Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë

Lajme E premte, 17 Korrik 2026 19:47
Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës, duke e lidhur atë me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në Facebook, Bardhi pretendon se raporti i Brukselit konfirmon “kapjen e shtetit, pabarazinë para ligjit dhe pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta të qeverisjes”. Sipas tij, vendimi i mazhorancës për të mos hequr imunitetin e Ballukut, pas kërkesës së SPAK-ut, përbën cenim të parimeve të kontrollit dhe balancës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 1 ore
Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 11 orësh

Brukseli vulos çështjen “Balluku” si simbol të kapjes së shtetit, pabarazisë para ligjit dhe pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Raporti 2026 i Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës, i publikuar sot, konfirmon zyrtarisht se Edi Rama e ktheu Kuvendin e Shqipërisë në mburojë personale për bashkëpunëtoren e tij, të akuzuar për 1.1 miliardë euro abuzime me tenderat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Raporti i Komisionit Evropian konfirmon njëkohësisht se opozita qëndroi aty ku duhej: në krah të ligjit dhe kundër korrupsionit. Atë që Edi Rama e quajti “gjueti shtrigash” kundër Belinda Ballukut, Komisioni Evropian sot i vë emrin e vërtetë: cenim i barazisë përpara ligjit dhe presion i pushtetit mbi drejtësinë. Për herë të parë, Brukseli e shkruan të zezën mbi të bardhë fjalën që përshkruan qeverisjen e Edi Ramës: PANDËSHKUESHMËRI. Ai shprehet qartë se refuzimi i Kuvendit për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK-ut, cenon parimet e kontrollit dhe balancës, si edhe barazinë përpara ligjit.

Raporti dokumenton gjithashtu se, paralelisht me refuzimin e kërkesës së SPAK-ut, mazhoranca, me firmën edhe të Edi Ramës, propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të zgjeruar rrethin e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Njësoj si opozita, edhe Komisioni Evropian arrin në përfundimin se këto ndryshime pengojnë hetimet për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ushqejnë pandëshkueshmërinë. Por ky raport nuk është vetëm një aktakuzë ndaj mazhorancës. Ai duhet lexuar edhe si një thirrje për Prokurorinë e Posaçme, e cila prej disa javësh po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun.

Edhe pse vetë SPAK ka bërë publike se pozita e saj penale është rënduar me dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, nuk po zbaton standardin që vetë deklaroi gjashtë muaj më parë, sipas të cilit, kur rëndohet pozita penale, rëndohet edhe masa e sigurimit. SPAK ka vetëm një rrugë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë që denoncon sot Brukseli në çështjen Balluku: t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Etiketat e lidhura

BardhiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 44 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 57 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.