Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përmbyllet në Fier turi i dëgjesave, ministri Salla: Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga fermerët

Lajme E mërkurë, 4 Shkurt 2026 20:57
Përmbyllet në Fier turi i dëgjesave, ministri Salla: Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga fermerët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla përmbylli sot në Fier turin kombëtar të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026. Në takimin përmbyllës morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, si dhe fermerë nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra dhe Fieri.

Turi i dëgjesave nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha qarqet e vendit, me gjithsej 23 takime në terren, duke vendosur fermerin në qendër të procesit të bashkëhartimit të politikave mbështetëse për bujqësinë. Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se takimi në Fier shënon mbylljen e këtij procesi konsultues në rang kombëtar dhe kalimin në fazën finale të hartimit të skemës së re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sot është dhe takimi i fundit përmbyllës në të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe bashkë me stafin e Ministrisë dhe AZHBR-së do të përmbyllim të gjithë kërkesat dhe ankesat që lidhen drejtpërdrejt me atë që ju keni ngritur me emër mbiemër, për t’i reflektuar në paketën e re financiare dhe në masat e reja që do të prezantohen për pak ditë,” u shpreh ai. Ministri Salla nënvizoi se nga 23 takimet e zhvilluara është ndërtuar një panoramë e qartë e nevojave reale të fermerëve, të cilat do të reflektohen drejtpërdrejt në Skemën Kombëtare 2026.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skema po konceptohet mbi analizën e sugjerimeve të ardhura nga terreni, me synim adresimin e mbështetjes së munguar, rishikimin e kritereve dhe zgjerimin e përfitimit, për një mbështetje më të drejtë, më efikase dhe të përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Duke folur për zhvillimin afatgjatë të sektorit, ministri Salla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 7 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 7 orësh

“Bujqësia dhe interesi i eksporteve mbështeten në tre kolona shumë të forta: fermerët, qeverinë dhe pushtetin vendor. Nëse këta tre komponentë nuk funksionojnë së bashku, nuk mund të arrijmë rezultatin maksimal që synojmë”, u shpreh ai.

Skema e re do të nisë me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, 16% më i lartë se një vit më parë, dhe do të shoqërohet me instrumente të integruara financiare, përfshirë kredi të buta me interes deri në 2% të mbështetura nga garancia shtetërore deri në 70%, si dhe kompensim të TVSH-së, me qëllim uljen e kostove të prodhimit, nxitjen e formalizimit dhe rritjen e vlerës së produkteve “Made in Albania”.

Procesi i analizimit të sugjerimeve po vijon në mënyrë të strukturuar, me synimin që Skema Kombëtare 2026 të garantojë mbështetje reale për fermerët, rritje të konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmëri afatgjatë për sektorin bujqësor shqiptar.

Etiketat e lidhura

Andis Salla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.