Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sir David Attenborough, një shekull përulësi dhe pasion në përkushtim ndaj madhështisë së natyrës

Kultura E premte, 8 Maj 2026 12:48
Sir David Attenborough, një shekull përulësi dhe pasion në përkushtim ndaj madhështisë së natyrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ai sot mbush 100 vjeç. Sir David Attenborough është një prej shembujve më të rrallë dhe më madhështorë të asaj se çfarë mund të arrijë gazetaria e reportazhit kur ajo bëhet mision, devocion dhe shërbim ndaj jetës. Në një botë ku zërat shumohen çdo ditë dhe harrohen po aq shpejt, ai mbetet një dhe i patëdytë, një figurë që nuk mund të zëvendësohet, sepse ai nuk ishte vetëm një tregimtar i natyrës, por vetë ndërgjegjja e saj që mori zë njerëzor, duke ju servirur botës si një shpirt që frymonte në prehërin e natyrës, këtij bekimi, të cilit i përkasim.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 10 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 10 orësh

Një falënderim për jetën që e solli në këtë botë dhe për udhëtimin e tij shekullor që na mësoi ta shohim natyrën jo thjesht si peizazh apo dekor të ekzistencës, por si një urë të shenjtë drejt misterit të qenies. Përmes tij, pyjet nuk qenë më vetëm pyje, oqeanet nuk qenë më vetëm ujëra të pafundme, kafshët nuk qenë më instinkte që lëvizin në heshtje; ato u bënë pjesë e një liturgjie universale ku çdo frymë, çdo lëvizje, çdo tingull mbart një kuptim të thellë dhe të lashtë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai është shumë më tepër se një gazetar, natyralist apo ambientalist. Attenborough është një poet i gjallimit, një prift i heshtur i botës natyrore, një zë që nuk imponon, por pëshpërit me përunjësi madhështinë e krijimit. Ai e ka bërë njeriun të ndjejë peshën e mrekullisë që e rrethon dhe të kuptojë se toka nuk është pronë e tij, por trashëgimi e përbashkët e çdo forme jete.

Përmes fjalës së tij të urtë, të qetë dhe të mbushur me dritë, si dhe përmes pamjeve mahnitëse që ndau me botën, Attenborough na ndihmoi ta duam më thellë natyrën, atë nënë të heshtur që mban në prehër frymën e çdo gjallese dhe që nuk kërkon tjetër veçse kujdes, mbrojtje dhe adhurim. Natyra, përmes syve të tij, u kthye në altar. Një vend ku çdo lutje dëgjohet dhe ku vetë Krijuesi duket se shfaqet në gjuhën e ngjyrave, të tingujve, të erës, të shiut, të detit dhe të jetës që shpërthen në çdo skutë të planetit.

Zëri dhe rrëfimi i tij janë bërë simfoni të dëlira të ekzistencës. Ai nuk ka qenë vetëm vrojtues i botës natyrore, por ndërmjetësuesi i saj me shpirtin tonë njerëzor. Ka ditur ta kuptojë kafshën dhe njeriun me të njëjtën ndjeshmëri, duke i bërë të dy të ndihen pjesë e të njëjtit rrëfim madhështor të jetës. Tek ai nuk ka arrogancë njerëzore mbi natyrën; ka vetëm përulësi përpara saj.

I njohur mbi të gjitha për bashkëpunimin e tij legjendar me BBC dhe për krijimin e dokumentarëve që formojnë koleksionin epik “Life”, Attenborough i ka dhënë njerëzimit një enciklopedi të gjallë të jetës në Tokë. Nga Planet Earth te The Blue Planet, nga “Wildlife on One” te “Natural World”, ai ndërtoi një arkiv të pashoq të biodiversitetit, bukurisë dhe misterit të planetit tonë. Ai mbetet i vetmi njeri që ka fituar çmime BAFTA Awards në bardh e zi, me ngjyra, në HD, 3D dhe 4K, një udhëtim teknologjik që përkon me vetë evolucionin e mënyrës sesi njerëzimi ka parë botën.

Por si çdo njeri që e do me të vërtetë jetën, edhe Attenborough nuk mjaftohej vetëm duke e soditur atë. Në dekadat e fundit, ai u kthye në një prej zërave më të fuqishëm të ndërgjegjes planetare: një mbrojtës i klimës, i biodiversitetit, i pyjeve, oqeaneve dhe i vetë të ardhmes së njerëzimit. Ai ngriti alarmin kundër konsumit të pamatur, shkatërrimit të habitateve dhe arrogancës së qytetërimit modern, duke na kujtuar se njeriu nuk mund të mbijetojë duke luftuar natyrën, sepse ai vetë është pjesë e saj.

NPR e përshkroi rrëfimin e tij si një “përrallë të pëshpëritur”, dhe ndoshta ky është përkufizimi më i bukur për të. Ai nuk e ngriti zërin; ai ngriti ndërgjegjen tonë. Nuk predikoi me frikë, por me mrekulli. Nuk imponoi, por bindi përmes së bukurës dhe së vërtetës.

Për këtë dhe për aq shumë më tepër, ai konsiderohet një “thesar kombëtar” në Mbretëria e Bashkuar, ndonëse vetë vazhdon ta shmangë me përulësi çdo epitet glorifikues. Madhështia e tij qëndron pikërisht aty: te thjeshtësia, te qetësia, te aftësia për të mbetur njeri ndërsa flet për mrekullitë e botës.

Sir David Attenborough nuk është thjesht një njeri që feston sot ditëlindjen. Ai është një epokë. Një kujtesë e gjallë se bota ende mund të shihet me admirim. Një zë që do të vazhdojë të dëgjohet edhe kur ne të kemi harruar të flasim. Sepse, kur flet ai, duket sikur flet vetë natyra.

Gëzuar 100-vjetorin, zotëri i gjallërisë, kronikan i Tokës dhe ruajtës i mrekullisë së saj!

Etiketat e lidhura

albert vatajSir David Attenborough
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.