Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sezoni turistik në Himarë, Lamallari inspekton masat e sigurisë: Zero tolerancë! Drejtori Hita: Kontrolli kufitar për mjetet lundruese bëhet në det

Lajme E enjte, 6 Gusht 2026 16:52
Sezoni turistik në Himarë, Lamallari inspekton masat e sigurisë: Zero tolerancë! Drejtori Hita: Kontrolli kufitar për mjetet lundruese bëhet në det
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbi 200 turistë të shpëtuar, mbi 4 mijë mjete lundruese të kontrolluara dhe 166 shkelje të ndëshkuara në det. Këto janë shifrat e prezantuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një inspektimi në Himarë për ecurinë e sezonit turistik dhe masat për sigurinë e tij. Lamallari i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo. Gjatë inspektimit, ai tha se siguria mbetet një nga elementët kryesorë për zhvillimin e turizmit dhe se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor është thelbësor për garantimin e rendit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.

“Siguria nuk është thjesht një detyrim i shtetit, por premtimi ynë për çdo qytetar dhe çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë. Bashkë me pushtetin lokal, çdo strukturë është në detyrë për të garantuar rend, siguri, ndihmë të menjëhershme dhe shërbime dinjitoze për pushuesit vendas e të huaj”, u shpreh ministri. Lamallari bëri të ditur se në katër muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërhyrë në 67 raste për t’u ardhur në ndihmë turistëve, duke shpëtuar mbi 200 vizitorë, kryesisht në zonat e Çikës, Gjipesë dhe jugut të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai tha gjithashtu se janë intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare. “Vetëm gjatë katër muajve të fundit janë kontrolluar 4 220 mjete lundruese, 21% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë sanksionuar 166 raste të shkeljeve në det, me bllokim mjetesh dhe masa administrative ndaj drejtuesve që kanë rrezikuar sigurinë e pushuesve ose kanë shkelur rregullat e lundrimit”, deklaroi Lamallari.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri theksoi se institucionet do të vijojnë bashkërendimin e punës për të garantuar standarde të larta sigurie gjatë gjithë sezonit veror dhe se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkeljeve që cenojnë sigurinë e pushuesve. Një nga risitë e këtij sezoni u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ai bëri të ditur se për herë të parë kontrolli kufitar për jahtet dhe mjetet lundruese kryhet direkt në det, pa qenë nevoja që ato të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, pasi verifikimet realizohen në vend nga Policia Kufitare përmes sistemit TIMS.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 40 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 1 ore
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 1 ore

“Për herë të parë këtë vit, kontrolli kufitar detar kryhet drejtpërdrejt në det. Jahtet dhe mjetet lundruese nuk kanë më nevojë të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, pasi Policia Kufitare shkon pranë tyre dhe kryen verifikimet në sistemin TIMS. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që rrit cilësinë e shërbimit dhe lehtëson lëvizjen e mjeteve lundruese”, u shpreh Hita.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke theksuar se ai ka ndikuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik, si në menaxhimin e trafikut dhe rendit publik, ashtu edhe në operacionet e shpëtimit të turistëve dhe administrimin e problematikave që lidhen me zhurmat dhe qarkullimin gjatë verës. “Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Shtetit kemi arritur të kemi një sezon të sigurt turistik. Policia ka qenë një mbështetje e vazhdueshme, si në menaxhimin e trafikut dhe rendit publik, ashtu edhe në operacionet e shpëtimit të turistëve dhe në administrimin e problematikave që lidhen me zhurmat dhe qarkullimin gjatë sezonit veror”, tha Tavo.

Etiketat e lidhura

himareHitaLamallari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 5 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 5 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 6 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 17 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.