Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Burri polic më dhunonte e tradhtonte. Më vuri pistoletën në kokë në sy të vajzës, më rrahu barbarisht sa abortova”. Ja si i kthehet ai

Magazinë E mërkurë, 24 Qershor 2020 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News24’ është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e dhunonte dhe e braktisi burri. Ajo tha se ishte viti 2000 kur lidhi martesë me ish-bashkëshortin, një djalë nga fshati Lesnaj i komunës Përparim.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Nuk zgjati shumë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së pare nisi dhe problematika midis tyre. Ai në radhët e uniformave blu e ndërsa Mirela një shtëpiake e dhunuar. Ajo tha se është divorcuar nga ish-burri në 2010-ën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Unë jetoj ne një fshat te Lushnjës, kam qene e martuar ne fshatin Lisnaj komuna e Peqinit. Kam qene e martuar me përpara po celebrimi u be ne vitin 2000, edhe u divorcuam ne vitin 2009 -2010. Ai kur po ndërtonim shtëpinë, kishte lidhje me dike tjetër. Vajza ishte 6-vjeçe. Tani vonë e kam kuptuar. Para se te divorcohesha, ai më përzuri edhe unë u ktheva një moment ne shtëpi e gjeta me dike tjetër. Nja moment vëllai me solli te prindërit sepse me dhembnin dhëmballët dhe bashkëshorti nuk me çonte. Kur i mbusha dhëmballët duhet te kthehesha ne shtëpi, kur mbërrita e gjeta derën te mbyllur edhe ky ishte ne pune ne polici. Aty pash qe brenda shtëpisë ishte dikush tjetër. Unë shkova ne polici sepse kur une po i thosha me jep çelësat për te hapur derën, ai ngaqë ishte punonjës i policisë ne Peqin nxori pistoletën. Vajza ishte 6 vjeçe edhe e pa te gjithë skenën. Dhuna nisi qe momentin qe ne ndërtuam shtëpinë rreth vitit 2007. Vajza ka qene 4 vjeçe. Ky është punonjës policie te dega e brendshme ne komisariat. Jemi njohur me shkuesi, nëpërmjet një mikut të ish vjehrrit, me njerëzit e mamit tim.

Zgjati disa muaj njohje, diku 5 muaj zgjati e gjithë, fejese e martese. Mbasi ndërtuam shtëpinë, unë ngela shtatzënë me fëmijën e dyte qe edhe e humba. Nga ai moment me torturonte dhe nuk e kuptoja, vetem se me rrifte me grushte, dhune fizike. Nga torturat qe me bente ai une humba fëmijën, shkova ne oret e vona ne spital, aty humba fëmijën, edhe pas humbjes se fëmijës une u sëmura nga veshkat dhe anemia. Nuk e denoncova kurr sepse mbesa e ketij ishte e martuar me vellain tim, plus qe ai ishte punonjës i policisë dhe kisha frike prej tij. Une doja te rrija te shtepia sepse e kishim ndertuar se bashku me ate. Ai me kërkoi divorcin pas nje viti te humbjes se fëmijës. Kam shkuar per te marr urdher mbrojtje edhe ma kane rrezuar sepse ai ishte punonjes policie. Edhe kur u be divorci ne vitin 2009 qe e kërkoi ai, mua nuk me lejuan gjyqtarët te flisja, edhe ndarja e pasurise nuk u be sepse shtëpia nuk ishte e legalizuar. Nuk ma mori mendja se nuk do ndahej pasuria. Mua nuk mu dha pasuri per mungese dokumentacioni, kur u be zyra e ankesave per legalizim une aplikova por nuk me lejoi ai ta fotografonin objektin, ai i pagoi te gjitha institucionet. Une jam dhunuar nga te gjitha anet edhe nga gjithe institucionet. Ai pasi u largova une edhe u be gjyqi i divorcit, ai ishte martuar me perpara me dike tjeter. Ai jep me zore edhe detyrimin ushqimor. Ai me largoi vet nga shtepia dhe e ka kërkuar vet divorcin. Ai është një mashtrues dhe vrasës, që shteti e mban në punë.”, tha 46-vjeçarja.

Ndërkohë, vajza e saj, Soneda tha se mbante mend që kur ishte 5 vjeçe kur e shihte që babai i saj ushtronte dhunë ndaj nënës.

“Unë mbaj mend që në moshën 5 vjeç që babai im e dhunonte mamin. Mbaj mend që mami qante pa fund. Ai është një baba që nuk është interesuar kurrë për mua, as te shkolla nuk ka ardhur kurrë.”, pohoi ajo.

Pjesë e emisionit u bë dhe ish-burri i 46-vjeçares, i cili përmes një lidhjeje telefonike ai mohoi dhunën e ushtruar. Po ashtu punonjësi i policisë tha se vajzën nuk e kishte takuar prej shumë vitesh, pasi nuk e lejonte ish-gruaja.

“E kam takuar vajzën që në 2019, nuk kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj, ajo ka qëndruar te shtëpia e prindërve pa lejen time. Në shtëpi erdhi e mori i vëllai jo për dhëmballët por për arsye të tjera. Ajo ka ikur për shkak të nënës dhe dy fëmijëve jetim të vëllait tim. Ajo kur iku unë e kam pritur gati 100 ditë. Ajo pretendon se ka humbur shtatzëninë por nuk është e vërtetë, sepse do ta konstatonte mjeku. Asgjë nuk është e vërtetë, unë jam martuar pas ndarjes në vitin 2010.Unë nuk kam pyetur vajzën drejtpërdrejt por të tjerët që e njohin. Ajo është e mësuar nga nëna që të flasi ashtu. Unë nga ky moment do gjej rastin dhe mënyrën për ta takuar. Unë vet kam pasur një banesë nga babai im në vitet 66, ajo mund të pretendojë shumë por ne kemi bërë një gjyq. Edhe pasuria është ndarë. Unë nuk kam shtëpi, as te ALUIZNI nuk kam. Unë nuk kam asgjë për t’i thënë vajzës time.”, tha ai.

/BalkanWeb

Etiketat e lidhura

burridhunimgruaja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.