Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:27 Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit: Gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët

Lajme E mërkurë, 25 Shkurt 2026 20:54
Presidenti Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit: Gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar tashmë një ligj të ri që synon t’i japë fund abuzimeve me postin publik. Ligji i ri “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, i cili do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, vendos kufizime drastike për zyrtarët e lartë, përfshirë ndalimin e përfitimeve pas lënies së detyrës dhe gjoba të majme për fshehjen e pasurisë apo interesave private.

Sipas dispozitave të reja, rrjeta e kontrollit zgjerohet jo vetëm tek zyrtarët, por edhe te personat e lidhur me ta. Disa nga pikat më kritike të ligjit përfshijnë: Izolim nga fondet dhe pronat publike. Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët (së bashku me familjarët e tyre) e kanë rreptësisht të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyrtarëve u ndalohet rreptësisht pranimi i dhuratave, favoreve apo trajtimeve preferenciale. Vlera maksimale e lejuar për dhurata simbolike tradicionale kufizohet në vetëm 10,000 lekë. Çdo dhuratë mbi këtë vlerë duhet të refuzohet ose të raportohet. Një nga risitë më të forta është ndalimi që ish-zyrtarët të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rregullat e forta vlejnë në mënyrë të barabartë edhe për nivelet më të larta drejtuese. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë të njëjtat ndalime strikte. Për më tepër, neni 35 i këtij ligji ndalon shprehimisht këta zyrtarë, si dhe çdo kompani ku ata mund të kenë interesa pasive, që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose të fitojnë pasuri brenda territorit të juridiksionit ku ushtrojnë funksionin.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 3 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 28 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 29 minutash

Sipas nenit 27 të ligjit, gjyqtarëve dhe prokurorëve u pritet çdo urë lidhëse me botën e biznesit. Atyre u ndalohet të administrojnë kompani, të ushtrojnë aktivitet si tregtarë, apo të zotërojnë aksione. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe zotërimit të tërthortë të aksioneve, i cili ndalohet rreptësisht nëse kompania përfiton nga kontratat publike ose nëse krijon hije dyshimi mbi paanësinë e magjistratit. Gjithashtu, atyre u mbyllet dera për çdo veprimtari tjetër profesionale fitimprurëse. Një gjyqtar apo prokuror nuk mund të punojë njëkohësisht si:

Ekspert i licencuar apo konsulent

Arbitër në arbitrazhe tregtare

I vetmi përjashtim nga ky rregull mbetet angazhimi në mësimdhënie dhe shkencë. Vlen të theksohet se këto kufizime aplikohen menjëherë edhe për magjistratët e sapodiplomuar që janë në pritje të emërimit.

Për të shmangur çdo ndikim të jashtëm ose konflikt të mundshëm ideologjik, ligji saktëson se njerëzit e drejtësisë nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, të mbajnë funksione në to, apo të shfaqen publikisht të lidhur me formacione politike. Po ashtu, ndalohet drejtimi ose anëtarësimi në organet drejtuese të organizatave jofitimprurëse (OJF), duke kufizuar kështu pjesëmarrjen e tyre në shoqërinë civile aktive.

Për të garantuar që ligji të mos mbetet vetëm në letër, janë parashikuar ndëshkime të rënda administrative. Çdo shkelje e detyrimeve — që nga vonesa në deklarimin e interesave, te mbajtja e aksioneve të ndaluara apo mosrespektimi i afateve të heqjes dorë nga bizneset në konflikt — do të ndëshkohet me gjoba që variojnë nga 200,000 deri në 500,000 lekë. Këto masa janë të pavarura nga ndjekja e mundshme penale apo masat disiplinore.

Zbatimi i ligjit do të monitorohet nga afër nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI). Gjithashtu, ligji detyron çdo institucion publik që të krijojë ose miratojë një njësi të posaçme, detyra e vetme e së cilës do të jetë verifikimi rast pas rasti dhe mbajtja e një regjistri të brendshëm për konfliktet e mundshme të interesit të punonjësve të tyre.

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 3 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 4 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 9 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 9 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.