
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje dhe një mesazh, ku ka shprehur vlerësimin për punën e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
“Me punën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.