Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përplasja burokratike përmbyti dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Lajme E diel, 30 Nëntor 2025 20:37
Përplasja burokratike përmbyti dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Elvis Hila-

Një mosmarrëveshje kompetencash mes Bordit të Kullimit dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Lezhë pengoi ndërhyrjen në kohë në kanalin që lidh lagunën Kune–Vain me detin, duke sjellë si pasojë përmbytjet dhe dëmet e mëdha ndaj banorëve.

Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një çarje prej rreth 40 metrash në një distancë prej 1,9 kilometrash nga Hidrovori i Tales.

“Unë isha duke peshkuar me grep pranë kanalit, në afërsi të hidrovorit të Tales. Brenda një kohe të shpejtë pashë shtim të prurjeve të ujit në këtë kanal dhe menjëherë lajmërova policinë. Ata, bashkë me strukturat e tjera vendore, konstatuan çarjen e argjinaturës së lagunës”, tha peshkatari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithë alarmin dhe ndërhyrjen në mesnatë të ushtrisë dhe forcave të emergjencave civile, mbi 800 hektarë tokë u gdhinë nën ujë mëngjesin e 20 nëntorit, së bashku me 5 banesa. Rreth 100 shtëpi të tjera u rrethuan gjithashtu nga uji, ndërkohë që uji vërshoi drejt zonave të banuara të Njësisë Administrative Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që duket si një fatkeqësi natyrore, në fakt rezulton të jetë pasojë e një “ping-pongu” të gjatë institucional dhe e dështimit të koordinimit mes Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe Bordit të Kullimit.

Dëshmitë e banorëve dhe qëndrimet zyrtare të dy institucioneve zbulojnë se përmbytja e qindra hektarëve tokë dhe rrethimi i banesave nga uji i kripur nuk erdhi nga reshjet, por nga bllokimi i kanalit që lidh lagunën me detin. Situata ishte paralajmëruar prej korrikut të këtij viti, por institucionet dështuan të merrnin masa për ta hapur atë në kohë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 3 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 3 orësh

Përmbytje e paralajmëruar

Çarja e argjinaturës ishte paralajmëruar që në korrik, por institucionet dështuan të merrnin masa. Foto: Elvis Hila.

Drejtuesja e AdZM Lezhë, Luiza Marku, i tha BIRN në një përgjigje me email se zyra e saj e kishte zbuluar problemin që në verë. Ajo shpjegon se grykëderdhja natyrore ishte bllokuar nga sedimentet, duke rrezikuar ekosistemin dhe banorët.

“Kjo situatë ka qenë që në muajin korrik, ku gryka e Matkeqes nuk ka qenë funksionale, ku niveli i ujit në lagunë ka pasur rënë ndjeshëm, çka ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në cilësinë e ujit, në shtimin e algave dhe në lagunë është shfaqur erë e rëndë dhe e pakëndshme, veçanërisht gjatë orëve të nxehta të ditës,” tha Marku.

AdZM thotë se pasi vuri re problemin, iu drejtua Bordit të Kullimit me dy shkresa zyrtare, pasi vetë kishte mungesë të mjeteve. E para më 17 korrik 2025 dhe e dyta me urgjencë vetëm disa javë para përmbytjes, më 28.10.2025, duke kërkuar eskavator për hapjen e kanalit, pasi “ujërat e shkarkimit të Hidrovorit të Tales derdhen përkohësisht drejt lagunës së Vainit”, duke paralajmëruar edhe rrezikun e përmbytjes.

Bordi i Kullimit, nga ana tjetër, refuzoi ndërhyrjen fillestare duke cituar burokracitë. Sipas AdZM, në përgjigjen e tyre të korrikut, Bordi i Kullimit tha se “lëvizja e makinerisë së rëndë bëhej vetëm me miratim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Edhe pas ngjarjes, drejtori i Bordit të Kullimit, Nikolin Prendi, mbajti qëndrimin se zona nuk është në kompetencën e tyre. “Kanali Spiten–Hidrovor është në varësinë tonë dhe nuk ka shumë kohë që kemi ndërhyrë në pastrimin e tij. Ndërsa pjesa tjetër është zonë e mbrojtur dhe nuk është në kompetencat tona,” tha Prendi për BIRN.

I pyetur për kërkesat nga AdZM, ai mbajti të njëjtin qëndrim.

“Është e vërtetë se na kanë dërguar shkresa dhe kemi pasur letërkëmbime, por ajo pjesë administratohet nga zonat e mbrojtura dhe nuk është në varësinë tonë,” theksoi ai. Prendi tha se makineritë e Bordit u vunë në lëvizje vetëm si pasojë e emergjencës.

Fakti që institucionet ishin në dijeni të rrezikut të përmbytjes dhe nuk u morën masa, ka shtyrë policinë të referojë çështjen si vepër penale. Policia e Lezhës konfirmoi se, në datën 23 nëntor 2025, materialet mbi përmbytjen i janë referuar Prokurorisë për vlerësim. Hetimet, sipas policisë, janë përqendruar në zbardhjen e shkakut që çoi në çarjen e argjinaturës prej dheu dhe rëre.

Banorët vuajnë pasojat

Banorët në fshatin Rrile po lëvizin me varka për shkak të përmbytjeve. Foto: Elvis Hila.

Përplasja e kompetencave dhe neglizhimi i ndërhyrjes për shkak të burokracive ka sjellë dëme katastrofike për banorët.

Ardian Mlika, banor i vjetër i Vainit, thotë se burokracia vonoi edhe ndërhyrjen, ndërsa akuzon se mbyllja e kanalit natyror është bërë me qëllim.

“Unë kam qenë në orën 6 të mëngjesit të 20 nëntorit pranë kanalit natyror që komunikon detin me lagunën. Ai ka qenë i mbyllur dhe vetëm kur ka plasur argjinatura, ka ardhur një eskavator, në mënyrë emergjente për ta hapur,” tregoi Mlika.

Sipas tij, një eskavator ishte në zonë prej një jave, sepse kishte plane të hapej një kanal diku tjetër, por kjo nuk u realizua. “Kjo ndodh sepse zona e mbrojtur është kthyer në tokë private dhe për interesa të ngushta, është mbyllur kanali natyror, duke sjellë pasoja të rënda,” shtoi më tej Mlika.

Dëmet në bujqësi dhe blegtori janë gjithashtu të pallogaritshme për shkak të përmbytjes nga uji i kripur.

“Uji erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe niveli arriti deri në 1 metër. Dëmet më të mëdha i kam në bujqësi dhe blegtori. Prej një jave jemi të rrethuar nga uji; pulat më kanë ngordhur, baza ushqimore për bagëtinë është shkatërruar dhe të mbjellat janë nën ujë,” i tha BIRN Gëzim Prenga nga Barbulloja.

“Kjo nuk ka ardhur nga reshjet, por vetëm nga faktori njeri, pasi është ujë deti dhe kënetë që na ka përmbytur,” shtoi ai.

Banorët druajnë se pasojat do të jenë afatgjata.

“Është i gjithi ujë i kripur. Përveç dëmeve aktuale, toka nuk do të japë prodhim për një kohë të gjatë. E njëjta gjë ndodhi edhe në përmbytjet e vitit 2002, kur na u deshën 10 vite që të rikuperoheshim,” ankohet një tjetër banor i zonës, duke kujtuar se situata është e ngjashme me vitet ’60, kur “nuk kishte hidrovor”.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, mbështet versionin se dora e njeriut ka përshpejtuar katastrofën përmes mbishfrytëzimit dhe mungesës së investimeve.

“Kune–Vaini është mbishfrytëzuar maksimalisht gjatë viteve të fundit, duke sjellë dëme të rënda në ekosistem. Ujërat brenda lagunës janë fryrë dhe aty ku gjeti pikën e dobët, solli çarjen e argjinaturës. Laguna vetëm është shfrytëzuar dhe nuk është investuar, e këto janë pasojat,”  tha Gjini.

Edhe Luiza Marku pranoi se ndërhyrjet njerëzore kanë luajtur rol në mosfunksionimin e kanalit komunikues det–lagunë.

“Është pasojë e një kombinimi faktorësh natyrorë dhe antropogjenë”, tha Marku. Por, sipas saj, rol ka luajtur grumbullimi i vazhdueshëm i sedimenteve detare në hyrje të kanalit, i shkaktuar nga ciklet e baticave dhe zbaticave./BIRN/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.