
Ferizaj së shpejti do të pasurohet me një koncept të ri gastronomik. “Che Bar” pritet të hapë dyert në zemër të qytetit, në ambientet e hotelit Mercure, pjesë e grupit ndërkombëtar Accor, në kompleksin “Baci Towers”.
Marrëveshja për hapjen e “Che Bar” është nënshkruar sot, duke zyrtarizuar kështu një bashkëpunim të ri që pritet t’i japë një tjetër dimension skenës gastronomike dhe sociale në Ferizaj.
Koncepti i ri synon të sjellë një atmosferë moderne dhe një ofertë të veçantë për qytetarët dhe vizitorët e qytetit.
Hapja e “Che Bar” në ambientet e “Baci Towers” vjen si pjesë e zhvillimeve të reja në këtë zonë të Ferizajt, e cila po shndërrohet në një nga pikat më të reja të qytetit për gastronomi, hoteleri dhe argëtim.
