Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Stèphane Mallarmè, kontribuesi më i rëndësishëm i simbolizmit francez dhe një figurë kyçe në transformimin e poezisë moderne

Kultura E martë, 9 Shtator 2025 14:41
Stèphane Mallarmè, kontribuesi më i rëndësishëm i simbolizmit francez dhe një figurë kyçe në transformimin e poezisë moderne
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Stéphane Mallarmé (18 mars 1842- 9 shtator 1898) ishte një nga poetët më të rëndësishëm të simbolizmit francez dhe një figurë kyçe në transformimin e poezisë moderne. Ai nuk ishte thjesht një krijues vargjesh, por një mendimtar estetik që e pa gjuhën si një mjet për të zbuluar misterin dhe bukurinë e fshehur të botës.
Mallarmé është i njohur për sintaksën e ndërlikuar, imazhet enigmatike dhe përdorimin e gjuhës si një strukturë muzikore. Ai besonte se poezia nuk duhet të përshkruajë botën, por ta evokojë atë përmes sugjerimit dhe heshtjes.
Ndër më të famshmet janë L’Après-midi d’un faune (Pasditja e një fauni), e cila frymëzoi edhe baletin e Debussy-t, dhe poema eksperimentale Un coup de dés jamais n’abolira le hasard (Një hedhje zare nuk do ta shfuqizojë kurrë rastësinë), që sfidoi format tradicionale të faqes poetike.
Ai e pa artin si një mënyrë për të arritur “realitetin e fshehur” përtej dukjes. Simboli, për të, ishte një dritare drejt së padukshmes.
Mallarmé kaloi pjesën më të madhe të jetës si mësues, një profesion që nuk e pëlqente, por që i siguronte jetesën.
Në Paris, ai organizonte takime javore të martave (“les mardis”) ku mblidheshin figura të mëdha si Paul Valéry, Rainer Maria Rilke dhe W.B. Yeats. Këto takime u bënë qendra e jetës intelektuale pariziene.
Mallarmé frymëzoi jo vetëm poetët simbolistë, por edhe lëvizje si dadaizmi, surrealizmi dhe madje edhe kubizmi në artin pamor.
“Akti poetik konsiston në shikimin e papritur, se një ide shpërbëhet në një sërë motivesh të barabarta dhe në grupimin e tyre; ata përtërihen” do të mëtonte Stèphane Mallarmè. Kjo nuk ishte thjeshtë një maksimë e poetit, por krejt konstelacioni i botëpërshkrimit ideor dhe estetik, e pse jo një postulat për çfarë ai do të ishte dhe të mbeste në poezi.
Ndër eksponentët kryesorë të simbolizmit francez, së bashku me Paul Verlaine dhe Arthur Rimbaud, Stèphane Mallarmè i ka dhënë një gjuhë tjetër poezisë, duke zhvilluar një shprehje shumë të kërkuar dhe ndonjëherë hermetike, e cila falë kontributit të tij ka hapur rrugën drejt horizonteve të reja letrare, jo vetëm në Francë, por në të gjithë territorin evropian.
I përulur dhe i rezervuar, Mallarmè konsiderohet babai i poezisë moderne dhe do të ketë shumë artistë që do të kuptojnë trashëgiminë e tij dhe do ta përkthejnë furinë e momentit në partitura reale muzikore të lirikave emocionuese.
I pa kuptuar nga shumë prej bashkëkohësve të tij, për shkak të kombinimeve delikate të fjalëve që shpesh e bëjnë të vështirë leximin e rreshtave të tij, ai i cakton poezisë misionin e sugjerimit të objekteve, duke shfrytëzuar kështu imagjinatën tonë e cila, e tërhequr zvarrë nga fuqia e një tërësie të ndryshme nga fjalët e rastësishme, zgjon evokime të objekteve të përfaqësuara në një mënyrë absolutisht personale. Në fakt, Mallarmè e kufizon veten të sugjerojë dhe të mos shprehë kurrë ide, duke lënë kështu secilin prej nesh të kërcejë në ato vargje sublime, duke shprehur brendësinë e tij dhe duke mbledhur një ose më shumë fragmente të përvojës, ose, më thjesht, duke e braktisur veten në një ëndërr.
Dhe përballë vargjeve të një bukurie sublime nuk duhet të flasim, që të shmangim prishjen me fjalë të asaj që, e shpjeguar me terma të përdorimit të zakonshëm dhe kombinime “të ndjeshme”, do të zhvlerësohej. Ashtu si të gjitha poezitë e mëdha, tekstet e Mallarme thjesht duhet të mendohen. Këto vargje që duhen shijuar dalin ngadalë fillimisht nga ndikimi i Charles Baudelaire dhe Edgar Allan Poe, për të marrë më pas origjinalitetin e vet që lëshohet me një stil revolucionar, të thellë dhe të fshehtë, në të cilin fuqia e fjalëve shprehet me sugjerime aluduese, mezi pëshpëritëse.
Mallarmè-s, vdiq më 9 shtator 1898 për shkak të një spazme të faringut. Një ditë më parë, nga frika se mos mbytej, kishte ftuar gruan dhe vajzën që t’i shkatërronin të gjitha shkrimet e tij, sepse besonte se trashëgimia letrare nuk ekzistonte. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi. Testamenti i tij letrar mbeti një gurthemel i rëndë i poezisë.
Nga Apollinaire te Ungaretti, shumë do të ndikohen nga ky poet i madh francez, të cilin e rekomandojnë sem mund të lexohet dhe të shijohet vetëm në gjuhën origjinale, pasi shumë studiues pohojnë se muzikaliteti i vargjeve të tij nuk mund të përkthehet në gjuhë të tjera. Gjithsesi ai shpirt krijues ka arritur të rrëzojë muret e përkatësisë së tij gjuhësore, për të arritur të këndohet, mendohet dhe përjetohet njëjt si në frëngjisht edhe në gjuhë të tjera, madje edhe në shqip.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 21 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 1 ore
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajStèphane Mallarmè
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.