Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: 10 faktet asgjesuese të arkitekturës së mangët të Drejtësisë

Lajme E diel, 30 Maj 2021 12:54
Vasili: 10 faktet asgjesuese të arkitekturës së mangët të Drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar 10 faktet asgjësuese, siç i ka cilësuar ai, të reformës së mangës në sistemin e drejtësisë. “Reforma në Drejtësi, propaganda përballë fakteve reale” – e ka titulluar Vasili shënimin e tij të gjatë të bërë publik përmes rrjeteve sociale në të cilin argumenton se asnjë qytetar në Shqipëri nuk ka nevojë për propagandë të shpifur, por për fakte të vërteta. “Reforma në drejtësi, propaganda përballë fakteve reale! Sa herë që shqiptohet fjala reforma në drejtësi nga qeveria dhe disa ndërkombëtarë shpërthen një llogore propagandistike e padëgjuar. Asnjë qytetar në Shqipëri nuk ka nevojë për propagandë të shpifur, por për fakte të vërteta. Ja faktet asgjësuese, që tregojnë qartë arkitekturën anti-funksionale dhe totalisht të mangët të sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet, pas plot 5 vjetësh të reformës së miratuar në 21-22 korrik 2016.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 41 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 45 minutash
Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 11 orësh
  1. Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aktualisht ka 4 anëtarë nga 11 anëtarë që duhet të ketë.
  2. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aktualisht ka 6 anëtarë nga 16 anëtarë që duhet të ketë.
  3. Gjykata Kushtetuese ka vetëm 6 anëtarë të zgjedhur nga 9 që duhet të kishte.
  4. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Sot në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016.
  5. Gjykata e Apelit Admimistrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sot në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje të vitit 2016. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit.
  6. Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte sipas organikës. Edhe në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin.
  7. Gjykatat e Apeleve në Rrethe funksionojnë me numër gjyqtarësh më shumë se të përgjysmuar.
  8. Ka Gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në Gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit vetting.
  9. Edhe në Gjykatat e rretheve ka vonesa masive, me vite, në shqyrtimin e çështjeve.
  10. Praktikisht të gjitha Gjykatat në vend, nuk kanë numrin e gjyqtarëve që përcakton ligji.

Asnjë analizë objektive nuk ka për këtë situatë kritike. Asnjë strategji nuk ka për të zgjidhur këtë deformim shumë të rëndë të sistemit të drejtësisë. Kjo situatë tepër e rëndë nuk prodhon drejtësi për qytetarët, por prodhon cilësi tepër të ulët në dhënien e drejtësisë, vonesa skandaloze e tepër të dënueshme, si dhe “garanton” pandëshkueshmëri për pushtetarët. Çdo gjë po bie mbi qytetarët e thjeshtë, të cilëve të drejtat e çdo lloji po ju cenohen e dhunohen çdo ditë dhe kjo drejtësi e sakatuar nuk ju garanton as mbrojtjen minimale të tyre. Pronat e mijëra qytetarëve po grabiten, përvetësohen e rrëmbehen arbitrarisht nga shteti dhe të fortët, ndërsa drejtësia e kapur është në krah të tyre dhe kundër qytetarëve. Këto fakte kokëforta nuk i anashkalon dot asnjë propagandë, as në shqip, as në anglisht. Është vërtet fatkeqësi e madhe, që reforma në drejtësi për qytetarët u kthye nga iluzion në deluvion”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në reagimin e tij.

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 10 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 24 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 41 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 41 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.