Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CENSUSI i popullisisë nis në tetor 2020, feja dhe etnija sërish me dëshirë: Gjoba për …

Magazinë E shtunë, 2 Nëntor 2019 20:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vitin 2020 do të fillojë rinumërimi i  popullsisë dhe të banesave në vend. Censusi ri nis tetorin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi tha për Report TV se do të ketë ndryshime në mënyrën se si do të mblidhen të dhënat, dhe do të jenë më cilësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censi e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdor formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesi” u shpreh Nesturi.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 9 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 23 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Pyetjet e përgatitura për qytetarët do të zbulojnë jo vetëm lëvizjen demografike të saj, por edhe nivelin arsimor, ekonomik dhe social. Sipas drejtoreshës Nesturi do të kërkohen të informacionet më të detajuara nga çdo familje dhe shtetas shqiptar ndër to edhe të dhëna personale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Pyetjet thelbësore janë të detyrueshme për të qenë në një pyetësor censi sepse ato sigurojnë një krahasueshmëri jo vetëm ndërmjet censeve në një vend por gjithashtu midis vendeve të tjera. Janë mosha është gjinia, është vendlindja, shtetësia, vendbanimi i zakonshëm, statusi martesor, disa çështje të punësimit, pra statusit në punësim, në arsim. Pra këto janë të gjitha karakteristikat bazë që ne i duam për popullsinë. Pra censi ne do të na japë një fotografi të popullsisë banuese në vend dhe në këtë popullsi e duam edhe sipas karakteristikave të tyre bazë, sociale dhe demografike” tha ajo.

Drejtoresha e Statistikave Sociale ka theksuar po ashtu se pyetjet e ndjeshme si etnia dhe besimi fetar do të jetë me vetëdeklarim, ku qytetarët kanë të drejtë edhe të mos përgjigjen.

“Përveç dy pyetjeve në pyetësor që ne i konsiderojmë si pyetje sensitive, që bazohen në deklarimin e lirë dhe jo të detyrueshëm të individit, që janë pyetjet e lidhura me besimin fetar dhe grupin etnik. Këto dy pyetje bazohen në deklarimin e lirë të individit dhe vetëm për këto dy pyetje personat kanë të drejtë të mos përgjigjen. Pra, vetëm këto dy pyetje në pyetësor kanë alternativën preferoj të mos përgjigjem. Ndërkohë të gjitha pyetjet e tjera janë të detyrueshme. Të gjithë individët banorët e zakonshëm në Shqipëri në momentin e censit duhet t’i përgjigjen” u shpreh drejtoresha.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001

Intervista e plotë e Drejtoreshës së Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi

Ku do të ndryshojë censusi i popullsisë dhe banesave i vitit 2020 nga censusi i vitit 2011?

Censi është aktiviteti më i madh që INSTAT kryen, periodiciteti i tij është një herë në 10 vite. Censusi i fundit ka qenë ai i vitit 2011. Puna përgatitore ka filluar dhe këtë vit ne po kryejmë edhe pilot censin. Në ndryshim nga viti 2011, censi i vitit 2020 po ashtu do të bazohen në mënyrën tradicionale në mënyrën e mbledhjes së të dhënave, që do të thotë se do të kryhet me anketues të cilët do të shkojnë derë më derë në çdo banesën territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censusin e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdor formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesit.

Si formulohen pyetësorët dhe a ka pyetje shtesë nga censusi i vitit 2011?

Përgatitja dhe përpilimi i censit të popullsisë është një proces shumë i gjatë. për hartimin e tij ne si bazë marrim rekomandimet e EUROSTAT dhe kombeve të Bashkuara ku është një manual, apo një guidë e veçantë e cila na udhëzon se si ne të hartojmë pyetjet në një pyetësor. Kjo guidë i ndan pyetjet në dy grupe të mëdha kemi pyetjet që ne i quajmë thelbësore dhe pyetjet jothelbësore. Pyetjet thelbësore janë të detyrueshme për të qenë në një pyetësor censi sepse ato sigurojnë një krahasueshmëri jo vetëm ndërmjet censeve në një vend por gjithashtu midis vendeve të tjera. Përveç këtyre kemi pyetjet jothelbësore që përfshihen në varësi të specifikave të vendit. Por për ti përfshirë këto pyetje jothelbësore në cens në bëjmë një sërë konsultimesh me grupet e interesit. Ne kemi organizuar 6 tryeza konsultativeve me përdorues të ndryshëm, me pushtetin vendor, me grupet fetare, me grupet etnike, me grupet me aftësi të kufizuara dhe nëpërmjet këtyre tryezave të rrumbullakëta ne kemi marrë të gjitha opinionet dhe sugjerimet, në mënyrë që të marrim një vendim të duhur për një pyetje që do të përfshijmë në pyetësor.

Cilat janë pyetjet thelbësore? Le të përmendim disa prej tyre?

Janë mosha është gjinia, është vendlindja, shtetësia, vendbanimi i zakonshëm, statusi martesor, disa çështje të punësimit, pra statusit në punësim, në arsim. Pra këto janë të gjitha karakteristikat bazë që ne i duam për popullsinë. Pra censi ne do të na japë një fotografi të popullsisë banuese në vend dhe në këtë popullsi e duam edhe sipas karakteristikave të tyre bazë, sociale dhe demografike. Pra ne duam të dimë përmes censit se sa banorë kemi në Shqipëri në kohën kur u krye censi? Si janë ato sipas gjinisë? Çfarë strukture moshore ata kanë? Çfarë statusi në punësim ata kanë? Çfarë niveli arsimor?

Pra,censusi është një proces gjithëpërfshirës, proces madhor i cili është shumë i rëndësishëm sepse na jep një pamje të gjithë popullsisë banuese sipas karakteristikave sociale dhe demografike.

Çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që refuzojnë të përgjigjen apo të plotësojnë pyetësorin?

Censi ndryshe nga anketat e tjera sociale që INSTAT kryen rregullohet me një ligj specifik dhe sikurse janë të parashikuara të gjitha çështjet që i takojnë censit, ka gjithashtu të përfshira edhe penalitete. Çdo qytetar është i detyruar t’i përgjigjet pyetjeve në pyetësor dhe nëse ai nuk përgjigjet ka edhe masa ndëshkuese.

Përveç dy pyetjeve në pyetësor që ne i konsiderojmë si pyetje sensitive, që bazohen në deklarimin e lirë dhe jo të detyrueshëm të individit, që janë pyetjet e lidhura me besimin fetar dhe grupin etnik. Këto dy pyetje bazohen në deklarimin e lirë të individit dhe vetëm për këto dy pyetje personat kanë të drejtë të mos përgjigjen. Pra, vetëm këto dy pyetje në pyetësor kanë alternativën preferoj të mos përgjigjem. Ndërkohë të gjitha pyetjet e tjera janë të detyrueshme. Të gjithë individët banorët e zakonshëm në Shqipëri në momentin e censit duhet t’i përgjigjen.

A ka nisur faza e pilotimit?

Po. INSTAT është në javën e dytë të pilot censit në terren. Procesi ka filluar në datën 21 tetor dhe pritet të vazhdojë deri në fund të nëntorit dhe do të zgjasë gjashtë javë në terren. Me anë të pilot censit ne po testojmë të gjitha hapat e nevojshëm për një census të suksesshëm vitin tjetër, që do të thotë të gjitha çështjet metodologjike, hartografike, po ashtu të mbledhjes së të dhënave, aplikacionin që ne po mbledhim të dhënat duam ta testojmë, logjistikën, rekrutimet. Pra të gjitha proceset që përbëjnë të tërën.

Në vitin 2020, pritet të fillojë zyrtarisht censusi, ju keni edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në të gjithë këtë proces, sa pritet të zgjasë i gjithë censi dhe sa janë parashikuar të jenë fondet?

Censi sigurisht realizohet edhe me sportin e ndërkombëtarëve por një pjesë të mirë e ka edhe buxheti i shtetit që mbulon, jo vetëm në terma financiar por edhe në të gjithë procesin e punës, ne jemi duke u konsultuar. Kemi asistencë teknike nga Bashkimi Evropian, po ashtu kemi edhe ekspertë që monitorojnë procesin. Pra kemi të gjitha aktivitetet që përfshin censi si proces, janë të monitorueshme dhe kemi suport ekspertë ndërkombëtarë. Në vija të përgjithshme mund të them që kostot e organizimit të censit mund të shkojnë deri në 16 milionë euro, ku kemi suport donator të ndryshëm, Bashkimi Evropian dhe buxheti i shtetit.

G.M./B.K./Shqiptarja.com

Etiketat e lidhura

censusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 6 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 10 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 12 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.