Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Sistemi i TVSH ka groposur blegtorinë”, ministri Salla debat me Braçen: Po keqinformoni fermerët duke ngritur alerte kot

Lajme E enjte, 4 Qershor 2026 20:54
”Sistemi i TVSH ka groposur blegtorinë”, ministri Salla debat me Braçen: Po keqinformoni fermerët duke ngritur alerte kot
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Replika të forta mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla u panë në seancën plenare, lidhur me cilësinë e plehut Ure (përqindja e azotit në të cilin, doli e ndryshme në 2 analiza të zhvilluara). Braçe tha se shteti e ka humbur seriozitetin, teksa shtoi se origjina e Uresë në Shqipëri është nga Turkmenistani, ndërkohë që duhet të ishte nga vendet e BE-së. Deputeti i PS-së shtoi gjithashtu se Ministria e Bujqësisë duhet t’u vijë në ndihmë fermerëve dhe jo t’ua bëjë atyre punën më të vështirë.

”Gjatë gjithë javës që shkoi, çështja që ka shqetësuar pafund bujqësinë, ka qenë çështja e Uresë që është në treg. Natyrisht një shoqatë që merret me konsumatorin, më kanë shkruar, më kanë çuar video që tregojnë përmbajtjen e Uresë. Është investuar edhe laboratori shtetëror që ka nxjerrë një analizë dhe tregon produktin e kompanisë Agroblend, ku përqindja e Azotit është vetëm 34.3%. Dje lexova një komunikatë shtypi të AKU-së, që ka gjetur Ure të kësaj kompanie me një përbërje tjetër azoti. Ndërkohë që më lejoni t’ju them se unë kam monstra të asaj Ureje që ka vajtur në laboratorin e Fushë-Krujës. Dhe natyrisht do i çoj në laborator të tjerë. Sepse shteti e ka humbur seriozitetin. Kompania menjëherë pas publikimit, ka bërë një operacion të tërheqjes së Uresë nga tregu. Mund ta di si ky laborator nxjerr 2 rezultate të ndryshme të këtij produkti? Dhe e dyta origjina e këtij produkti është Turkmenistani. Të tillë tregtarë kontrollojnë edhe mediat”, tha Braçe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I ashpër ka qenë reagimi i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili akuzoi Braçen se ka ngritur disa herë alerte të rreme në Kuvend, duke keqinformuar sipas tij fermerët. Më tej gjatë fjalës së tij, Salla paraqiti edhe disa analiza, që sipas tij vërtetonin se plehu Ure në Shqipëri është sipas standardeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Më vjen mirë që e ngrite edhe njëherë shqetësimin për fermerët në raport me Urenë e përdorur në treg. Dua t’u siguroj ju dhe të gjithë fermerëve që ne nuk mbrojmë asnjë palë interesi apo subjekt. Por duke bërë analizat e duhura dhe duke iu përmbajtur ligjit ne informojmë të gjithë fermerët për atë çfarë ata duan që ne t’i garantojmë. Dua të të them disa fjalë. Ne jemi duke bërë më së miri atë që duhet të sigurojë fermerin në këtë drejtim. Dua të analizoj pak këtë procedurë që ju sapo thatë. Po ju citoj atë raport që ne kemi marrë, për këtë shqetësim që ju ngritët. Kemi analizat. Ne nuk mund të keqinformojmë të gjithë fermerët dhe të ngremë alerte të tilla, që ju të dilni këtu në Parlament dhe të ngrini zërin për një produkt që ne akoma nuk na kishin dalë analizat dhe ju donit përgjigje pa dalë një analizë shtetërore. Mos keqinformoni dhe krijoni alerte për fermerët. Më vjen shumë keq që e bëni. Është e disata herë që e bëni këtë gjë dhe nuk është mirë që ju bëni të tilla skena dhe keqinformoni fermerët për raste që nuk është e nevojshme”, tha ministri Salla.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 7 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 7 orësh

Braçe e mori sërish fjalën, ku teksa i kërkoi ministrit që të tërhiqte pas historinë e përsëritur të alerteve false, tha se Salla është i vetmi ministër që sipas tij mbledh pronarët e fabrikave për të bërë deklarata kundër deputetëve. ”Atë historinë e përsëritur të alerteve false merre mbrapsht. Duhet ta marrësh mbrapsht. Sepse në njërën nga rastet fola për kafshët shoqëruese që nuk i mbulon ministria jote. Hiqe njërin nga rastet. Rastin tjetër e ke të provuar. Ti je i vetmi ministër që nuk e pranon se sistemi i TVSH-së që ne kemi ka groposur blegtorinë. Madje ti je i vetmi ministër bujqësie që mbledh ata të fabrikave për të bërë deklarata kundër deputetëve. E treta gjë që doja të thoja, po mirë mo ministër si mund të thuash që ka rënë shi në atë rastin atje. Po shi ka rënë vetëm dje more ministër. Me ça laget në magazinë, apo i ka hedhur ujë ai. Serioziteti i këtyre institucioneve që ju drejtoni, është një problem shumë i madh. Është i njëjti laborator që brenda 3 ditëve jep rezultate të ndryshme”, vijoi më tej Braçe.

Etiketat e lidhura

Andis SallaErion Brace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.