Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi: Rruga drejt BE-së duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Lajme E shtunë, 19 Shtator 2026 11:42
VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi: Rruga drejt BE-së duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në Forumin Qytetar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku morën pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kushi theksoi se Evropa përfaqëson një hapësirë vlerash, ku në qendër qëndrojnë dinjiteti i qytetarit, demokracia, shteti i së drejtës dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. “Rruga e Shqipërisë drejt Evropës është në thelb rruga jonë drejt një demokracie gjithnjë e më të fortë, drejt institucioneve gjithnjë e më të besueshme dhe drejt një shoqërie ku çdo qytetar duhet të ndihet pjesë e së ardhmes që po ndërtojmë”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe...

Para 4 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 4 orësh
Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një ...

Para 7 orësh

Duke iu referuar ecurisë së procesit të integrimit, Kushi kujtoi se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe hapi negociatat e anëtarësimit në vitin 2022. Në tetor 2024 u hap grupi i parë i kapitujve, ndërsa aktualisht, sipas saj, Shqipëria ka përfunduar procesin e hapjes së të gjithë kapitujve dhe ka mbyllur tre prej tyre: “Shkenca dhe kërkimi”, “Arsimi dhe kultura” dhe “Marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Integrimi evropian nuk është vetëm një proces që zhvillohet në institucione. Është një proces që duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari”, u shpreh Kushi. Ajo theksoi se ky proces merr kuptim kur të rinjtë kanë më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vend, studentët përfitojnë nga arsimi, sipërmarrësit kanë një mjedis më të drejtë dhe të parashikueshëm, ndërsa fermerët kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Në forum foli edhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Andre Rizzo, i cili vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave, por nënvizoi se mbetet ende punë për t’u bërë. “Shqipëria vazhdon të ecë përpara me shpejtësi në procesin e anëtarësimit. Ajo hapi të gjithë kapitujt e negociatave më pak se dy vjet më parë dhe tashmë ka filluar mbylljen e përkohshme të disa prej tyre”, tha Rizzo.

Ai përmendi gjithashtu objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, duke theksuar se, krahas arritjeve, “mbetet ende shumë për të bërë”. Sipas Rizzos, ruajtja e ritmit të reformave dhe marrja në konsideratë e zërit të qytetarëve janë të rëndësishme për procesin e integrimit. “Ky forum krijon një hapësirë që ju si qytetarë të dëgjoheni nga parlamentarët tuaj kombëtarë dhe anëtarët e Parlamentit Evropian, si dhe të formësoni procesin e zgjerimit”, tha ai.

Rizzo nënvizoi se procesi i anëtarësimit synon rezultate konkrete për qytetarët, përfshirë përdorimin efikas të fondeve publike, shërbime cilësore në arsim, shëndetësi dhe transport, akses në drejtësi brenda afateve të arsyeshme, respektimin e të drejtave themelore dhe të drejtave të pronësisë, si dhe mbrojtjen e pyjeve dhe habitateve natyrore. Rizzo u ndal edhe te roli i Kuvendit si institucion ligjvënës dhe përfaqësues në përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e integrimit evropian.

Etiketat e lidhura

Evis Kushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 4 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 8 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 11 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 22 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 8 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 13 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.