë të sheshtë 10%, mbrojtje të të ardhurave të ulëta nga tatimi, zero tatim për biznesin e vogël dhe profesionet e lira dhe ulje të barrës fiskale mbi karburantin. Kemi propozuar uljen e TVSH-së, incentiva për të inkurajuar prodhimin dhe industrinë, e mekanizma të tjerë për të lehtësuar drejtpërdrejt barrën e produkteve bazë për familjet që kanë më shumë nevojë. Të gjitha janë refuzuar me arrogancë nga mazhoranca.

Natyrisht, asnjë masë e vetme nuk mjafton. Duhet çrrënjosur nga të gjithë ne së bashku, ky sistem klientelist e oligarkik, për të rikthyer ekonominë e vërtetë të tregut. Konkurrencë në vend të oligarkisë. Prodhim në vend të varësisë nga importi. Kapital i pastër dhe investim produktiv në vend të ekonomisë së parave të pista. Taksa të ulëta dhe të parashikueshme. Shumë më pak burokraci dhe arbitraritet. Mekanizma dhe garanci të forta në mbrojtje të qytetarit, të punës e meritës. Më shumë hapësirë për fermerin, sipërmarrësin, profesionistin dhe të riun që kërkon të jetojë, punojë e ndërtojë diçka në vendin e vet.

Unë e ritheksoj se ky do të jetë prioriteti i Partisë Demokratike edhe në vazhdim, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t’i japim qytetarit mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e vet. Për ne, pikërisht këtu fillon edhe rindërtimi më i madh politik dhe ekonomik i Shqipërisë. Me një Kontratë Dinjiteti në themel të Republikës. Asnjë Republikë nuk mund të jetë e fortë kur qytetari i saj nuk mbyll dot muajin. Dhe me shkërmoqjen e këtij regjimi, kjo emergjencë ekonomike merr fund. Dinjiteti ekonomik i qytetarit do jetë pikënisja e Republikës që do të rindërtojmë.

Etiketat e lidhura

Nikola Kedhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 10 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 6 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.